• Kontakt
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Liza Laska, artistja që gdhendi në teatër dhe kinematografi, figurën e nënës labe

09/02/2024
in Aktualitet, Nostalgji
A A
Liza Laska, artistja që gdhendi në teatër dhe kinematografi, figurën e nënës labe
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Liza Laska u lind në qytetin e Vlorës më 6 shkurt1926.

Qysh në rini u dallua për talentin e saj dhe në vitin 1946 filloi punë në Teatrin Popullor në Tiranë.

Më pas shkoi në Korçë, ku ishte aktore themeluese e teatrit profesionist të këtij qyteti, duke luajtur role kryesore, deri më vitin 1962.

Nga ky vit ajo u bë një nga aktoret e para, që formuan trupën e Teatrit Profesionist të Vlorës.

Punoi aty deri sa doli në pension, duke qenë aktore e parë dhe duke mbajtur peshën më të madhe të roleve femra, me mbi 60 role të tilla.

Ka luajtur mbi 22 role në filma shqiptarë dhe mbi 100 role në teatër.

Ka spikatur posaçërisht në rolet e nënave epike, që vuajnë dhe pësojnë halle e humbje të mëdha tragjike për bijtë e tyre të rënë për liri, po kështu, gra të vuajtura e fatkeqe, që durojnë me stoicizëm pasojat e një jete nën dhunë apo me liri të kufizuar: gra të emancipuara apo nëna e gjyshe të dashura.

Në shfaqjet: “Fundosja e skuadrës”, “Sinjali i kuq”, “Lidhur si fishekë gjerdani”, “Fytyra e dytë”, “Jatagani”, “Familja e peshkatarit”, “Luani i shtëpisë”, “Rruga Budi 723”, “Nëntori i flamurit”, “Sakrifica” etj.

Përveç roleve kryesore, Liza Laska ka mishëruar me mjeshtëri edhe një sërë rolesh të dyta dhe episodike, duke gjurmuar tipa e karaktere jetësore me një origjinalitet të spikatur.

Loja e saj shquhej për vërtetësi, realizëm të thellë, forcë e pështjellim emocional, për dramacitet e tragjizëm; herë-herë ajo përshkohej edhe nga tonet lirike e poetike, ku binin në sy finesa e sjelljeve dhe brishtësia e ndjenjave.

Zotëronte një zë të ngrohtë, të butë, melodioz, me një tingëllim e intonacion të pastër të së folurës labe.

Krahas roleve në teatër, Laska ka interpretuar edhe 13 role të ndryshme në kinematografi si; nëna te “Shtigje lufte” (1974), Mara te “Dimri i fundit” (1976), me të cilin ka fituar “Medaljonin e Festivalit”, pastruesja te “Lulëkuqe mbi mur” (1976), nëna e Belulit te “Guna mbi tela” (1977), Evgjenia te “Në prag të lirisë” (1981), nëna te “Vendimi” (1984), hallë Sofia te “Gurët e shtëpisë sime” (1985), shoqja e Bonit te “Vdekja e burrit”(1992) etj. Mban titullin “Artiste e Merituar”.

Share276Tweet173


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

VIDEO/  Ai lindi dhe u rrit në Greqi, por nga zemra se ndau kurrë Shqipërinë! “Shqipëria ime” e kënduar me dhimbje dhe mall nga djali vlonjat në gjuhën greke, një mesazh perlë për diasporën e vërtetë!

VIDEO/ Ai lindi dhe u rrit në Greqi, por nga zemra se ndau kurrë Shqipërinë! “Shqipëria ime” e kënduar me dhimbje dhe mall nga djali vlonjat në gjuhën greke, një mesazh perlë për diasporën e vërtetë!

08/07/2026
Pak biografi në kujtim të Minella Borovës: Nga Korça në Tiranë, dhe pastaj në Argjentinën e largët ku jetoi 20 vjet deri sa u shua

Pak biografi në kujtim të Minella Borovës: Nga Korça në Tiranë, dhe pastaj në Argjentinën e largët ku jetoi 20 vjet deri sa u shua

07/07/2026
“Nuk jam vetëm”! Viktor Zhusti: Jemi hije mbi këtë tokë, ajo që mbetet është ç’kujtojmë e ç’të na kujtojnë

“Nuk jam vetëm”! Viktor Zhusti: Jemi hije mbi këtë tokë, ajo që mbetet është ç’kujtojmë e ç’të na kujtojnë

07/07/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In