• Kontakt
Tuesday, June 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

‘Qaj për gruan’, Altin Shira rrëfehet si rrallë herë: Shokët më ngacmojnë, më thonë ‘po çfarë burri je’

05/11/2023
in Nostalgji
A A
‘Qaj për gruan’, Altin Shira rrëfehet si rrallë herë: Shokët më ngacmojnë, më thonë ‘po çfarë burri je’
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këngëtari Altin Shira mbushet në lot teksa flet për bashkëshorten dhe fëmijët.

I ftuar në “S’e Luan Topi”, surpriza e bashkëshortes e kapi në befasi artistin, saqë ka nisur të tregoi se si u njohën dhe për familjen që formuan.

Sa vjeç ke qenë kur je dashuruar me bashkëshorten që ke sot?

Altin Shira: 22-vjeç. Edhe ajo është po në të njëjtën moshë me mua 22.

Sa të rinj.

Altin Shira: Të rinj, por kur ta bën zemra bam…

Po si ta bëri zemra ‘bam’, na i trego içik si u njohët.

Altin Shira: Të them të drejtën, kur unë isha ushtar prindrit e mi ndërruan shtëpi. Kur mbarova ushtrinë, sepse atëherë nuk na jepnin leje, shkoj në lagjen e vjetër për të takuar shokët me të cilët isha rritur dhe më pas nisem për tek shtëpia e re.

Shikoj, nuk njihja njeri aty. Eksplorova pak, nja 6-muaj vija vërdallë, rrija aty dhe shikoj Edën. Ajo ishte fqinje dhe thash ‘ahh moj komshije’.

Po pse, kot janë bërë këngë për komshijet. Po hë, ishte dashuri me shikim të parë.

Altin Shira: Po po patjetër.

Po për Edën? Ishte dashuri me shikim të parë apo u desh pak kohë që t’ia fitoje zemrën?

Altin Shira: Jo, u desh pak kohë që t’i fitoja zemrën.

Po si ja fitove?

Altin Shira: Po rrija poshtë pallatit aty, prapë poshtë dritares unë.

Ti këndoje?

Altin Shira: Vazhdoja unë, aty me orë të tëra. Kur e mora vesh më mbrapa, Eda dëgjonte Michael Jackson, as nuk i pëlqente këngët e mija fare.

Po, pse çfarë i këndoje asaj?

Altin Shira: Unë në atë kohë këndoja këngë korçare, serenata. Por me kitarë ato shkonin bukur.

Serenata korçare, hajde hajde…

Altin Shira: Po ajo korçare është.

Po kur me zërin tënd dhe këngët e tua nuk ra në dashuri, si ja fitove zemrën atëhere? Apo ishte djal serioz?

Altin Shira: Jo. Si çdo familje shqiptare që ka ato traditat, rregullat e veta. Unë vërtet e shikoja dhe më pëlqente Eda, por punët i bëra me familjen.

Pra i bëre gjërat serioze me familjen? Kërkove dorën?

Altin Shira: Po, fola me prindrit dhe u thash që më pëlqen kjo vajza, e kemi komshie këtu afër. Më thanë ‘ouu, sa shpejt e gjete’.

Altin Shira: Jam në rregull sepse as nuk qava, as…

Po pse po të qash, çfarë? Ku ka më bukur sesa një burr që qanë për gruan?

Altin Shira: Në një intervistë që kam dhënë diku tjetër, më ngacmojnë disa shokët e mi. Aty doli Eda për të më përshëndetur dhe të them të drejtën u preka. Mu mbushën sytë me lot. Sa kam hapur telefonin, filluan të më ngacmonin shokët: ‘Po ça burri je? Po ku qan burri për gruan?” Por është më se normale që çdo njeri të emocionohet si për fëmijët, edhe për gruan sepse tek e fundit familja është shpirti dhe zemra e çdo njeriu.

Ndihesh me fat besoj që e ke për krah?

Altin Shira: Shumë me fat, kam një familje të mrekullueshme.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të një nga aktorëve më të mëdhenj korçarë legjendës Dhimitër Trajçe

Në kujtim të një nga aktorëve më të mëdhenj korçarë legjendës Dhimitër Trajçe

23/06/2025
Sot ka ditëlindjen ikona e kinematografisë botërore mbretëresha Meryl Streep

Sot ka ditëlindjen ikona e kinematografisë botërore mbretëresha Meryl Streep

22/06/2025
E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

E kaluara rrënqethëse e Sylvester Stallones

20/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In