• Kontakt
Friday, October 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Tërbimi i motit: Ja ç’kaloi Italia 24 orët e fundit (Video)

24/07/2023
in Bota
A A
Tërbimi i motit: Ja ç’kaloi Italia 24 orët e fundit (Video)
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

E ndërsa në Greqi autoritetet rekomandojnë që qytetarët të shmangin daljen nga shtëpia për t’u mbrojtur nga dielli i nxehtë, në Italinë fqinje (në veri) po ndodh krejt e kundërta: stuhitë, breshwri i fortë, rrufetë dhe tornadot kanë shkaktuar probleme të rënda në rrugë dhe disa lëndime në qytetarë.

Stuhi të reja dhe breshër të fortë goditën zonën më të gjerë të Milanos mbrëmjen e djeshme. Siç ndodhi në rajonin e Venetos, breshëri i kaloi dhjetë centimetra në diametër, duke kujtuar topat e tenisit.

Në të njëjtën kohë, në rajonin e Chernuskos, një tornado shkaktoi dëme në çatitë e shtëpive, me trungje pemësh dhe degë të rëna. Shumë garazhe dhe nënkalime u përmbytwn nga reshjet e shiut.


Në zonën e Vareses, rrufeja godet çatinë e një shtëpie dhe merr flakë, duke kërkuar ndërhyrjen e Zjarrfikëses për shuarjen e saj.

Në Treviglio, në rajonin e Bergamos, një makinë me katër persona (përfshirë dy fëmijë 11 dhe 12 vjeç) u shtyp nga një pemë e shkulur nga era. Ata u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit, shpinë, gjoks dhe kyçin e këmbës – të gjithë u dërguan në spitalin lokal.

Në të njëjtën kohë, dëme të rënda u raportuan edhe në provincën e Breshias, ku dy punëtorë 56-vjeçarë u plagosën pasi u thyen xhamat nga stuhia. Dritaret kanë rënë nga një lartësi prej rreth gjashtë metrash: njëri ka mbetur i plagosur në gjymtyrë, ndërsa tjetri në kokë dhe krah. Të dy u dërguan në Spitalin Provincial të Breshias.

Rajoni i Lombardisë do t’i kërkojë qeverisë Meloni të shpallë një gjendje fatkeqësie natyrore, ku nga breshëri kanë mbetur të lënduar të paktën shtatë banorë.

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer mbi 110 operacione në të gjithë rajonin, me vëmendje të veçantë në Brianza ku ka nënkalime të përmbytura, çati të zbuluara dhe disa pemë të rrëzuara. /tesheshi.com/

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Al Pacino rikthehet në ditët e “Godfather” me filmin e ri “Father Joe”

Al Pacino rikthehet në ditët e “Godfather” me filmin e ri “Father Joe”

24/10/2025
Brad Pitt për pak sa nuk humbi jetën gjatë xhirimeve të filmit “F1” në Las Vegas

Brad Pitt për pak sa nuk humbi jetën gjatë xhirimeve të filmit “F1” në Las Vegas

24/10/2025
Ja kush janë tre aktorët e parë shqiptarë që shkelën kinemanë evropiane!

Ja kush janë tre aktorët e parë shqiptarë që shkelën kinemanë evropiane!

24/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In