• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Kësaj qeverie ti i vjen anës 100 herë”, deputeti i PS i kthehet keq kryetares së Komisionit të Medias: Mua do më vinte turp po të flisja si ty!

05/05/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Kësaj qeverie ti i vjen anës 100 herë”, deputeti i PS i kthehet keq kryetares së Komisionit të Medias: Mua do më vinte turp po të flisja si ty!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme është mbajtur online mbledhja e Komisionit të Medias ku nuk kanë munguar debatet dhe fyerjet mes kolegësh.

Teksa po diskutonin në lidhje me organizmin e Akademisë së Shkencave, kryetarja e komisionit, Fatjona Dhimitri hodhi një sërë akuzash të rënda ndaj Skënder Gjinushit, duke bërë që të ndërhyjnë në debat edhe deputeti i PS Ismet Beqiraj dhe ish-ministrja Mirela Kumbaro.

Në një moment kur Dhimitri akuzoi qeverinë si një nga më të fundosurat dhe abuzivet, deputeti Beqiraj iu drejtua me fjalët: “”Kësaj qeverie ti i vjen anës 100 herë”.

Debati në Komisionin e Medias:

Fatjona Dhimitri: Sot kemi për shqyrtim diskutimin e projektvendimit për strukturën, organikën dhe nivelin e pagave të Akademisë së Shkencave. Në momentin e marrjes së kësaj shkrese, si Komision i kemi bërë kërkesë qeverisë për efektet financiare të kësaj strukture, organike dhe niveli të pagave në ASH, e cila na është përgjigjur. Gjithashtu, i jam drejtuar me një shkresë Akademisë së Shkencave.

Në përgjigjen e saj, Akademia e Shkencave thotë se nuk ka nivel të fryrë pagash, nuk ka kosto ekstra në buxhet. Ndërsa qeveria, në përgjigjen e saj, na thotë se propozimi i Akademisë së Shkencave bie ndesh me nenin 12 të ligjit 88 për buxhetin e vitit 2020, pasi numri i punonjësve të propozuar tejkalon atë të miratuar në këtë ligj dhe gjithashtu projekti shoqërohet me kosto shtesa të paparashikuara në buxhetin e institucionit për vitin 2020. Ky raport është i firmosur nga një kryetar që është i paligjshëm, pasi jo vetëm që nuk është dekretuar, por mbi të gjitha firmos dyfish paligjshmërinë, duke shkaktuar efekte financiare në buxhetin e shtetit.

Ismet Beqiraj: A mund ta marrë fjalën për procedurë, ju lutem?

Fatjona Dhimitri: Po, sigurisht, por të mbaroj unë një herë fjalën dhe pastaj do jua jap juve.

Ismet Beqiraj: Dua të flas, pasi po bëni komente si t’ju dojë ty qejfi.

Fatjona Dhimitri: Jo, nuk do flasësh.

Ismet Beqiraj: Ju lutem, mos abuzoni me detyrën se e ke tejkaluar vijën e kuqe me të dyja këmbët.

Fatjona Dhimitri: Nëse nuk të pëlqen, largohu.

Ismet Beqiraj: Jo, duhet të largohesh ti dhe duhet ta kuptosh që ai pozicion të rri rëndë dhe nuk është për juve.

Fatjona Dhimitri: Kjo akademi që ti po kërkon të mbrosh, ka shkaktuar dëm në buxhetin e shtetit.

Ismet Beqiraj: Lëri se i kemi dëgjuar këto përralla të tuat. Ju lutem! Këtu po shkelet rregullorja me të dyja këmbët. Para se të fillojë diskutimi i çështjes, caktohet relatori, kjo është rregullorja. Mësojeni! Erdhët dhe do ikni nga Parlamenti e nuk do ta mësoni një ditë rregulloren. Ju këtë Komision s’e ktheni dot në një tribunë për partinë tënde

Fatjona Dhimitri: Meqë më përmende partinë, më thuaj a ka një qeveri më të fundosur dhe abuzive se qeveria juaj?

Ismet Beqiraj: Kësaj qeverie ti i vjen anës 100 herë. Me këtë mllef që keni, nuk do vini asnjëherë në pushtet.

Fatjona Dhimitri: Mua do më vinte turp po të flisja si ty

Mirela Kumbaro: Dua fjalën për procedurë. Por paraprakisht ju kërkoj që mos të më ndërpresë askush për asnjë arsye. Nuk është normale që Komisioni ynë as në kushte pandemie nuk mund të zhvilloje mbledhje të qeta. Nuk e kuptoj pse e kemi kaq të vështirë për të zbatuar një rregullore, që nuk më duket kaq e vështirë. Për të marrë fjalën, duhet të përleshemi dhe të bërtasim që nuk i shkon për shtat këtij Komisioni.

Share214Tweet134


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

E paharruar edhe pse u bënë 18 vite që u largua nga kjo jetë! Violeta Manushi, kurrë nuk u ankua , kurrë nuk u mburr, vetëm aktroi, ndaj e kishin idhull të gjithë!

27/07/2025
E vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

E vërteta e ndarjes nga jeta të Aktores Violeta Deda, e cila qëndroi 10 vite në koma në SHBA

27/07/2025
Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In