• Kontakt
Wednesday, August 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

LAJM I FUNDIT/ Broja mund të mungojë, Skuka dhe Cara e zëvendësojnë! Atalanta nuk lë Gjimshitin dhe në Spanjë na ndalojnë Balliun për Italinë

15/11/2022
in Sport
A A
LAJM I FUNDIT/ Broja mund të mungojë, Skuka dhe Cara e zëvendësojnë! Atalanta nuk lë Gjimshitin dhe në Spanjë na ndalojnë Balliun për Italinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kombëtarja shqiptare ka nisur sot përgatitjet në fushë në kuadër të dy miqësoreve ndaj Italisë dhe Armenisë me kuqezinjtë që kanë zhvilluar seancën e parë stërvitore në Durrës. Në seancën e zhvilluar sot nën drejtimin e trajnerit Edoardo Reja dhe stafit të tij teknik kanë marrë pjesë më shumë se gjysma e lojtarëve të ftuar, ndërsa pjesa tjetër janë bashkuar me ekipin gjatë orëve të pasdites dhe deri në mbrëmje grupi kompletohet. Seanca e sotme ka qenë me ngarkesa të lehtë pasi të gjithë lojtarët vijnë nga ndeshjet e fundjavës me klubet respektive.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se sulmuesit Armando Broja dhe Kristal Abazaj kanë mbërritur në mesditë në grumbullim dhe janë konsultuar menjëherë me stafin mjekësor për shkak të disa shqetësimeve muskulore. Të dy lojtarët kanë bërë vetëm pak stërvitje të diferencuar dhe gjendja e tyre fizike mbetet për t’u vlerësuar në vazhdimësi. Duke parë situatën me dëmtimet, trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy lojtarët e Partizanit, Tedi Cara dhe Xhuliano Skuka me sulmuesit që mbërrijnë gjatë orëve të mbrëmjes në qendrën stërvitore të Kombëtares, së bashku me Andi Hadrojn dhe Eneo Bitrin, që të katërt të impenjuar me ndeshjen e sotme në “Abissnet Superiore”.

Sakaq, stafi teknik ka marrë përgjigje negative nga klubi i Atalantas për Berat Gjimshitin dhe nga Rayo Vallecano për Ivan Balliun me të dy lojtarët që do të mungojnë në këto miqësore. Që të dy kanë pasur probleme fizike kohët e fundit dhe klubet shpresojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë pauze që ata të rikuperohen plotësisht dhe të mos rrezikojnë dëmtime të mëtejshme.

Me ekipin do të bashkohen në mbrëmje edhe Marash Kumbulla, Elseid Hysaj, Odise Roshi, Keidi Bare, Qazim Laçi, Arbnor Muçolli dhe Myrto Uzuni, që të gjithë të gatshëm për t’u stërvitur me ekipin ditën e martë.

Kombëtarja do të zhvillojë të martën seancën zyrtare para miqësores me Italinë në ora 15:00 në Tropikal, ndërkohë që konferenca zyrtare e trajnerit Reja dhe kapitenit do të zhvillohet në ora 18:30 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

Ku vdes aktori bota qan! Batutat e fundit të Koço Devoles: Ironia me vdekjen, Nishanin dhe humori me poturet e Ramës

05/08/2025
Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

Stavri Shkurti, inxhinieri që u ngjit në panteonin e artit skenik shqiptar, monologu i një ylli që nuk shuhet

05/08/2025
Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

Tedi Papavrami në zi! Ndahet nga jeta profesori dhe mjeshtri i violinës, Robert Papavrami

04/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In