• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Rrëfimet e panjohura të Tinka Kurtit: Ja çfarë tha kryeministri i Hoxhës kur më pa në një shfaqje

31/01/2024
in Nostalgji
A A
Rrëfimet e panjohura të Tinka Kurtit: Ja çfarë tha kryeministri i Hoxhës kur më pa në një shfaqje
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është promovuar, kohë më parë, në Tiranë, libri “Tinka Kurti – Ditari i një bashkëshorti” i autores Anila Mema.

Janë fletët e ditarit të bashkëshortit të Tinka Kurtit, që u botuan për herë të parë, për të hedhur dritë mbi jetën artistike të aktores. Ditari i Palokë Kurtit, është mbajtur ditë pas dite, që nga shfaqja e parë e Tinka Kurtit dhe deri në vitet 1990, kur ai u nda nga jeta.

“E pyeta Tinkën se si u mbajt ky ditar. Më tha: çdo natë kur shkoja në shtëpi pas shfaqjes, bashkëshorti im, më thoshte, “ulu aty e fol”. Më pyeste për shfaqjet, për rolin, më bënte kritika e vërejtje”, tha Anila Mema, që ka punuar një vit për botimin e librit me ditarin e bashkëshortit të Tinka Kurtit.

Botimi sjell imazhe, të aktores, të shfaqjeve, kujtimeve dhe herëve kur asaj nuk i jepeshin rolet që donte, ose rolet që meritonte. Ditari i bashkëshortit të saj, zbardh kohët e vështira të të bërit art. Paraqet edhe problematikat që sillnin gjatë punës. Ditari i bashkëshortit të Tinkës, është një ditar për Tinkën, që ajo vendosë ta bëjë publik në 90-vjetorin e saj.

Në vazhdim mund ta gjeni një pjesë nga kujtimet e Tinkës:

1- “Kopraci” nga Molieri

Regjia: Lec Shllaku

Shfaqet për herë të parë në datën 20.02.1952.

Ka interpretuar rolin e Marjanës.

Mendime të Tinkës për rolin:

Ndamja e roleve të “Kopracit”, ishte një ngjarje me randësi për Teatrin tonë. Unë hala, në atë kohë isha gjysmë profesioniste dhe as që mendojsha se do të më besonte regjisori ndonjë rol, aq më tepër se në këtë periudhë vihej paralel drama “6 Dashnorët”. Lec Shllaku, regjisori, u justifikue me faktin se; “Nuk të dhashë rol te “Kopraci”, se më duheshe për heroinën te drama tjetër”, shfaqje e cila nuk pati fare sukses.

Ndërsa komedia e Molierit, tronditi skenën, me lojën e mrekullueshme të artistit Zef Jubani, aq sa kur e pa shoku Enver, shfaqjen, në një takim me punonjësit e fermentimit tha: “Si mundet të ketë në Shkodër perçe, Shkodra, vendi, ku lot kaq bukur Zef Jubani – Harpagonin?!” Unë, pata fatin të los me këtë partner, tue dublue rolin e Marianës, por në kondita shumë të vështira.

Trupa e teatrit do të merrej për një turne Durrës – Tiranë dhe mue më urdhëruen të shkojsha në këtë turne, megjithëse kisha djalin 4 muajsh. Nuk ishte këtu e keqja, pse ato veprojshin jashtë ligjit. Por do të lossha një rol shërbyeseje pa asnjë fjalë e për rolin e Marjanës, do të merrshin aktoren e Durrësit, Vera Vreshtanji, e cila e kishte punue këtë rol, kur ishte në teatrin tonë.

Kjo ishte shumë fyese për mue, të merrej aktorja nga Durrësi, tue qenë unë. Insistova, që rolin e Marjanës do ta los unë në turne. Na ndanin vetëm 24 orë nga nisja dhe mendoni se në çfarë gjendje isha unë, të përgatitsha fëmijën 4 muajsh, veten apo rolin.

Kështu që nuk fjeta gjithë natën. E dhashë premierën në qytetin e Durrësit, por nuk kam dëshirë ta kujtoj atë shfaqje, pasi edhe pranimi i regjisorit për ta luejt unë rolin e Marjanës ishte tendencioz për mue. Ai nuk kishte fare besim tek unë.

Sipas tij, unë isha një partnere e dobët për një aktor aq të madh si Zef Jubani. Por qe pikërisht ky rol, shumë ma vonë, që më hapi rrugën e artit. Shoku Mehmet, kur erdhi me pa shfaqjen e çmoi shumë punën e bukur të Teatrit, punën e Zef Jubanit, e në mënyrë të veçantë edhe mue. Ai kishte pyet njerëzit që e shoqërojshin:

– Kush asht’ kjo aktore?

– Asht’ nji aktore e re, e kemi aktivizue ta provojmë, – u kishin përgjigj ato.

Ndërkohë Mehmet Shehu ishte shpreh tekstualisht kështu:

-Jepini dorën! Kjo do të jetë artistja e ardhshme e Shqipërisë.

Fjala e tij mori dhen’ dhe po aq shpejt ndërroi edhe opinioni për mue. Sa e çmueshme ishte për mue kjo fjalë.
Sikur të mos e shifte këtë shfaqje shoku Mehmet dhe mue në këtë rol (se kjo ka randësi), unë ndoshta as sot, nuk do të isha aktore. Unë këtu fola shkurt, por nesër do të shkruej për jetën time. Pikërisht në këtë periudhë do ndalesha shumë, sepse me këtë çast u hap një rrugë e re në karrierën time.

Një orë para se të fliteshe kjo gja, unë isha një aktore e zakonshme. Por dhjetë minuta mbasi foli ai, unë isha një aktore e madhe. Edhe ishin pikërisht ata persona, që një orë përpara ishin shpreh “se Tinka asht’ një aktore diletante që po e provojmë”. Sa shumë due me thanë, por tash për tash po e la me kaq./BW

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In