• Kontakt
Saturday, July 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Mjeshtri i madh Besnik Çinari, aktori i humorit me ndikim artistik dhe social në Shkodër dhe Shqipëri.

19/06/2024
in Nostalgji
A A
Mjeshtri i madh Besnik Çinari, aktori i humorit me ndikim artistik dhe social në Shkodër dhe Shqipëri.
2.7k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Po shkruaj një opinion për aktorin e humorit Besnik Çinari, që me artin e tij ka qenë dhe vazhdon të jetë i pranishëm në mendjen e shkodranëve dhe shqiptarëve në skenë, momente gëzimi familjarë, televizor, gazeta, reklama, në biseda të përdishme plot humor dhe mesazhe sociale.

Në opinion tim do të trajtoj ndikimin artistik dhe shoqërorë, që ka një aktor humori, në shkrimin tim ‘Mjeshtri i madh’ Besnik Çinari.

Humoristët, ashtu si sportistët, këngëtarët dhe artistët e zhanreve të tjera, krahas ndikimit artistik kanë edhe një rol social në një qytet dhe për një komb.

Humori është aftësia ose cilësia e njeriut për të shkaktuar të qeshurën dhe zbavitjen e njerëzve të tjerë nëpërmjet sendeve, ose rrethanave. Humori përfshin një formë zbavitjeje apo komunikimi njerëzor i cili shkakton ndjenja kënaqësie, i bën njerëzit të qeshin ose të ndjehen të lumtur.

Aftësia ose cilësia njerëzore e Besnik Cinarit, për të zbavitur, kënaqur dhe komunikuar, i ka bërë njerëzit të qeshin e të ndjehen të lumtur është e pafund.

Besnik Cinari është një nga humoristët më të njohur, jo vetëm në Shkodër dhe është gjithashtu edhe një skenarist tashmë i sukseshëm i komedive të cilat kanë mbushur teatrin “Migjeni” dhe sallat e teatrove të tjerë në Shqipëri dhe jashtë vëndit.

Humori transmeton ndjenja dhe emocione. Ndjenja e humorit është aftësia për ta përjetuar humorin, një cilësi që çdo njeri e zotëron, megjithëse shtrirja me të cilën një individ do ta gjejë diçka qesharake mvaret nga një ‘bartës’, aktorë të vetëm duke përfshirë, por jo të kufizuar me vendndodhjen, kulturën, pjekurinë, nivelin e arsimimit dhe përmbajtjen.

Çinari është një improvizues i mrekullueshëm dhe gjithmonë në biseda për artin, ai kujton aktorët dhe humoristët e talentuar dhe të njohur shkodranë e shqiptare, me të cilët ka luajtur në skenë dhe bashkëpunuar në jetën e përditëshme.

Besnik Cinari më kujtohet që në ditët e para, hapat e tij të parë në skenën e Teatri ‘Migjeni’, kur kam luajtur në orkestrën e estradës së Shkodrës. Që në daljet e para në skenë, Besa siç e thërrasin miqtë e të afërmit, prezantonte një aktor humori, me një dimension të ri artistik.

Shkodra e ka për traditë humorin, por Besa prezantonte një model të ri artistik humori në skenën e humorit shkodranë e më vonë atij shqiptarë.

Për të shkruar për këtë artist, duhen shkrime dhe studime të mirëfillta artistike, me shembuj dhe role që Besa ka luajtur në vite.

Besnik Cinari ka gjithashtu një rol të rëndësishëm shoqërorë në Shkodër dhe Shqipëri me bisedat e këndëshme në tavolina dhe miqtë e tij të humorit dhe të fushave të tjera në të gjithë Shqipërinë.

Aristët shpesh ndikojnë edhe në shoqëri, në momente të vëshira dhe të mira. Ata kanë një imagjinatë të veçantë, biles lozin edhe rol në ndryshimin e mentalitetit në shoqëri, me humorin e tyre janë kritikë të zhvillimeve shoqërore, ekonomike dhe psikologjike.

Një ditë po pija një kafe Besën dhe po më tregonte shumë thjeshtë, se si në rininë e tij lindën aftësitë artistike për humorin, që fillonin në lagjen e vjetër të Perashit.

Humori ka një rëndësi të madhe për një shoqëri, dhe neve shqiptarët na ka ndihmuar edhe në momente të vështira në ish-diktaturë, për të ironizuar dhe për kritikuar me ‘takt’, fenomenet negative që vijnë si pasojë e lirisë së fjalës, ekonomike, shoqërore dhe psikologjike.

Edhe mbas viteve 90-të shoqëria shqiptare ka kaluar dhe vazhdon të ketë problematika në të gjitha planet, ekonomike, kulturore e politike.

Mjeshtri i madh Besnik Çinari, gjithmonë ka përdoruar humorin e hollë, dhe nëntekstin për të ironizuar me sarkazmë të hollë fenomenet negative në shoqëri në Shkodër dhe Shqipëri.

Një funksion i përsëritur i humorit gjatë historisë dhe në kultura të ndryshme, ka qenë të ndihmojë njerëzit në tranzicion të ruajnë ekuilibrin mendor, fizik, emocional dhe shpirtëror. Pikërisht roli i humoristëve krahas ndikimit artistik, ndihmojnë njerëzit në planin social dhe shpirtërorë.

Humori ndihmon në identifikimin e ‘aleatëve’, atyre që i shohin gjërat ashtu siç i shihni ju dhe të tjerëve, atyre që mund të kenë këndvështrime të ndryshme.Nga pikëpamja sociale, janë humoristët, satiristët ata që përdorin humorin për të trajtuar çështje sociale dhe politike. Pra, kjo pamje me kënd të gjerë na tregon se humori ka një kuptim më të thellë sesa thjesht argëtimi momental. Pikërisht në këtë plan, humori i Besnik Cinarit në skenë dhe jetën e përditëshme, ka ndikuar jo thjeshtë si një argëtim momental, por për të ‘ironizuar’ zhvillimet shoqërore, shpesh kaotike.

Një shumëllojshmëri mesazhesh mund të transmetohen dhe pranohen përmes humorit. Mesazhet e humorit të Besës kanë transmetuar gjithomë besim për të ardhmen dhe shpresë për një Shkodër dhe Shqipëri më të mirë.

Arti dhe artisti krahas transmetimit të mesazhit artist, përçojnë edhe shpresë dhe optimizëm, me ironinë dhe kritikat e tyre për njerëzit dhe shoqërinë.

Në këtë kontekst, Mjeshtri i madh Besnik Çinari është aktori i humorit me ndikim artistik dhe social në Shkodër dhe Shqipëri. /Nga Qamil Gjyrezi

Share196Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In