• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

Ishulli i vetëm në hartën e Tokës që nuk është eksploruar kurrë? ‘Kush shkel, vdes!’

16/11/2022
in Kuriozitete
A A
Ishulli i vetëm në hartën e Tokës që nuk është eksploruar kurrë? ‘Kush shkel, vdes!’
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjithë e dinë që nuk ka asnjë vend në hartën e planetit Tokë që nuk është eksploruar nga njerëzit. Por ja që është një vend ku as aventurieri më guximtar nuk ka arritur të futet e të marrë informacion. Ishulli Sentinel i Veriut, në Gjirin e Bengalit, ka popullatën e fundit në tokë që nuk është kontaktuar nga qytetërimi modern prej të paktën 50 mijë vitesh.

Po si ia bëjnë banorët e këtij ishulli që nuk kontaktojnë me asnjeri? Duke goditur me harqe e me shigjeta këdo që shkel në atë vend. Viktima më e fundit ishte një misionar i krishterë amerikan që donte t’i kontaktonte e të përpiqej të përhapte fenë e tij.

Edhe pse vizitat pranë ishullit ishin të ndaluara me ligj, ai pagoi disa peshkatarë që ta çonin atje. Por dhe pse kaq i izoluar, ishulli i ka fqinjët më të afërt rreth 50 kilometra larg. Duke qenë mosbesues ndaj të huajve, ata qëllojnë çdo anije që afrohet. Qeveria indiane e njeh ishullin si një njësi të pavarur, dhe bën të pamundurën që ata të vazhdojnë të jetojnë të pa shqetësuar.

Banorët e ishullit jetojnë duke gjuajtur kafshë të egra me harqe dhe shigjeta në pyllin shumë të dendur që mbulon ishullin. Me bimët e pemët ushqehen dhe ndërtojnë shtëpitë. Studiuesit mendojnë se ata kanë migruar aty nga Afrika, rreth 50 mijë vite më parë, por nuk kanë detaje të tjera për mënyrën se si jetojnë. Një shkencëtare që ka studiuar për dhjetëra vite gjuhët e fiseve indiane në ishujt Andaman dhe Nikobar, Anvita Abbi thotë se:

Nuk dimë as se sa janë atje. Sentineli i veriut është ishulli më i jashtëm i grupit, më afër Mianmarit dhe Tajlandës se Indisë. Banorët mund të jenë disa qindra, më pak se një mijë. Gjuha që flasin nuk mund të dihet, as se sa e vjetër është. Asnjeri nuk është lidhur me këta njerëz dhe kështu duhet të vazhdojë të jetë. Pse të trazojmë, vetëm nga kureshtja, një grup që e ka mbajtur veten për dhjetëra mijëra vite?

Ishulli përmendet në shkrimet e Marko Polos, i cili ka vdekur në vitin 1324, edhe pse shumë studiues e vënë në dyshim që ai të ketë zbritur me të vërtetë atje. Por një tjetër grup që mund t’i ketë takuar, janë kolonizatorët anglezë, të cilët kanë qenë në Indi gjatë viteve 1880. Përvoja që mund të kenë pasur me këta të fundit, mund të shpjegojë se pse janë aq agresivë me të huajt.

Sipas rrëfimeve, studimet për këtë ishull u ndërprenë pasi një çift me katër fëmijë, që ishin dërguar për të studiuar kulturën, u morën peng. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe ata që mbijetuan dhe dolën nga ishulli vdiqën nga sëmundjet.

Share202Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In