• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ne mes Pandemisë dhe Panmarrisë

07/05/2020
in Aktualitet, Blog
A A
Ne mes Pandemisë dhe Panmarrisë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Akil Ylli

Pas permbylljes se fazes se pare te pandemise, per te qene te sinqert, duhet ta pranojme qe shteti shqiptare, ja arriti ta fitoje kete beteje. Per te nxjerre kete perfundim, besoj nuk eshte e nevojshme te jesh ndonje koke e ndritur, o ekspert i fushes. Mjafton me pase vetem dy pare mend, me i pa pase syte hap, per me pa çfare ndodhi neper bote, dhe eshte e lehte me e nxjerre konkluzionin. Bile edhe per nji si puna jeme, s’ashte aq e veshtire me dale ne kete perfundim. Kush flet ndryshe, o ashte Xhele 360 grade, smirzi patologjik, o debil, ose ashte perfaqsus i opozites, qe se meritojme!

Si vane punet, andej na Shqupi&co?

Lemsh dynjaja, si gjithmone! Kur u çfaq virusi, ulerinin te izolohet vendi. “Shtetrrethim, gjendje e jashtzakonshme urgjent!” Kur qeveria pak me vone e vendosi ate, u hodhen perpjet, dhe filluan te çirren, “po shkelen lirite, demokracia”, “po vendoset diktatura” e bla, bla, bla. Ne shesh te mejdanit, hodhen komitetin paralel te ekspertetve, me ne krye personazhe te njohur, qe kane perhapur namin gjithandej si mjeke. Tritani i Shqupit, i kishte vene detyre vetes, te jepte alarme dhe paralajmerime nga divani, pa e prishur terezin, por pa na dhene hollsit, se ne çfare forme do te ishin ato. Tip sirene, vizive, apo piskama maje krahut. Gjithsesi, nga psiko-keshillat e Tritanit, ajo doli ne pah si alarmante, ishte sjellja e tij: Fluturon me presh n’byth!

Po ashtu dhe Lulashin, se zinte vendi. Duhet te kete menduar, qe fati po i troket ne dere. O sot, o kurre, i paraqitej rastin te pispillosej me autoritetin e kryeministrit, dhe tu shpaloste shqiptarve talentin e tij, si lider i suksesshem. E blindoj strategjin me direkteva dhjete pikshe, pese pikshe, tete pikshe, dhe filloj ti shkartiste ato, here para ekraneve e here direkt nga Shqupi.

Mirpo, ngaqe mban mend sa nje pule, ndryshe nga ç’ishte ngjirur se thirruri deri dje, se qeveria ka falimentuar, per shkak te krizes se thelle, kesaj rradhe kaperdisej, duke e denoncuar ate, se e ka arken dingas me leka, por qe ata nuk ja u jep njerzve dhe bizneseve ne nevoje, por i ndane me oligarket. Dhe per te na mbushur mendjen, se gjithçka eshte e mundeshme, i shperndante milinot e eurove pa dhimb, si banka “Lehman Brothers”.

Po ndoshta, mund te kete prej atyre, qe mund te thone, qe “lere mo havdallin te broçkullise, ate avaz ka ai”. Dakort, po e la, po s’te len rehat ai se, me u ndi rehat! Eshte si puna e atyne, qe te rrijne permbi kry, kur je duke u marre me ndonje pune, ose kur lot shah, o diçka tjeter, dhe te çajne trapin, jo beje keshtu, jo po beje ashtu! Jo po luje ktu, jo luje atje! E ka hak ti thuash: Jo po ne fe t’satam! T’bahet me ja rrase turijve, kutin e tavlles, kurse ju thoni, lene!

Te vetmit qe u mahniten, nga performanca kryeministrore e Lulashit, ishin oksidentali Gjekmarkaj dhe prof Topja, mbasi kishte pi çajin e trete!

Censura veprim i nevojshem, per te mbrojtur shendetin e specjes umane

Ka raste, kur autocensurimi si metode gjykimi, ja vlen shume teper se liria e shprehjes. Madje mund ta quajme domosdoshmeri, at’here kur individ te njohur publikisht, te falimentuar politikisht, moralisht, pse jo dhe psiqikisht, bejne deklarata, qe faktikisht jane te rrezikshme per shendetin mendor.

Prandaj, duke u mbeshtetur ne afermacionin e mesiperme, mendoj qe do te ishte nje veprim human, censurimi i Opinioneve 360 grade te Matufit Dixhital, o ku, ku , moj nane, te Nardit, Krymadhes, mazhordom Petjas e te tjere. Rujna Zot mend e krese, jane prioritet!

Kompetentet dhe koronadelirusit

Sikur mos te na mjaftonin ekspertet, qe me udhezimet e tyre nganjehere kontradiktore, per shkak te se panjohures ne perballjen me koronavirusin, per te na dhene nje sherbim ekstra, ne skenen mediatike u çfaqen stratege, stregato qysh ne adoloshenc, qe jepnin receta pandemie; ekonomiste qe jepnin me detaje, situaten aktuale dhe te ardhmen e ekonomis botnore, pa qene te pakten, as te çertifikum, si ekomimist kooperativet; shkencatare pa asnje studim shkencor, makare dhe te gazeta “Intervista”, e te tjere koronadelirusish te çoroditur. Na e bane kryt babune!

Shtoji ketu dhe idete i komplotisteve, qe i hidhnin syte, here nga Amerika e here nga Kina, per te gjetur autorin e shpikjes se virusit, si arme biologjike per te shkatrruar njeri tjetrin, plus dhe perpjekjet e marksistave primitiv, qe pandemin e shohin si komplot te oligargise mondiale, bashke me ta dhe ezorcistat me nje drrase mangut, qe gjithçka e quajne konspiracion i Iluminati, dhe e kuadri eshte i mjaftushem, me t’kap dhimbja kres, per do kohe.

Permbyllje

Dihet, qe ne saj te interneti e derivatet e tij, bota sot eshte nje hap me perpara se dje. Saj tij, rruzulli ngjan me nje katund te madh. Mirpo, fale po atij, ju jepet mundesia te shprehen, dhe krijesave qe evolucioni u ka kaluar tangen, qe ne te kundert, shume, shume, nuk do te perbenin shqetsim, pertej kufijve te lagjes.

Vertet OBSh-ja sot, gjendet tejen e ngarkuar me hallet e covod 19, qe ka marre permasat e pandemis, por neser pasi te kaloje kjo flame, duhet te merret seriozisht, me problemin e panmarris. Vertet, qe nuk perhapet tragjikisht, si covid 19, por nga permasat, i ngjan krejt asaj. Panmarria, s’eshte shaka!

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

Demokracia i zuri të rinjë sot po plaken por paçin jetë sa më të gjatë me të gjitha ata që meritojnë

09/07/2025
49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

49 vjet më parë si sot shfaqej për herë të parë filmi “Dimri i fundit” me një kastë aktorësh që nuk do vdesin kurrë

09/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In