• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Italianët të pakënaqur me planet e kryeministrit Conte për rihapjen: Ja arsyet!

28/04/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
Italianët të  pakënaqur me planet e kryeministrit Conte për rihapjen: Ja arsyet!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shumë italianë nuk ishin të kënaqur me detajet e dhëna nga Kryeministri Giuseppe Conte në lidhje me dhënien fund të mbylljes totale prej koronavirusit. Lëshimet dhe masat e qeverisë që do të karakterizojnë fazën e dytë i perceptuan si kaotike, pa logjikë, nuk shkojnë aq larg sa ç’duhet dhe se do ta dëmtojnë më tej ekonominë.

Kufizimet për italianët për shkak të pandemisë koronavirus do të fillojnë të lehtësohen në 4 maj, por shumë gradualisht, pasi qeveria ka ende frikë se numri i infeksioneve mund të rritet përsëri shumë kollaj. Duke iu drejtuar drejtpërsëdrejti kombit në televizionin të dielën në mbrëmje, Kryeministri Giuseppe Conte u bëri thirrje italianëve që të ruajnë ndjenjën e tyre të përgjegjësisë gjatë fazës së dytë, në të cilën vendi duhet të bashkëjetojë me virusin.

Gjatë fazës së dytë, tha Conte, do të jetë edhe më e rëndësishme të ruhet distancimi shoqëror dhe se themelore do të jetë sjellja e përgjegjshme e secilit person. Nëse kujdeseni për Italinë, shtoi ai, duhet të shmangni përhapjen e infeksioneve.

Kryeministri tha se italianët tani do të lejohen të takojnë anëtarët e familjes, por vetëm në grupe të vogla. Ata ende nuk do të lejohen të lëvizin nga një rajon italian në tjetrin, përveçse kur kanë një arsyetim të vlefshëm, për punë ose çështje shëndetësore, dhe të gjithëve do t’u kërkohet të tregojnë një formular që shpjegon arsyen e udhëtimit të tyre.

Parqet do të rihapen dhe italianët nuk do të jenë më të detyruar të qëndrojnë në afërsi të shtëpive të tyre. Fabrikat dhe vendet e ndërtimit do të jenë në gjendje të rifillojnë aktivitetet e tyre. Por, baret dhe restorantet do të jenë në gjendje vetëm të ofrojnë për momentin ushqim për t’u marrë me vete. Kryeministri Conte tha se askush nuk do të kthehet në shkollë deri në shtator. Prindërit mbetën kështu në kërkim të përgjigjeve për pyetjen se çfarë do të bëjnë me fëmijët e tyre gjatë kësaj periudhe.

Shumë italianë të lodhur nga qëndrimi brenda, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për vendimet e marra nga qeveria. Ata nuk e kuptojnë logjikën prapa datave të ndryshme të parashikuara për rihapje. Pse muzetë mund të hapin dyert e tyre në 18 maj, por floktoret jo deri më 1 qershor? Kryeministri theksoi se rihapjet do të kërkonin respektimin e plotë të protokolleve të sigurisë.

Politikania e djathtë italiane Giorgia Meloni foli menjëherë pas fjalimit të kryeministrit mbrëmjen e së dielës dhe i bëri jehonë ndjenjave të shumë njerëzve në atë vend. Ajo tha se si të gjithë të tjerët në Itali, ajo priste me shumë frikë detajet e kryeministrit për fazën e dytë, duke pritur njoftime të rëndësishme vetëm për të zbuluar se nuk kishte aspak ndonjë ndryshim.

Meloni tha se duhet të ketë një logjikë dhe logjika nuk mund të jetë diskriminimi i sektorëve të caktuar. Pse disa po ndihmohen dhe të tjerët kanë mbetur të vdesin? Ajo tha se italianët me javë të tëra kanë pranuar rregullat e qeverisë në emër të shëndetit publik dhe të merren me këtë pandemi, por tani ata ndjehen se shumë prej të drejtave të tyre po shkelen.

Meloni tha që ajo nuk ishte dakord që disa nuk mund të rihapen për një muaj tjetër, sepse kjo do të thotë që disa nuk do të rihapen kurrë. Shteti, këmbënguli ajo, nuk ka dhënë arsye të vlefshme për vendimet e tyre ose ndihmën e kërkuar financiare.

Italia ka pasur numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi në Evropë me më shumë se 26,000. Kishte 260 vdekje të lidhura me virusin në 24 orët e fundit, numri më i ulët në 6 javët e fundit.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In