• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Veliaj në konferencën për shtyp me Dua Lipan: Koncerti i Pavarësisë një “grand finale” Kryeqytetin Europian të Rinisë

28/11/2022
in Aktualitet
A A
Veliaj në konferencën për shtyp me Dua Lipan: Koncerti i Pavarësisë një “grand finale” Kryeqytetin Europian të Rinisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka quajtur një ‘grand finale’ koncertin e Dua Lipas, mbrëmjen e sotme në sheshin “Skënderbej”, i cili mbyll edhe turin e këngëtares më të famshme shqiptare në arenën ndërkombëtare, por që përkon edhe me 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, si dhe me mbylljen e vitit ku Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Shqipërisë.

“Nuk mendoj se kishim një moment më të bukur dhe më të mirë, për ta mbyllur këtë vit kur Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë, kur kemi përvjetorin e Pavarësisë, me shtetasen më të re shqiptare, Dua Lipën.

Dua ka pasur një tur të jashtëzakonshëm,“Future Nostalgia”, i cili mbyllet në Tiranë. Ky qytet ka kaluar kaq shumë aktivitete dhe energji pozitive, por kjo është grand finale edhe për ne. Ajo sapo është kthyer nga një tur në Zelandë, Australi, Kaliforni, 27 orë për të mbërritur në Tiranë, po kemi gjithë energjinë pozitive për të pasur një superfestë sot për Pavarësinë.

Dua t’ju uroj një mirëseardhje të gjithëve atyre që kanë adhur nga Kosova, Lugina e Preshëvës, Mali i Zi. Do të kalojmë shumë shumë bukur sot,” u shpreh Veliaj në konferencën e përbashkët për mediat me këngëtaren Dua Lipa.

Kreu i Bashkisë tha gjithashtu se projektet e përbashkëta si “Sunny Hill” do të jenë një brand i përsëritshëm në Tiranë.

“Po mendojmë çfarë mund të sjellim disa risi të reja, si ta fusim kulturën e muzikës cilësore dhe brandimit të Tiranës si qytet i artit dhe kulturës. Ne kemi qenë kryeqyteti europian i rinisë, vitin tjetër do jemi Qyteti Evropian i Sportit.

Disa aktivitete që i testuam këtë vit duam t’i kthejmë në një brand të përsëritshëm të Tiranës dhe të krijojmë imazhin e një qyteti ku ka art dhe kulturë.

Po të shikoje sot mediat britanike, unë i lexova sot dhe Daily Mail, The Guardian të gjithë flisnin shumë pozitivisht për Duan dhe shtetësinë shqiptare. Si e tha dhe Dua, nuk mjafton vetëm një gjest. Duhet të jetë në mënyrë të përsërituri lajmi i mirë që vjen nga një vend. Për këtë po punojmë për sezonin e dytë të Sunny Hill Albania,” pohoi Veliaj.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In