• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Përlotet Drande Xhaj! Sfidat e mija ndër vite: Momentet më të vështira në skenë dhe në jetë që nuk mi lehtësonte asgjë

31/10/2023
in Nostalgji
A A
Përlotet Drande Xhaj! Sfidat e mija ndër vite: Momentet më të vështira në skenë dhe në jetë që nuk mi lehtësonte asgjë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka qenë puntatë speciale ajo në “Rreze Dielli’’, me aktoren Drande Xhaj, këngëtaren Mukades Çanga dhe bashkëshortin e saj Saba Baxha në një tavolinë festive, si ato që na shoqërojnë çdo vit në shtëpitë tona.

Në një diskutim të gjatë për karrierën, vështirësitë e profesionit, vlerësimet nga publiku dhe artin. Një bisedë e ngrohtë, e mbushur me këngë, me batuta, interpretime dhe rrëfime ndryshe, nga artistë të vërtetë që I kanë dhuruar gjithçka skenës dhe publikut, kaluam më shumë se dy orë në një emision special të ditës së fundit të vitit 2020.

Drande Xhaj rrëfeu momentin më të bukur dhe më të vështirë të jetës së saj profesionale dhe personale:

“Momenti më i bukur për mua ishte vlerësimi që më bëri presidenti i Republikës, më ka mbetur ai moment që nuk do të shlyhet kurrë prej meje sepse në ditë që teatri ‘Migjeni’ dekorohet me titullin e lartë ‘ Nderi i Kombit’ i vetmi teatër në të gjitha trevat shqipfolëse që vlerësohet me këtë titull.

Unë jam vlerësuar me titullin ‘ Mjeshtër i Madh’ e veçoj këtë moment sepse atë titull ja dedikova dy njerëzve të mi më të dashur, babai tim që sakrifikoi aq shumë për mua, që më rriti dhe atij që ishte mbështetja ime kryesore bashkëudhetarit tim, bashkëshortit tim që më shoqëroi çdo moment, çdo hap dhe ishte moment aq i bukur por aq emocionues për mua sepse ishte vlerësimi i një karriere mbi 40-vjeçare”, u shpreh ajo

Të jesh aktore me një eksperiencë profesionale me mbi 40 vite në skenë, padyshim që ka momente të vështira dhe të bukura njëkohësisht. Ajo rrëfeu një moment tepër të bukur, e plot të qeshura ku bashk me kolegët patën një moment ‘ shpërthimi’ në skenë:

“Ishim në skenë, Gjosha Vasia njihet si një ndër parodistët më modern të kohës edhe më i sukseshmi, në një premierë u fut dhe në rolin e aktorit, e kishte me siklet se ishin mësuar duke e parë vetëm me kitare dhe parodi. Edhe kishim një material humoristic me Gjoshën, ai e kishte me siklet se nuk ishte mësuar me lujt aktorin, kishte vesh kostum edhe kollare, kaq siklet kishte sa nuk e kishte kontrolluar as veten para se me dal edhe ajo pjesa hollë e kollares I kishte dal tek pullat e pantallonave.

Edhe, dalim në skenë shohim Gjoshën, na kapi gazi dhe nuk kishim më mundësi që të vazhdonim materialin, merrnim për të filluar prap na merrte gazi,ai nuk e kuptonte se për çfarë I thonim. Ne dolëm prapa skene, unë, Zyliha Miloti, Zefi, Pavlin Preka, ishte e pamundur me e vazhduar materialin.

Mirëpo spektatori është shumë dashamirës me ne dhe kur dolëm mandej me rifillu, ishte e pamundur për ta bërë më materialin, na pritën me një duartrokitje, na mirëkuptuan”, përfundoi ajo.

Pas bisedave të këndshme, këngëve të interpretuara nga artistja e mirënjohur Mukades Çanga dhe interpretimit të ndjerë të Drande Xhaj, të ftuarit sëbashku me moderatoren Katerina Trungu shijuan ushqimet e përgatitura me mjeshtëri nga zonja Vjollca, e cila për herë të parë këndoi në studio, duke dhuruar plot emocione për publikun./shqiptarja.com

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In