• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Si ikin vitet! Aktorja dhe këngëtarja e njohur Nertila Koka sot në 58 vjetorin e saj të lindjes

22/02/2024
in Nostalgji
A A
Si ikin vitet! Aktorja dhe këngëtarja e njohur Nertila Koka sot në 58 vjetorin e saj të lindjes
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Më pa vëllai sot me një djalë se pse u skuqa, s’e di kur të më pyesë sonte në darkë ç’ti them unë vallë atij ….”!!! Natyrisht jane vargjet e nje kenge te njohur te kenduar nga kengetarja dhe aktorja Nertila Koka.

Buzëqeshja e saj shkrihej në ajër, një lumturi e parrëfyer shpërhapej ngado teksa kendonte dikur ato kenge te bukura sikur te krijuara per ate vete. “Dashurine e kishim ne mes nesh perhere, ajo rritej si lastar i blerte” “…si nje goxhe dashurie me vete mora”/ “Jo s’ka rëndësi t’ju them se cila vajzë jam se ç’zemër unë kam.

Mjafton t’ju them që jam student me zemrën plot freski me syrin kaltërsi”. “Se te dua dhe me do ndaj e rrisim dashurine kenga jone si kenge e zogjve ia shton lumturine”. Kane kaluar shume vite nga ajo kohe. Jeta eshte shume komplekse, sic do te shprehej edhe Nertila vete. Ajo vazhdon te ruaje ende pamjen e fresket me te cilen publiku e kujton, qe nga debutimet e saj te para ne skene. Nje femer e brishte, e qete dhe shume e ndjeshme, duket se Nertila Koka i pasqyron keto cilesi ne cdo qelize te qenies se saj.

Artistja e skenes shqiptare ka lindur ne Tirane me 21 shkurt 1966. Ka mbaruar per Kanto ne Liceun Artistik. U diplomua ne Akademine e Arteve po ne Tirane ne v. 1989. Dalja e parë në skenën muzikore ishte në Koncertin e Pranverës të vitit 1983, kur ajo ishte 16 vjeçe. Pikërisht në këtë moshë mori dhe çmimin e saj të parë, si debutuesja më e mirë, në Festivalin e Pranverës. Eshte rritur dhe ka kaluar momentet me te bukura ne lagjen e saj te vjeter “21 dhjetori” ne Tirane, dhe pikerisht ketu qe femije nise te kendoje.

Kjo lagje eshte per Nertilen e rëndësishme, pasi aty përjetoj momentet e para kur u bë e njohur: njerëzit trokitën në derë e shtëpisë se saj qe në orën 6 të mëngjesit për të përshëndetur për çmimin e parë….. Ishin momentet me të bukura te jetes se saj si artiste. Si kengetare, ne Festivalet e Kenges ne RTSH ka arritur: ne v. 1984 Cmimin e Parë; 1986 Çmimi i Parë; 1989 Çmimi i Dytë.

Ne Festivalet e Pranveres te v. 1983 fitoj nje Cmim te dyte me kengen e kompozuar te Vladimir Kotanit dhe me tekst te Arben Dukes “Nje lule pranvere” Pra e fillon pjesemarrjen ne Festivalet e RTSH-se qe ne v. 1984 se bashku me Gezim Cela-n në Festivali i 23-të me këngën “Cel si gonxhe dashuria” ku fiton cmimin e 1-re. Në edicionin e Festivali te 25-te ne RTSH, ne vitin 1986, Nertila Koka merr pjesë me këngën “Dy gezime ne nje dite” duke fituar gjithashtu Cmim te pare.

Nderkohe pjesemarrja vazhdon edhe me pas, në Dhjetor 1990, David Tukiqi & Nertila Koka marrin pjesë në Festivali i 29-të në RTSH me këngën “Sagapo – Te Dua” duke fituar edhe cmim e dyte. Mbas 90-tes ka nje pjesemarrje ne Festivalin e 32-te ne vitin 1993 , duet me Viktor Tahiraj me këngën “Të vramë moj dashuri”. Ajo e nisi ne moshe te re karrieren artistike dhe arriti ne majat e suksesit kur ishte po ashtu akoma e re.

Për një kohë të shkurtër beri shumë duke e shijuar çdo gjë. Më pas jeta e Nertilas preku një moment tjetër: diçka shumë të bukur dhe që kishte shumë vlerë për ate, siç ishte familja. Shumë shpejt u bë nënë dhe ishte gjëja më e bukur,ku simbas saj nuk mund të krahasohej me karrierën. Do te jete viti 1991 kur do te largohej nga Shqiperia. Prej shume vitesh jeten e ka ndertuar jashte vendit ne Suedi.

Per shkak te punes se bashkeshortit te saj, tashme te ndjerit Sokolit, ata kane levizur shume nga nje shtet ne tjetrin dhe jane pershtatur me zakonet e menyrat e ndryshme te jeteses. Fillimisht shkoi në Turqi ku u bë pedagoge drame në universitetin “Çukurova”. Më pas shkoi në Japoni, ku dhe mbajti një koncert në teatrin “Skala” të Tokios me këngë shqiptare të muzikës së lehtë dhe popullore. Nertila ka kënduar këngë popullore edhe në Zvicër, Itali dhe Kroaci.

Në Suedi qendroj larg skenave duke punuar si mësuese, profesion se ciles i pelqen shume.. Ajo ka dy fëmijë vajza, Sarën dhe Anin. Imagjinoni kontrastet nga Shqiperia ne Turqi, me pas ne Japoni dhe se fundmi ne Suedi, ku edhe jeton tashme prej shume vitesh (20 te tille). Ne vitin 2013 humbet bashkeshortin , Sokolin pedagog i inxhinjerise mjekesore. Nertila Koka ka interpretuar edhe në disa filma shqiptare ndonese me role të dyta.

Kur ishte nxënëse në degën e kantos në Liceun Artistik, në moshën 16- vjeçare, në vitin e dytë, u përzgjodh nga regjisorët Kristaq Mitro e Ibrahim Muça për rolin e Motrës së Arturit te filmi “Apasionata”,1983. Nje vit me vone interpreton rolin e Bores ne “Duaje emrin tend”; Ne vitin 1985 ka rolin e Lumtes ne “Tre njerez me guna”. Ne vitin 1987 luan ne filmin “Telefoni i nje mengjezi ne rolin e Lires.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In