• Kontakt
Monday, June 30, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Si sot, 49 vjet më parë u nda nga jeta aktori i papërsëritshëm që nuk arriti t’i jepte gjithë madhështinë e tij skenës “Artisti i Popullit” Naim Frashëri

19/02/2024
in Nostalgji
A A
Si sot, 49 vjet më parë u nda nga jeta aktori i papërsëritshëm që nuk arriti t’i jepte gjithë madhështinë e tij skenës  “Artisti i Popullit” Naim Frashëri
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Si sot, 49 vjet më parë u nda nga jeta aktori i madh “Artisti i Popullit”, “Nderi i Kombit”, Naim Frashëri.
Nderim dhe respekt për figurën e tij!

Aktor i shquar Naim Frashëri Lindi në Leskovik, më 15 Gusht, nga një derë e fisme atdhetarësh e dijetarësh dhe vdiq
18 shkurt 1975, Tiranë,

Qysh nxënës në Gjimnazin e Tiranës, më 1943, u aktivizua si amator në përgatitjen e shfaqjes së dramës “Vilhelm Teli” të F. Shiler, nën kujdesin e prof. Aleks Buda dhe me regjinë e Fiqiret Fterrës.

Si partizan mori pjesë në grupin teatror të Priskës, i cili më 28 nëntor 1944 shfaqi pjesën “Partizanët” të Fatmir Gjatës, ku luajti një nga rolet kryesore, atë të komisarit.

Ishte ndër aktorët themelues të Teatrit Kombëtar (më 24 maj 1945, i quajtur “Teatri i Shtetit”, ndërsa më 1947 “Teatri Popullor”). Në 30 vjet punë të pareshtur krijuese pranë Teatrit Kombëtar, me artin e tij të fuqishëm e brilant ai gdhendi një galeri të vërtetë figurash artistike.

Numërohen mbi 80 role nga dramaturgjia shqiptare dhe ajo botërore. Pas një sërë rolesh episodike në dramat sovjetike dhe të autorëve të tjerë nga vendet e Europës Lindore, regjisori Pandi Stillu i besoi rolin e Fjodorovit në dramën “Invadimi”, e Leonid Leonovit, 1947, që shënoi edhe zbulimin e tij si aktor i emocioneve të mëdha.

Në vitin 1956, luajti qysh në premierën e parë të dramës “Familja e peshkatarit” të Sulejman Pitarkës, rolin e Selimit, duke jetësuar figurën e një të riu ambicioz, në proçesin e bjerrjes politike e morale, gjegjësisht, polit antagonist të konfliktit. Rritje të ndjeshme pësoi krijimtaria e tij aktoriale me interpretimin që i bëri rolit të Ferdinandit në dramën “Intrigë e dashuri” e Frederik Shiler, me regjisor Mihal Luarasin.

Këtu paraqiti me një emocion të thellë trazimin shpirtëror të të riut fisnik, shkaktuar nga rrethanat mbytëse konservatore të kohës, me fatalitetin që vinte prej keqkuptimeve, paragjykimeve dhe diferencimeve sociale në pamundësinë e jetësimit të dashurisë së tij për Luiza Milerin, një vajzë e brishtë e poetike nga shtresat e varfra të shoqërisë. Më vonë, ai interpretoi me pathos dramatik rolin e Havardit te drama “Rrënjë të thella”, me regjisorin rus Kriçko.

Aktor i shumëanshëm, me një prerje natyrale e të fuqishme kah tragjikja, N. Frashëri provoi me sukses edhe gjininë e komedisë, duke i kushtuar gjithkund vëmëndje zbërthimit të botës së brëndshme, kundërshtive dhe mospërputhjeve që buronin nga karakteri kontradiktor i personazhit; po ashtu, u dha formë të mprehtë teprisë së ndjenjave dhe pasioneve të ekzaltuara, të cilat shfaqeshin në një formë komike, veçse gjithëherë të besueshme, realiste, të vërteta.

Më 1961, luajti mrekullisht Hamletin, princin fisnik, mësues i së drejtës legjitime dhe i kurorës. Pos të tjerave, ai theksoi frymën dhe vetëdijen shqiptare në gjykimin dhe vleresimin moral, sa i takon tradhtisë bashkëshortore si dhe krimit brënda familjes, përkatësisht vëllai ndaj vëllait.

Tonet e buta, vështrimi i ëmbël, hiri skenik prej djaloshi të dashuruar e plot virtyte u gërshetuan me vlimet psikike, pathosin romantik, ndjenjat sublime, klithmat hakmarrëse, shpërthimet dhe akuzat, ndjeshmërinë e thellë të princit të fyer dhe të poshtëruar.

Ndër skenat më tronditëse, ku shpirti i tij i fyer merrte hov e shkumëzonte ishte ajo me nënën; për fat të mirë, pjesërisht e regjistruar.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In