• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Dhurata e tranferta / Ergys Verdho fut në lojë vëllanë dhe kunatin për të justifikuar pasuritë. A janë paratë e korrupsionit si drejtor? Vetë drejtor i KESH, gruaja punonjëse

26/10/2022
in Dosja X
A A
Dhurata e tranferta / Ergys Verdho fut në lojë vëllanë dhe kunatin për të justifikuar pasuritë. A janë paratë e korrupsionit si drejtor? Vetë drejtor i KESH, gruaja punonjëse
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Pastrimi i parave të korrupsionit, aq më tepër kur je subjek i deklarimit të pasurisë, është një hall më vete.

Për shembull, Ilir Beqja, protagonist i 350 milionë euro koncensione korruptive në shëndetësi dhe të mbi 300 milionë euro tendera, po i pastron paratë përmes rrjetit të farmacive Ditë e Natë, një restoranti në Tiranë dhe disa bizneseve në emër të gruas, ku përfshihet një fabrikë vaji, një fermë etj.

Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, po përdor një kompani të të birit, Dante, duke qarkulluar paratë të dyshimta dhe futur në llogari bankare si të ligjshme.

Arben Ahmetaj i ka kamufluar vilat dhe apartamentet në emër të gruas me letra Albina Mança, të nuses së re Erjola Hoxha si dhe në emrin e një anëtari të bandës së Aldo Bares.

Blendi Klosi ka fshehur një vilë në Palasë me vlerë rreth 1 milionë euro, si dhe një apartament luksoz tek kulla para “Ekonomikut” në Tiranë, në emrin e Sandrit, mikut të tij të besuar.

Flamur Noka posedon një vilë në Gjirin e Lalzit me vlerë 750 mijë euro, të cilën e ka kaluar në emrin e Petrit Mahos, oktapodit të tenderave në shëndetësi.

Damian Gjiknuri nuk është menduar gjatë, duke deklaruar pasuri në vlerë 400 mijë USD pa burime të ligjshme, ndërsa më pas një vilë 280 mijë USD, ku në lojë ka futur edhe bashkëshorten me gjoja disa projekte. Gjiknuri dyshohet se ka një pasuri me vlerë rreth 50 milionë euro, në emër të disa biznesmenëve si dhe aksione të fshehura në disa kompani që u ka dhënë tendera dhe leje për HEC-e kur ishte ministër.

Një formë jo aq të zakonshme ka ndjekur drejtori i KESH, Ergys Verdho, i konsideruar si ‘margaritari i korrupsionit’ gjatë dekadës së fundit. Verdho ka ‘shkëlqyer’ si drejtor i ARRSH-së, ashtu edhe si drejtor i KESH.

Verdho ka futur në lojë kunatin, i cili i kalon në llogari bankare shuma parash motrës së tij Dorinës, që është bashkëshortja e Verdhos. Prapaskena ka parë disa transaksione të kësaj natyre, të cilat prokuroria mund t’i administrojë lehtësisht.

Ka dyshime se Verdho i kalon cash kunatit paratë e korrupsionit me tendera dhe sidomos me dallaveret e shit-blerjes së energjisë, ndërsa kunati ia kalon më pas një pjesë të parave në llogari si dhuratë motrës së tij, bashkëshortes së Verdhos.

Dorina Selimi Verdho punon në KESH, institucion që drejtohet nga burri i saj, në konflikt flagrant interesi. Pra, burri është shef i gruas së tij në një institucion publik.

Jo vetëm kaq. Ergys Verdho ka bërë pjesë të kësaj skeme pastrimi parash edhe vëllain e tij. Kreu i KESH dyshohet se i kalon para cash vëllait për të blerë pasuri të palujtshme, i cili më pas ia dhuron Ergysit.

Kreu i KESH Ergys Verdho ka deklaruar disa pasuri të palujtshme, me burim të dyshimtë, ndërsa ka dyshime të forta se ka kaluar në emër të njerëzve të afërt disa vila, dyqane dhe apartamente.

Prapaskena do të publikojë në vijim një skemë vjedhje flagrante të orkestruar nga Ergys Verdho, me shit-blerjen e energjisë, ku dëmi në buxhetin e shtetit shqiptar shkon miliona euro. Vjedhja është sa banale aq edhe e frikshme.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In