• Kontakt
Friday, May 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Luiz Ejlli tregon humbjen e të atit: E mora vesh nga një shok, babait i’a mbylla telefonin atë natë sepse…

21/05/2023
in Nostalgji
A A
Flet shoku i Luizit: Ai bënte gjithçka, kamarier, banakier, menaxher. Ai aty nisi të këndonte…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në episodin e sotëm të podcastit ‘Flasim’ kryeministri Rama ka zhvilluar një bisedë me kryetarin e ri të bashkisë Bente Becin dhe fituesin e BBV Albania Luiz Ejllin.

Këngëtari ka treguar momentin e dhimbshëm kur mori vesh humbjen e të atit.

Ai tha se pak para se të merrte lajmin e rëndë, i ati e kishte telefonuar për t’i uruar Krishtlindjen, por këngëtari i kishte thënë se nuk kishte shkuar akoma ora që të uroheshin dhe që do të flisnin më vonë.

Lajmin Luizi tha se e mori nga një mik i tij, e më pas u nis nga Amerika drejt Shqipërisë.

Pjesë nga biseda:

Luis Ejlli: Ka qenë në 24 dhjetor dhe rastisi fiks me datën që kam hyrë në Big Brother, 24 dhjetori. Po ishte i 2020 dhe ka qenë ora me orën tonë këtu, diku ora 10 dhe më merr baba në telefon dhe më thotë, po të marr tani që të uroj Krishtlindjen se më pas do kenë ngarkesë valët se të gjithë urojnë. Jo, – i thashë- nuk quhet, o në 12 o se quaj hiç dhe mbylla telefonin. Mirë, mirë- tha.

Në 11.30 më merr një shok që e kisha në Amerikë dhe e dija që rrinte aty dhe më thotë: Luiz, dhe unë direkt i them hë, si je – mendova se po më uronte për Krishtlindje dhe ai. Ka ndodhur diçka, tha. I ka rënë babait, Luigjit, – se Luigj e ka pasur babi, – i ka rënë infarkt, tha, po më duket se është keq puna se nuk donte të thoshte që është fatale.

Në atë moment unë e mbylla dhe mora nënën. Nëna me tha se ku e kisha marrë vesh unë para atyre. Pastaj, më morën dhe më thanë që ka ndërruar jetë. Ishte shumë e vështirë se ishte dhe periudhë pandemie, punë avionësh, udhëtimesh, e kështu dhe vonoi për të ardhur trupi nga SHBA në Shqipëri, por ishte dëshira e tij që të varrosej në Shkodër tek “varret e Rr’majit” që i themi ne, tek varret katolike në Shkodër dhe ashtu e bëra. Erdhi, u bë ceremonia dhe kur kam hyrë domethënë, thoja ishalla po e bëj krenar.

Kryeministri Edi Rama: Është shumë e fortë kjo dhe nuk duket se e kanë thënë mrekullisht, kush e ka thënë, që kur vdes babai, bëhesh burrë, dhe kur vdes nëna, bëhesh fëmijë, por nënën ta kesh me jetë sa më të gjatë uroj. Ndërkohë që ti, fëmijë je, ndërkohë. Ajo që dua të shtoj këtu është më kujtove varrezat e Rr’majit, unë kam qenë aty dhe është një nga kujtimet më të freskëta dhe më të bukua të jetës sime.

Kur u hap fjala që ishte akoma rregjimi, dhe u hap fjala që të bënte Dom Simoni meshën e parë, dhe jemi nisur me tren. Kemi shkuar në Shkodër, ishte një ditë shumë e vrenjtur. Tani mua më duket sikur po tregoj një përrallë po nuk ka rëndësi, unë do ta tregoj siç është, sepse e kam kështu në sy.

Luis Ejlli: Unë kam foto atë ditë aty.

Kryeministri Edi Rama: Ke qenë aty?

Luis Ejlli: Jam pagëzuar aty.

Kryeministri Edi Rama: Edhe shkojmë atje, ishte një kështu si, gjithë që dukeshin si hije që mblidheshin. Kishte ca rreth e rrotull nga ata me pardesy që ishin të sigurimit atëherë, që dukeshin nga larg që i përkisnin atij rrjeti. Dhe më ka mbetur në sy një moment kur Dom Simoni del aty dhe fillon të flasë dhe hapet një copë në qiell po ishte.. nuk ishte qiell me re, ishte ajo grija totale, dhe hapet një copë atje dhe sikur fillojnë shkërmoqet retë, hapet një copë dhe bie një rreze mbi rrezen dhe unë isha me ata shokët e tjerë dhe u them: Ore, po e shoh vetëm unë apo është reale kjo? Ka qenë një ditë e jashtëzakonshme, fantastike.


Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

Vlashi, kjo foto që i ndryshoi emrin aktorit brilant Alfred Bualoti

06/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In