• Kontakt
Tuesday, July 8, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Mjeshtri i kinematografisë shqiptare, aktori i mirënjohur feston sot ditëlindjen: Ja sa vjeç mbush!

21/01/2023
in Aktualitet
A A
Mjeshtri i kinematografisë shqiptare, aktori i mirënjohur feston sot ditëlindjen: Ja sa vjeç mbush!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mjeshtri i kinematografisë shqiptare, aktori i madh Ndriçim Xhepa feston sot ditëlindjen. Ai mbush 66 vjeç. Ndriçim Xhepa ka lindur më 21 janar të 1957-ës, në Tiranë. Ai është djali i “Artistes së Popullit” dhe aktores së madhe, Margarita Xhepa.

Pas mbarimit të studimeve për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve, më 1979, Ndriçim Xhepa filloi punë në Teatrin Kombëtar.

Në vitet e para të karrierës ishte në kërkim të individualitetit të vet artistik. Nga fillimi i viteve ’80, sidomos në vitet ’90 e me tej, ai u bë një nga aktoret më të spikatur të planit dramatik e psikologjik.

Në teatër ka interpretuar rreth 35 role, nga të cilat veçohen: Arseni te drama “Nën dritat e skenës” e Ruzhdi Pulahes, Prometeu te drama “Prometeu” e Viktor Eftimiut, për të realizuar më pas figurën pasionale të Romeos te tragjedia “Romeo dhe Zhuljeta” të Shekspirit, të cilën e paraqiti brenda toneve lënduese, të dhimbshme, por edhe të zymta e konfliktuale, një përballje tragjike me fatin, veten dhe mjedisin armiqësor, si ithtar kokëkrisur i lirisë dhe dashurisë, aq edhe si një i përndjekur nga “hija” dhe obskurantizmi i pushtetit okult që ofronin kodet e vjetra

Ne vitin 1995 interpretoi rolin e Fernandos te drama Fernando Krafti me ka shkuar këtë letër e T. Dorstit, me të cilin arriti një nga pikat më të larta të karrierës së tij aktoriale. Në vitin 2002 luajti Dorianin te Portreti i Dorian Grejt e O. Uajlldit, duke bërë të dukshëm dypalësinë, kontrastin dhe konfliktin rrënues midis bukurisë fizike dhe asaj shpirtërore.

Me rolin e Xhejmsit te komedia Lirie Kapitulli i dytë e Nail Saimonit ndryshoi formatin dhe theu modelin e parapëlqyer të tipave të tij të deriatëhershëm, duke kërkuar shprehësi tashmë në rrafshin e komikes dhe lirikës, me përdorim e mprehtë dhe elegant të qasjeve kundërthënëse sikurse edhe një plastike mëvetësuese.

Te drama Closer (Pak me afer), 2005, ai dëshmoi përpos ndjeshmërisë dhe pezmit të fsheht[ ndaj vetes dhe të tjerëve, edhe një sens të hollë ironie, sarkazëm kundrejt raporteve te vështira e kontradiktore në dashuri.

Ai luajti edhe rolin e A-se te pjesa “Për një fjalë goje” (2006) e Natali Sarrot, si rolin e Astrovit Daja Vanja (Xhaxha Vanja) e Cehovit (2008) në ‘’Teatër Kronos’’. Më 2007 luajti rolin e Ilirian Demit në dramen Korbi i bardhë e Mihal Luarasit. Një karriere te suksesshme ka pasur Ndriçim Xhepa edhe në kinematografi.

Ka interpretuar rreth 30 role kryesore, duke qene një nder aktorët më të pëlqyer e më në zë për shume vite radhazi. Tërhoqi vëmendjen për lojën e kahut psikologjik në rolin e Fredit në filmin “Hije që mbeten pas” (1982.

Në vitin 1988 mishëroi me dramacitet rolin e Tomës në filmin “Flutura në kabinën time”. Më 1998, mbërrin në një nga figurat te realizuara, sikurse qe ajo e Alush beut në filmin “Dasma e Sakos”.

Ndriçim Xhepa është shpallur tri here fitues i Kupës për ‘’Aktorin më të mirë” në Festivalet e Filmit në vitet 1987, 1989 e 2000 dhe dy herë fitues i çmimit “Aleksander Moisiu” për “Aktorin më të mirë” në Festivalin Kombëtar të Teatrit me 1986 dhe 1995. Mban titujt “’Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In