• Kontakt
Monday, August 11, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Estrada e Durrësit, regjizori dhe aktorja: Ju kujtohen batutat tona! Nostalgjia e humorit në programin e Vitit të Ri!

15/01/2023
in Nostalgji
A A
Estrada e Durrësit, regjizori dhe aktorja: Ju kujtohen batutat tona! Nostalgjia e humorit në programin e Vitit të Ri!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Humori është ai damari që pulson tërë kohën dhe e transformon gjendjen shpirtërore të njeriut. Veçanërisht kur duam të ndjejmë çlodhjen dhe çlirimin nga ngarkesat e një viti. Dhe siç ndodh në “Esencë” ne kthehemi pak në kohën kur humori bëhej, shihej dhe përjetohej ndryshe.

Çdo fundvit shqiptarët mezi kanë pritur para ekranit skeçet ikonike e spektaklet e humorit që ende sot e kësaj dite kanë të njëjtën fuqi. Sot në ‘Esencë’ kujtojmë ato kohë me regjisorin dhe skenaristin Haxhi Rama dhe aktoren Aishe Stari.

Megjithë paragjykimet e fundviteve 1950 për artistët, Aishe Stari heq dorë nga dega e Biokimisë që kishte filluar, për ta zëvëndësuar me studimet në degën e aktrimit.

“Fakulteti më pengoi të largohesha nga Shkencat, dhe u detyrova ti shkruaj Liri Belishovës, që në atë kohë ishte anëtare e Byrosë Politike” – tregon Aishe Stari. I shkruajta, pasi duke qenë grua do ta kuptonte dëshirën time.

Kështu fitova lejen për t’iu nënshtruar konkursit dhe për të nisur formimin si aktore në Institutin që sapo ishte krijuar”. Ajo thotë se trupa e Varietesë në Durrës ka qenë si një familje për të dhe se ka shkuar në punë gjithmonë me kënaqësi.

“Ndjeheshim mirë të gjithë, sa që edhe unë ngacmohesha me pjestarët e trupës siç ndodh edhe në një shtëpi”.

Vajza nga Durrësi që mban diplomën nr 1 e përfundoi shkollën me diplomantët e parë aktorë Edi Luarasi, Mimika Luca, Serafin Fanko, Filika Dimo, Albert Vërria, Mario Ashiku, Donika Barçi, Viktor Bruçeti, Mexhide Pupi, Miho Gjini, etj.

Aishe Stari do të bëhej shumë shpejt “Ylli (Star) i Estradës së Durrësit, siç e quan Flori Slatina (autor i librit – album) për aktoren, që sot feston 81-vjetorin e lindjes.

“Tani mendoj ndryshe, madje jam e bindur që kam qenë me fat, por në vitin 1961, më dukej se kisha përfunduar nga Teatri në Estradë. Regjisori Gjergj Vlashi insistoi që të aktivizohem me trupën e Varietesë, ku gjeta aktorët Spiro Strati, Enver Likmeta, Ramazan Njala, Sandër Pepa, Aleks Llazari, e më pas edhe Lumturi Dashi, Fadil Hasa, Roland Koça dhe Muharrem Hoxha. Fillova me disa imitime fëmijësh në premierën “Stafeta e viteve” dhe më pas me rolet e shumtë. Unë isha e vetmja aktore me shkollë në Variete, por kolegët e mij ishin mjaft të talentuar, shumë seriozë me punën, dhe me siguri kam mësuar shumë më tepër unë prej tyre”

Teksa kthehen pas për të kujtuar atë periudhë, regjisori Rama thotë se veçanërisht shfaqja e vitit të ri i ngjante panairit të librave sepse ballafaqoheshin të gjithë estradat e Shqipërisë dhe kishte shumë konkurrencë mes trupave.

Një vitrinë shfaqjesh ku kishte 4-5 premiera në vit, një angazhim për të cilin punohej intensivisht. Regjisori Rama citon më tej gjatë bisedës se batutat e skeçeve ktheheshin në pronë të të gjithëve. Njerëzit i dinin përmendësh dhe i përdornin në përditshmëri.

Mes të tjerash artistët cituan edhe faktin që humori i atyre kohëve ende është diçka që shihet dhe vlerësohet njësoj edhe pse gjërat ndryshojnë.

“Ende sot më ndalojnë njerëz në rrugë duke më kujtuar rolet e batutat e mia” thotë aktorja Aishe Stari. Një kohë e cila duket se ka fuqinë e ripërtëritjes sepse çdo copëz artistike vjen sot dhe pëlqehet e vlerësohet njësoj nga të gjithë brezat. Humori është gjëja më serioze në botë, por vetëm kur bëhet profesionalisht dhe me nivelin e duhur e ndikon publikun si e ku duhet.

Share212Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In