• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Klaudeta dhe Petrika Riza, vallëzimi i fundit që i’u zgjati një jetë!

29/06/2023
in Nostalgji
A A
Klaudeta dhe Petrika Riza, vallëzimi i fundit që i’u zgjati një jetë!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ai vinte nga një familje e madhe që kishte një lidhje të ngushtë me artin dhe ajo nga një familje autoktone korçare patriotike e arsimdashëse që lanë kontributin e tyre të çmuar për Korçën dhe vendin.

Bashkë u njohën kur ajo ishte në klasë të gjashtë dhe ai në vit të parë të shkollës se mesme “Fuat Babani”. Ishte pikërisht kjo shkollë që do t’i afronte me njëri-tjetrin dhe do t’i bashkonte për gjithë jetën, ata që sot janë dy ndër aktorët më të njohur korçarë dhe më tej, Klaudeta dhe Petrika Riza.

Në fakt, edhe pse rrugëtimi i tyre vazhdoi në aktrim, do të ishte vallëzimi hapi i parë drejt afrimit. Shkolla “Fuat Babani” organizoi një mbrëmje dhe në atë që quhej “vallëzimi i fundit”, Klaudeta në vit të parë dhe Petrika në vit të tretë, do të kërcenin së bashku për 25 minuta. Më pas ai do të vazhdonte universitetin në Tiranë për aktrim dhe dy vjet më pas do t’i bashkohej edhe Klaudeta, ku vazhduan shoqërimin dhe njohjen me njëri-tjetrin.

Pas mbarimeve të studimeve, u kthyen në vendlindje, ashtu siç ishin rregullat në vitet ’70-të, ku studentët e rretheve ktheheshin në qytetet e tyre. Rikthimi në Korçë sa emocionues për fillimet e reja, ishe edhe aq sfidues, si në sferën personale ashtu edhe profesionale.

Përveç roleve skenike e teatrale, Petrika Riza ka qenë pjesë e disa prej filmave të njohur shqiptarë, ndër të cilat kujtojmë rolin e Rustemit tek “I teti në Bronz”, Neimi në filmin “Yjet e netëve të gjata”, roli i Dhespotit te “Mësonjëtorja”, Kajmekami te “Kush vdes në këmbë” e shumë personazhe të tjera të gdhendura prej tij.

Vlerësimet si aktore

Në vitin 1989, në Javën e artit skenik me kryerolin e Gazepes te drama satirë e Vangjush Zikos, ” u vlerësua si “Aktorja më e mirë”. Këtë çmim e mori edhe te “Protagonist 2000”, si aktorja më e mirë e vitit, gjithashtu në vitin 2000 u vlerësua me “Emblema e artë”, kurse me rolin e nënës te drama “Kohë pa emër” e Ruzhdi Pulahës dhe regji të Dhimitër Orgoockës, u vlerësua “Aktorja më e mirë”, e Festivalit teatror të komedisë “Ballkan 2000”.

Në vitin 2010, me rastin e 60-vjetorit të Teatrit të Korçës, u vlerësua nga Presidenti Bamir Topi me urdhërin “Naim Frashëri i Artë”.

Petrika në verësimet e presidentëve

Petrika Riza, përveç çmimeve të tjera, si “Medalje pune”, “Naim Frashër i klasit të dytë”, është është vlerësuar edhe me dy çmime nga Presidenca: në vitin 2003 me medaljen “Naim Frashëri i Artë”, kurse më 2 shkurt të 2021 me medaljen “Mjeshër i Madh”.

Petrika ka qenë iniciuesi i Festivalit teatror të komedisë “Ballkan 2000” si dhe drejtor i teatrit “Andon Zako Cajupi” gjatë viteve 1998-2004.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In