• Kontakt
Friday, May 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

I jepet lamtumira e fundit ‘Yllit’ të muzikës Tina Turner…

26/05/2023
in Nostalgji
A A
I jepet lamtumira e fundit ‘Yllit’ të muzikës Tina Turner…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një trëndafil i kuq dhe një shënim u ngjitën këtë mëngjes në portën e rezidencës zvicerane ku vdiq artistja legjendare Tina Turner:

“Mendoj se është mirë që erdha herët sot.

Faleminderit dhe lamtumirë Tina. Ju jeni thjesht më e mira”.

“Për shkak se ajo është mbretëresha, mbretëresha e të gjitha grave, unë e dua Tinën,” u shpreh një fanse sllovene 48-vjeçare jashtë rezidencës së saj zvicerane, ndërsa turma me njerëz u rreshtuan gjatë gjithë natës për t’i bërë homazhe në shtëpinë ku këngëtarja ndërroi jetë.

Tina Turner u vendos në Zvicër në vitin 1995 me partnerin e saj, gjermanin Erwin Bach.

Në vitin 2013, tre muaj pas martesës së tyre dhe pasi mori nënshtetësinë zvicerane, ajo hoqi dorë nga shtetësia amerikane.

Gruaja shpërthyese, e cila i vuri flakën skenave dhe turmave anembanë botës me një zë unik dhe prani të zjarrtë në skenë që thoshte se kishte frikë të mos plakej, u shpreh për The Guardian në prill se shpresonte të mbahej mend si ‘mbretëresha e rock & roll.

Duket se ia doli, pasi të gjithë po e cilësojnë si të tillë edhe pas vdekjes.

Basketbollisti Magic Johnson foli për humbjen e “mbretëreshës legjendare të rokut”, ndërsa Mick Jagger bëri homazhe për një artiste “aq të talentuar”, por edhe “të ngrohtë, me humor dhe bujar”.

Ronnie Wood foli për humbjen e “mbretëreshës së rock-ut dhe shpirtit”.

“Fjalët ‘legjendë’, ‘idhull’, ‘diva’ dhe ‘superstar’ shpesh keqpërdoren, megjithatë Tina Turner i mishëron të gjitha dhe shumë të tjera,” tha Mariah Carey.

Gloria Gaynor kujtoi se Tina Turner “hapi rrugën për kaq shumë gra në rock, të zeza apo të bardha”.

Presidenti i SHBA Joe Biden përshëndeti “të vetmen grua që fitoi në kategoritë pop, rock dhe RnB” në Grammy Awards, “një dëshmi e artit, krijimtarisë dhe popullaritetit të saj të madh” me audienca të ndryshme.

“Me vdekjen e Tina Turner, bota ka humbur një ikonë,” tha presidenti i Konfederatës Zvicerane Alain Berchet.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In