• Kontakt
Friday, May 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Historia e Dritero Agollit me gruan e parë ruse të cilën jo të gjithë e dinë: Ja se çfarë thoshte Sadija për Ninën

25/05/2023
in Nostalgji
A A
Historia e Dritero Agollit me gruan e parë ruse të cilën jo të gjithë e dinë: Ja se çfarë thoshte Sadija për Ninën
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Jo të gjithë e njohin historinë e shkrimtarit Dritëro Agolli dhe dashurinë e tij me gruan para Sadijes, rusen e bukur Nina.

Agolli ishte një nga ata student që u dërguan nga shteti me bursë për të studiuar në Shën Petërburg (në atë kohë kur Bashkimi Sovjetik ishte pjesë e kampit komunist Shën Petërburgut ia kishin ndërruar emrin dhe quhej Leningrad).

Në moshën 25-­vjeçare Dritëro Agolli u kthye nga Bashkimi Sovjetik dhe nisi punën në Tiranë fillimisht si gazetar, ku u dallua për përkushtimin e tij ndaj njerëzve të punës. Madje presioni politik i kohës e detyroi shkrimtarin të ndahej edhe me gruan e tij të parë Ninën. Pas prishjes së marrëdhënieve me ish-­Bashkimin Sovjetik, Partia Komuniste propagandoi edhe divorcet e shqiptarëve të martuar me gratë ruse.

Me gruan e parë Dritëro Agolli pati një djalë Arjanin. U martua për të dytën herë në moshën 34-­vjeçare me Sadijen, më 4 tetor të vitit 1965, me të cilën ka dhe dy fëmijë, Artanin dhe Elonën. Në Rusi, Agolli u kthye vetëm pas rënies së komunizmit, pas 31 vitesh që nga ndarja e tij me gruan e parë, ku pati një takim mallëngjyes me të birin.

Por çfarë mendonte Sadija për të gjitha këto?

Asaj iu kushtuan poezi pa fund dhe kushtime nga Dritëroi derisa ai mbylli sytë. Ajo i rrinte pranë në dhomën e drunjtë e priste e përcillte miqtë e tij devollitë, mbushte gotat e rakisë dhe ishte mendja e tij dytë. Ishte, një dashuri e bukur 52-vjeçare.

“Jemi takuar herën e parë në dasmën e Elena dhe Ismail Kadaresë, pastaj disa herë në Lidhjen e Shkrimtarëve. Më pëlqeu ai njeri që bënte jetë boheme me pije, humor e shokë. Kështu u miqësuam. Shkova disa herë edhe në shtëpinë e tij, u njoha me prindërit, derisa një natë vendosa të qëndroja aty dhe kësisoj e ndava mendjen të bëhesha gruaja e tij”.

Në fillim prindërit e saj nuk pranuan që vajza e tyre 21-vjeçare të martohej me një 32-vjeçar, që për më tepër kish qenë një herë i martuar. Dikur ata u bindën dhe Sadija mori dhe bekimin e tyre.

Se ç’mund të thoshin të tjerët, përfshirë edhe shoqet e saj të shkollës, Sadije Agollit nuk i bëhej shumë vonë. Nëse Dritëroi sapo ishte ndarë nga rusja e tij, dhe këtë e dinin të gjithë, aq më mirë. Edhe pse kur, ende studente e gjuhë letërsisë, bashkë me shoqet e saj guxonte t’i binte telefonit të shkrimtarit dhe të xhelozonte gruan e tij, që përgjigjej dhe donte të dinte se ç’ishin ato vajza që telefononin aq shpesh për burrin e saj, Sadija nuk e kishte menduar kurrë se një ditë do t’ia zinte vendin dhe do të bëhej zonjë në shtëpinë e Agollëve.

Kështu ata kishin nisur një jetë të lumtur me Dritëroin e më pas edhe me dy fëmijët e tyre Elonën dhe Artanin, të cilët do të merrnin vesh pak më vonë se kishin edhe një vëlla më të madh, që jetonte në Rusi.

Kishin vendosur që kur fëmijët të ishin rreth moshës dhjetë vjeç t’ua tregonin të vërtetën, por nëna e Dritëroit i kishte ruajtur në një valixhe prej druri fotot e Arjanit, djalit të parë të Dritëroit, dhe një ditë, ndërsa Sadija ishte ende në punë, ua kishte treguar bashkë me historinë.

“Ata e pritën shumë mirë dhe natyrshëm, madje më qortuan që nuk u kisha treguar më parë”. Por Sadija kishte pritur thjesht që ata të rriteshin pak. Për punë xhelozie nuk kishte vend këtu.

“Nuk kam qenë xheloze jo vetëm lidhur me ish-gruan e Dritëroit, të cilën e kisha parë vetëm në fotografi dhe ishte një ruse e bukur tipike, me flokë të verdhë sy të kaltër, por edhe për gratë e tjera që i afroheshin, duke qenë se ai ishte burrë i njohur dhe tërheqës.

Unë kam qenë gjithmonë superiore karshi të tjerave. Kisha trup të bukur, isha elegante. Dritëroi ka shkruar poezi për mua dhe më është përkushtuar tërësisht. Pastaj ka qenë një burrë i fortë dhe jo qaraman. Nuk e përmendte ish-gruan e tij, thoshte gjithmonë që ajo ishte kohë e shkuar: tani të kam ty”.

Vetë Sadija u kujdes që pas viteve ’90 të kërkonte Ninën në Rusi. Arriti të gjente një numër telefoni nëpërmjet Nina Mulës dhe pa hezituar aspak i telefonoi.

“Isha shumë e emocionuar dhe më dridhej zëri, po ashtu si edhe asaj”. Që aty u rivendosën lidhjet dhe të parët që do të niseshin drejt Rusisë për të takuar Ninën dhe Arjanin (djali i parë i Dritëroit) ishin Elona dhe Artani. “I blemë Arjanit një kostum, kurse unë i dërgova Ninës një copë për fustan. Kur u kthyen, Artani më tregonte se Nina e pyeste shpesh për mua. Për shembull, i thoshte se a e kisha belin e hollë, a isha e bukur?”.

Më pas edhe Dritëroi u nis drejt Rusisë për të takuar djalin dhe ish-gruan. Kurse Sadija nuk arriti ta takonte asnjëherë.

“Njëherë që shkuam në Rusi bashkë me Dritëroin, Nina nuk doli se ishte e sëmurë. Ose të paktën kështu tha. Mund të ishte edhe e emocionuar, sepse sipas atyre që më ka treguar Dritëroi, ishte natyrë e ndjeshme”.

Megjithatë, edhe po ta kishte takuar, Sadija sigurisht që do të tregohej po aq e sjellshme dhe e dashur. Tani ishte ajo gruaja e shkrimtarit dhe për sa kohë që ish-gruaja e tij ishte në Rusinë e largët, Sadija ishte e qetë të vazhdonte jetën e saj me burrin që dashuronte, paçka se dikur ai kishte pasur një famije tjetër e një grua që kish dashur. Sadija e respektoi deri në fund jetën e dikurshme të Dritëroit dhe jetoi deri ditën e fundit të tashmen me shkrimtarin./ObserverKult

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In