• Kontakt
Monday, May 12, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kallëzimi / SPAK hetim Manastirliut dhe Gelardina Prodanit për rritjen e kostos së sterilizimit, vendimet që i implikojnë

13/11/2023
in Aktualitet
A A
Kallëzimi / SPAK hetim Manastirliut dhe Gelardina Prodanit për rritjen e kostos së sterilizimit, vendimet që i implikojnë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

SPAK ka regjistruar një procedim të ri penal dhe ka nisur hetimet për rolin e ish ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ish Sekretares së Përgjithshme Gelardina Prodani në rritjen e kostos së koncensionit të sterilizimit dhe zbatimin abuziv të kontratës me kompaninë koncensionare SaniService.

Hetimet kanë nisur pas një kallëzimi penal për përgjegjësinë e pretenduar penale të Manastirliut dhe Prodanit gjatë zbatimit të kontratës për shërbimin e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale me afat 10-vjeçar.

Përfaqësues të SPAK-ut dhe BKH-së, për llogari të hetimit, kanë sekuestruar dokumente në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas kallëzimit penal, dyshja Manastirliu-Prodani kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë konsumuar veprën penale të korrupsionit në bashkëpunim, duke ndryshuar kontratën koncensionare dhe rritur koston në mënyrë abuzive.

Konretisht, në 15 janar 2020, Ministria e Shëndetësisë me në krye Ogerta Manastirliu dhe e përfaqësuar nga Sekretarja e Përgjithshme Geraldina Prodani, ndryshoi kontratën me kompaninë e shërbimit të sterilizimit SaniService, duke parashikuar zgjerimin e shërbimit dhe rritjen e kostos për buxhetin e shtetit.

Duke amenduar kontratën koncensionare të vitit 2015, Ogerta Manastirliu, përmes përfaqësueses së saj, Geraldina Prodani, parashikon që kompania SaniService mund të ofrojë setet kirurgjikale përtej tavanit të përcaktuar në kontratë, 63 mijë operacione në vit, duke aplikuar një zbritje të 25 % të çmimit për çdo shërbim me pajisje për operacionet përtej numrit 63 mijë.

Në kontratën e amenduar ky ndryshim argumentohet me efektivitetin e koncensionit të sterilizimit si dhe nevojës për rritje të shërbimit.

Pra, sipas Manastirliut koncensioni kishte dhënë fryte dhe si tillë duhej zgjeruar. Kjo ndërhyrje në kontratë ka rritur koston dhe faturën për buxhetin e shtetit, produkt i taksave të shqiptarëve.

Abuzimi më i madh konsiston tek një vendim tjetër.

Ogerta Manastiriu ka lejuar shpërdorimim e 7 milionë euro në vitin 2018, përmes përdorimit të nivelit të lartë të sesteve të pajisjeve kirurgjikalevme me vlerë 140 mijë lekë në vend të pajisjeve të seteve 3 mijë lekë për heqjen e penjve, ndërrimin e fashove për plagët, ndonjë prerje modeste etj.

Ilir Beqaj ka ikur si ministër Shëndetësie në 12 mars 2017, kur numri i operacioneve ishte rreth 4 mijë nën ofrimin e shërbimit të pajisjeve kirurgjikale nga kompania koncensionare e sterilizimit.

Sot numri i operacioneve ka arritur mbi 400 mijë.

Në 16 mars 2017, Erion Manohasa, në atë kohë drejtor i Përgjithshmëm i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, njofton QSUT-në përmes një shkrese që shërbimi i sterilizimit të nivelit të lartë dhe të kushtueshëm duhet të shtrihet përtej sallave të operacioneve, duke mbuluar çdo material ambulator të sterilizuar me avull apo me temperaturë të ulët, që përdoret për mjekim plagësh, ndërrim fasho, prerje të lehta etj.

Pra, shkresa konsiston në përdorimin e shërbimit të sterilizimit si për një operacion në sallë ashtu edhe për të hequr ca penjë apo ndërruar një plagë, duke rritur koston. Konkretisht setet e pajisjeve do të përdoreshin si në sallat e operacioneve, ashtu edhe jashtë tyre.

Kontrata sterilizimit parashikonte 5 lloje shërbimesh.

1. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të lartë, me vlerë rreth 400 mijë lekë për paketim.

2. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të mesëm me çmim 220 mijë lekë të vjetra për paketim.

3. Instrumentet e sterilizuara për ndërhyrjet me kompleksitet të ulët me vlerë 140 mijë lekë.

4. Paketimet me avull, për ndërhyrje minimale jashtë sallave të operacionit, me vlerë rreth 3 miljë lekë ose 3 USD.

5. Paketimet me temperaturë të ulët për ndërhyrje minimale jashtë sallave të operacionit, me vlerë rreth 10 mijë lekë ose 10 USD.

Urdhëri i Manohasë parashikon që nivelin 3 me kosto 140 mijë lekë të përdorej në vend të nivelit 4 për ndërhyrje minimale me kosto 3 mijë lekë të vjetra.

Në vend që të paguhej 3 USD për paketim, paguhej 140 USD për paketim sepse mjekëve u ndalohej të përdornin paketimet me avull dhe ato me temeperaturë të ulët nga urdhri i Manohasës.

Në 15 gusht 2018, pra 18 muaj më vonë, drejtori i ri i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Eduart Ahmeti hodhi poshtë shkresën e Manohasës të marsit 2017, që rriste koston e shërbimit.

Eduart Ahmeti urdhëron që setet e pajisjeve për të tre shkallët e kompleksiteteve (të lartë, të mesëm dhe të ulët) të përdoren vetëm në sallat e operacionit, për shkak të kostos. Nuk ka logjikë që një set me vlerë 140 mijë lekë të përdorej, për shembull, për të hequr penjtë apo mjekuar një plagë.

Kjo manovër e Manohasës, e rrëzuar më pas nga Eduart Ahmeti, ka sjellë një kosto shtesë prej 7 milionë eurosh, para këto që kanë dalë nga buxheti i shtetit, rrjedhimisht nga xhepat e shqiptarëve.

Gjatë konsumimit të këtij abuzimi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë ka qenë Ogerta Manastirliu, e cila ka futur ‘kokën në rërë’, minimalisht duke shpërdoruar detyrën.

Në kallëzimim penal, përpos marrjes së tyre të pandehur, kërkohet edhe hetim pasuror për Ogerta Manastirliun, Gelardina Prodanin dhe Erion Manohasën.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In