• Kontakt
Thursday, November 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Koronavirusi trondit SHBA: Ekonomia amerikane tkurret me 4.8% në tremujorin e parë

30/04/2020
in Bota
A A
Koronavirusi trondit SHBA: Ekonomia amerikane tkurret me 4.8% në tremujorin e parë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Departamenti amerikan i Tregtisë tha të mërkurën se prodhimi i brendshëm i përgjithshëm, u tkurr më shumë se 4.8 përqind në tremujorin Janar-Mars. Kjo është rënia më e madhe në një tremujor që nga Recesioni i Madh, i cili përfundoi në vitin 2009. Është gjithashtu tkurrja e parë e një tremujori në gjashtë vjet.

Ndërkaq, Banka Qendrore e SHBA, e njohur ndryshe si Rezerva Federale, e cila ka hedhur disa trilion dollarë fonde emergjence në tregjet financiare amerikane për të frenuar dëmin që pandemia po i shkakton ekonomisë, përsëriti të mërkurën premtimin se do të bëjë gjithçka për të mbështetur ekonominë më të madhe të botës.

Rezerva Federale tha në një deklaratë se “është e angazhuar të përdorë gamën e plotë të mjeteve ka në dispozicion, për të mbështetur ekonominë e SHBA në këtë kohë sfiduese, duke ndjekur synimin e saj për një nivel maksimal punësimi dhe stabilitet çmimesh.” Deklarata vjen në mbyllje të një takimi dyditor të Bankës i mbajtur përmes videokonferencës.

Kriza e shëndetit publik, thuhet në deklaratë, “do të rëndojë shumë mbi aktivitetin ekonomik, punësimin dhe inflacionin në afatin e afërt, dhe paraqet
rreziqe të konsiderueshme për perspektivën ekonomike në afatin e mesëm.”

Rezerva Federale tha se planifikon t’i lërë normat e interesit afër zeros deri kur të përmirësohen kushtet për rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik.

Analistët thonë se edhe më i zymtë është parashikimi për tremujorin pasardhës prill-qershor, periudhë gjatë së cilës mbylljet e bizneseve dhe pushimet nga puna goditën me forcë shkatërruese.

Administrata e Presidentit Donald Trump ka një pikëpamje më optimiste. Presidenti u tha gazetarëve këtë javë se ai pret një “rritje të madhe” në tremujorin e tretë, që do të ndiqet nga një “tremujor i katërt i jashtëzakonshëm.” Prej disa javësh, biznese të shumta në të gjithë vendin janë mbyllur dhe dhjetëra miliona njerëz kanë humbur punën. Besimi i konsumatorëve ka rënë gjithashtu.

Megjithatë, disa ekonomistë shpresojnë se rigjallërimi do të vijë shpejt pasi të përfundojë kriza shëndetësore.

Numri i të konfirmuarve me koronavirus në SHBA e ka kaluar shifrën një milion ndërsa ai i të vdekurve është rreth 58,400. Dr. Anthony Fauci, i cili drejton Institutin Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive, thotë se pret që numri i rasteve me COVID-19 të shtohet kur vendi të rihapet nga izolimi.

Ai tha të mërkurën për rrjetin CNN se një raund i dytë i koronavirusit është i pashmangshëm, por se sa i rëndë do të jetë, kjo do të varet nga progresi që do të jetë bërë në SHBA gjatë muajve të ardhshëm. “Nëse nuk i zbatojmë me sukses të gjitha kundërmasat, tha ai, mund të përballemi me një vjeshtë dhe një dimër të rëndë”.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

Pirro Mani, “Artisti i Popullit” i biri i “Armikut të Popullit”… një histori e dhimëshme e tregur nga ai për të atin Kosta Mani!

05/11/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In