• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Historia e tyre mbresëlënëse: Dy Sofie shqiptare në Sarajin Osman që lindën dy Sulltana!

27/12/2022
in Histori
A A
Historia e tyre mbresëlënëse: Dy Sofie shqiptare në Sarajin Osman që lindën dy Sulltana!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Historia osmane njeh dy Sofi shqiptare që ishin nëna të sulltanëve osman. Sofija e parë jetoi dhe veproi në kohën kur Perandoria Osmane ishte në bollëk dhe e fuqishme, ndërsa e dyta jetoi në kohën e shpërbërjes së Perandorisë.

Sofija e parë e lindur më 1550 ishte nga fshati Rezi? të zonës së Dukagjinit.

Udhëtimi i saj me familje drejtë Venedikut përfundoi tragjikisht. Ajo u kidnapua nga kusarët dhe pas një viti e gjeti vetën në sarajin osman, pasi që e ëma e Sulltan Muratit III, e kishte blerë nga kusarët. Deri në moshën 15 vjeçare, jetoi ne Sarajin Osman dhe si gjithë shoqet e kombësive të ndryshme qe ishin bere pjese e Sarajit, edhe Sofia dukagjinase mësoi shkrim-leximin dhe një profesion …

Sofia, e cila më vonë do të merr emrin Safije, ishte e njohur për bukurinë e saj andaj edhe pati fatin që të martohej me Sulltanin dhe per rezultat fitoi titullin Sulltaneshë. Duke qenë se ajo u rrit në ambientet e sarajit, ia doli mjaftë mirë që t’i mësoj intrigat nr pallatin osman. Andaj, jo rastësisht historianët e trajtojnë si një personalitet të rrallë që dijti të luaj në favor të djemve të saj.

Njëherit, Safija është edhe sulltanesha e parë osmane që e kishte fjalën e vetë edhe në politikën e jashtme osmane. Ajo shkëmbeu letra me përfaqësues të shteteve te huaja, dhe kishte miqësi të vecantë me Mbretëreshën e Anglisë Elizabetën e Parë, me të cilën shkëmbenin dhurata. Kjo e fundit e admironte Safijën për dukjen dhe veshjen e saj, i dërgonte gjëra të çmueshme prej ari, qerre të zbukuruar me ari me të cilën thuhet se Safije e kishte shëtitur Stambollin…ndërsa Safija ia kthente me dhurata veshjesh të modeleve të ndryshme orientale dhe kozmetik që përdorej asokohe në sarajin osman.

Megjithate gjatë kohës së sulltaneshës Safije, korrupsioni në saraj kishte mbërri tavanin dhe si rezultat i kësaj ajo edhe pas vdekjes së djalit të saj Sulltan Mehmetit III (1603) ishte më e fuqishme se Sulltanesha Handan e cila ishte e ëma e Sulltan Ahmetit të Parë.

Një Sofi tjetër ishte nëna Sulltan Mehmetit V (1909-1918). Të dhënat për të emën e Sulltan Mehmetit V (Reshatit) janë të mangëta, por dihet se ajo u lind më 1826 në Stamboll nga prindër shqiptar. Ndryshe prej Sofisë shek. XVII, e cila e u kidnapua dhe padashje Përfundoi në Saraj,

Sofija e shekm XIX, në Saraj u dërgua me dëshirën e prindërve. Pas shkollimit në Saraj, sipas traditës ajo emërtohet me emrin e ri mysliman, Gylxhemal. Emër i cili është emërtim i bukurisë, “fytyrë trëndafile”. Më pas u martua me Sulltan Abdylmexhidin (1839-1861) dhe bëhet nëna e Sulltan Mehmetit të V. Titullin e Sulltaneshës ia dha djali i saj Princi Mehmet, por ndryshe nga Safija, Gylxhemali vdiq nga sëmundja e veremit derisa princi ishte i vogël… /Trungu & InforCulture.info

Share205Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In