• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Specialisti i Diellit” tani specialist… ekonomie! Ferdinandi i PD-së lehsi i radhës, urdhër Ramës: Po punon kundra Shqipërisë, është ekonomia o i marrë. Ja çfarë duhet të bësh që të zgjidhet kriza

30/04/2020
in Aktualitet, Debat
A A
“Specialisti i Diellit” tani specialist… ekonomie! Ferdinandi i PD-së lehsi i radhës, urdhër Ramës:  Po punon kundra Shqipërisë, është ekonomia o i marrë. Ja çfarë duhet të bësh që të zgjidhet kriza
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD Durrësit Ferdinand Xhaferraj kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në faqen zyrtare të PD, ai ka sulmuar qeverinë Rama se po falimenton me dashje bizneset.

Reagimi i Xhaferrajt:

Bill Clintoni, gjatë fushatës së sukseshme për Presidencën karshi George W. Bush-it, përdori një nga sloganet më të suksesshme që kumbon si një e vërtetë gjithnjë e më e madhe: “Është ekonomia, o i marrë!”.

Kjo e vërtetë më vjen në mendje sa herë shikoj Ramën apo Ahmetajn duke shpalosur pseudo-paketën për rimëkëmbje ekonomike gjatë pandemisë që po përjetojmë.

Dukshëm, të njëjtin mendim ndajnë të gjithë biznesmenët në Durrës dhe më gjërë të prekur nga masat aspak stimuluese. Dje, më shumë se 20 shoqata të rëndësishme të biznesit, si asnjëherë më parë në historinë e tranzicionit, iu kundërvunë hapur masave të marra nga qeveria në një përpjekje të dëshpëruar të tyre për të shpëtuar ekonominë.

Teksa bizneset përballen me rënie kërkese dhe mungesë likuiditeti, kostot për to shtohen, duke rrezikuar jo vetëm mbijetesën e bizneseve në fjalë, por të qindra familjeve që varen nga punësimi tek to. Ndonëse një krizë e dyfishtë ka goditur ekonominë shqiptare, pas tërmetit e gjatë pandemisë, qeveria qëndron stoike në bindjen se cdo biznesmen pa një lidhje direkte me qeverinë duhet mjelur.

Teksa vazhdojnë urdhrat për qëndrim në shtëpi pavarësisht thirrjeve të ekspertëve për rihapje sa më të shpejtë të ekonomisë, goditja për bizneset vetëm sa bëhet më kritike.

Përse për përballimin e krizës shëndetësore (të paktën formalisht) është ngritur nje komision, ndërsa për krizën ekonomike ku varet e tashmja dhe e ardhmja e shumicës së shqiptarëve, vendimet merren nga duo e famshme Rama-Ahmetaj?

Për ekonominë nuk ka nevojë për komitet ekspertësh sepse ekonomia sipas Ramës fillon dhe mbaron tek sigurimi i interesave të ngushta klienteliste.

Këtë jo vetëm e ka ndjerë në kurriz cdo biznes, por edhe e vërteton nxitimi gjatë kësaj periudhe për të kaluar koncesione kundër cdo rregulli e cdo ligji.

Por, reagimi i shpejtë i biznesit dhe zgjidhjet e vazhdueshme të propozuara nga Partia Demokratike për cdo kategori, janë tregues se shqiptarët refuzojnë të thellojnë krizat e shkaktuara nga tërmeti e koronavirusi me politikat e Ramës që punojnë kundra shumicës së shqiptarëve.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In