• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

7 gusht të vitit 1993 kur “Artistit të Popullit” Tano Banushi u shpall “armik” dhe i’u ndaluan homazhet në Teatrin “Migjeni” nga “demonkratët”

07/08/2024
in Nostalgji
A A
7 gusht të  vitit 1993 kur “Artistit të Popullit” Tano Banushi u shpall “armik” dhe i’u ndaluan homazhet në Teatrin “Migjeni” nga “demonkratët”
1.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Athanas Banushi, njohur si Tano Banushi (Shkodër, 4 Shkurt 1927 – 7 gusht 1993) ka qenë një nga aktorët më në zë i humorit shqiptar, ku spikati në gjininë e estradës. Për meritat e tij në këtë lëmë është dekoruar me titullin Artist i Popullit.

Më 1946 –ën do të interpretonte në dramën “Armiku i Popullit” të Henrik Ibsenit dhe afro pesëdhjetë vjet më vonë do e dënonin heshtur me një akuzë të ngjashme, edhe pse kishte më se një vit që ishin bërë zgjedhjet e para pluraliste në vend dhe ishte instaluar sistemi demokratik në politikë.

Por më 7 gusht të vitit 1993, dita kur aktori i madh i humorit përcillej për në banesën e fundit, dyert e “Migjeni”, teatrit ku interpretoi për dekada me radhë, si pjesë e estradës profesioniste të qytetit të Shkodrës, u mbyllën për të mos lejuar asnjë homazh që do të kujtonte dhe nderonte jetën e tij, mbi skenë dhe jashtë saj.

Kortezhi mortor pasi u soll rreth godinës së teatrit, me shpresën se dyert do hapeshin, u nisën drejt varrezave të qytetit.

Në vitin 1993, në Shkodër, pushteti lokal i përkiste Partisë Demokratike ( ashtu siç edhe ai qendror atëkohë), ndërsa aktori qe angazhuar në radhët e Partisë Socialiste.

“Unë nuk kam lujt’ kurrë me Tanon, por megjithatë kam 25 vjet që më bren një gjë shumë e rëndë dhe me thënë të drejtën na takon ne ndoshta sot me kërku’ falje në një farë mënyre, se 25 vjet më parë Tanoja nuk është leju’ me hy’ në teatër për me bâ homazhe për të”- ka kujtuar Rite Gjeka, ndërsa ka shtuar se i vjen turp për këtë fakt.

Banushi i qëndroi besnik ideve të tij, deri në fund, edhe pas ndërrimit të sistemeve.

Në vitin 1949 do të emërohej korrespondent i Shkodrës për gazetën “Zëri i Popullit” e më pas, kaloi instruktor në Komitetin e Rinisë -në sektorin e agjitacion-propagandës -dhe u emërua drejtor i Klubit të rinisë “Heronjtë e Vigut”.

Aty organizonte mbrëmjet rinore. Aktivizohej si konferencier në shfaqjet e estradës së klubit të punëtorëve “Vasil Shanto” dhe nuk e ndërpreu veprimtarinë artistike, në korin e Shtëpisë së Kulturës, si instrumentist e humorist në Radio “Shkodra” dhe si aktor në teatër.

E megjithatë, edhe në sistemin e kaluar diktatorial, e dënuan me punë si elektricist në fabrikën e fermentimit të duhanit dhe e përjashtuan nga partia. Kjo, pas një debati me sekretarin e parë. Teserën e partisë ia kthyen pak kohë më vonë, në Tiranë.

Në vitin 1958, kur në Shkodër po krijohej estrada profesioniste, në teatrin “Migjeni”, Tano Banushi u emërua aktor profesionist.

Më 1962 estrada nisi turnetë në mbarë Shqipërinë, u dekorua me Urdhërin e Punës të klasit I dhe në njëzet vjetorin e saj më 1978 u dekorua me Urdhërin “Naim Frashëri” të klasit I.

Më 5 shkurt 1986 doli në pension, 4 vjet pasi kishte mbushur moshën e pensionit. Megjithatë, e vijoi veprimtarinë artistike, duke shkruar e botuar edhe skeçe, tregime humoristike e anekdota.

Më 5 mars 1975 iu akordua titulli “Artist i Popullit i Republikës Popullore të Shqipërisë” në Pallatin e Kulturës në Tiranë.

Ndërroi jetë më 7 gusht 1993 pak pas mesnatës i sëmurë prej 6 vitesh nga ceroza.

Share232Tweet145


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In