• Kontakt
Saturday, October 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Nga pasqyra te macja e zezë! 9 bestytnitë që shqiptarët i kanë shumë frikë por përsëri i besojnë

26/01/2023
in Kuriozitete
A A
Nga pasqyra te macja e zezë! 9 bestytnitë që shqiptarët i kanë shumë frikë por përsëri i besojnë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ne njerëzit jemi shumë supersticiozë, duke besuar se e premtja e datës 13 është fat i keq dhe të gjesh një qindarkë është fat i mirë. Shumë bestytni burojnë nga i njëjti tipar njerëzor që na bën të besojmë te përbindëshat dhe fantazmat: Kur truri ynë nuk mund të shpjegojë diçka, ne sajojmë gjëra. Në fakt, një studim vitin e kaluar zbuloi se bestytnitë ndonjëherë mund të funksionojnë, sepse të besosh në diçka mund të përmirësojë mënyrën e të perceptuarit.

Ka edhe nga ato bestytni që njerëzit edhe i besojnë por edhe i kanë frikë. Por a e dini se cilat janë besytnitë më të përhapura në vend?

Kur macja e zezë “të pret” rrugën

Nëse duke e kaluar rrugën, qoftë në këmbë apo me makinë, një mace e zezë ua ‘pret’ rrugën, atëherë ju duhet ta ndryshoni drejtimin apo të ktheheni, pasi kjo është një shenjë e fatkeqësisë. Në mesjetë, macet konsideroheshin kafshë të shtrigave, kështu për të mos pësuar ndonjë fatkeqësi, ato edhe vriteshin.

E marta ‘e zezë’

Mendohet se e marta është dita kur Zoti krijoi të ligën, kështu, sipas më të vjetërve, nuk është mirë që të pastroheni natën e martë, të punoni punë dore apo punë të tjera.

Prerja e thonjve natën

Besëtytnia ndoshta më e çuditshme që ende besohet është për prerjen e thonjve të dorës dhe të këmbës natën ose përnjëherë. Sipas këtij besimi, nëse ju i prisni thonjtë e këmbës dhe të dorës përnjëherë, dikush do të vdesë në ditën tuaj të dasmës – apo do të ketë edhe dasmë edhe vdekje për një ditë.

Paratë

Besohet se nëse të kruhet dora e djathtë do të japësh para, por nëse të kruhet e majta, do të marrësh para.

Akrepat e orës

A thua me të vërtetë mendon dikush për ju nëse kur shikoni orën akrepat e saj janë një mbi një? Por, tani në kohën e smartphone, disa besojnë në fatin e numrave të orës në celular, p.sh kur ora është 11:11, 15:15 etj.

Ja pse nuk duhet ta mbështillni kurrë ushqimin me letër alumini
Pasqyra e thyer

Romakët e lashtë besonin se tek pasqyrat ka fragmente të shpirtit tonë, kështu që me thyerjen e saj, “thyhej” mirëqënia apo shëndeti i dikujt. Fatmirësisht, ata gjithashtu besonin se shpirti i njeriut rigjenerohet pas 7 vitesh, prandaj keni dëgjuar numrin 7 të lidhet me pasqyrën e thyer.

Teshtima

konsiderohej si aktivitet fiziologjik me risk të lartë nga romakët dhe grekët e lashtë. Shumë prej tyre besonin në “ndarjen e shpirtit” për pak sekonda. Prandaj, thuhet “shëndet” sa herë që dikush teshtin, si një bekim që të ruan nga e keqja.

Çadra e hapur brenda

Egjiptianët e lashtë besonin se çadrat ishin aksesor shumë mbretëror dhe se hija që krijonin ishte e frikshme. T’i hapje ato në ambiente të brendshme, konsiderohej si ofendim ndaj Zotit dhe Diellit.

Lulja e tërfilit

Tërfili konsiderohet si gjetje e rrallë dhe shumë fatsjellëse, por pse? Sipas legjendave, kjo gjethe është këputur nga Eva, gruaja e dërguar nga parajsa. Ajo zgjodhi këtë, për të mos harruar kurrë kopështin e Edenit. Prandaj lulja e tërfilit përfaqëson fat të mirë dhe prosperitet.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

37 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i madh korçar, Jani Riza.

37 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i madh korçar, Jani Riza.

25/10/2025
Në kujtim  të Artistit të Popullit aktorit korçar Dhimitër Orgocka në 89 vjetorin e lindjes

Në kujtim të Artistit të Popullit aktorit korçar Dhimitër Orgocka në 89 vjetorin e lindjes

25/10/2025
Al Pacino rikthehet në ditët e “Godfather” me filmin e ri “Father Joe”

Al Pacino rikthehet në ditët e “Godfather” me filmin e ri “Father Joe”

24/10/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In