• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Dosja X

Vetingu humor i zi! Gjyqtaret Marsela Dervishi, Valdete Hoxha dhe Ornela Naqellari lirojnë italianin e mashtrimit 700 mijë euro. Sa para kanë marrë?

26/10/2022
in Dosja X
A A
Vetingu humor i zi! Gjyqtaret Marsela Dervishi, Valdete Hoxha dhe Ornela Naqellari lirojnë italianin e mashtrimit 700 mijë euro. Sa para kanë marrë?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Apelit të Tiranës ka pushuar gjykimin për italianin Gabriele Tarroni Loginoti, i akuzuar për mashtrimin në shumën 700 mijë euro, duke përdorur argumenta që bien në kundërshtim me një vendim të mëparshëm të Gjykatës së Lartë.

Vendimi në kufijtë e skandalit është marrë të Hënën e kësaj jave, nga një trupë gjykuese e përbërë nga relatore Marsela Dervishi dhe anëtare Valdete Hoxha e Ornela Naqellari.

Loginoti ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë në Tiranë me 6 vjet burgim, pasi u gjet se ai kishte mashtruar një bashkëkombasin e tij, Alberto Presezzi, pas një marrëveshje biznesi për tregti mishi nga Italia drejt Mongolisë.

Por, për Gjykatën e Apelit, çështja ishte jashtë juridiksionit të autoriteteve shqiptare, dhe ka vendosur pushimin e gjykimit.

Më herët, Gjykata e Lartë kishte pranuar që hetimi dhe gjykimi ndaj Gabriele Tarroni Loginotit ishte pjesë e juridikisionit shqiptar. Megjithatë, trupa e Apelit ka refuzuar të marrë në konsideratë qëndrimin e gjykatës më të lartë.

Ngjarja

Regjistrimi i këtij procedimi penal është urdhëruar pas depozitimit të kallëzimit nga ana e shtetasit shqiptar M.L, i cili ka shpjeguar se po vepronte për llogari të viktimës, shtetasit italian Alberto Presezzi.

Shtetasi Alberto Presezzi është administrator dhe pronar i shoqërisë “Bruno Presezzi”, me qendër në Monza Brianza, Itali, e cila merret me import-eksport të mishit në të gjithë botën.

Në fund të vitit 2018, kjo kompani ka hyrë në marrëdhënie biznesi me një kompani në Mongoli e quajtur “Eco Foods Trade”, për të filluar një projekt për tregtimin e mishit të prodhuar në Mongoli.

Për të thjeshtuar menaxhimin e kësaj veprimtarie që ishte e vështirë të kontrollohej nga Italia, shoqëria “Bruno Presezzi” ka lidhur një marrëveshje këshillimi në vitin 2019, me një shoqëri të themeluar në Mongoli e quajtur “Brescia City Trade”, me përfaqësues shtetasin Grabriele Tarroni Loginoti, shtetas italian me qëndrim në Dubai.

Sipas kallëzuesit shqiptar M.L, pronari i tij, Alberto Presezzi dhe Gabriele Tarroni Loginoti janë njohur që në vitin 2013

Marrëveshja midis “Brescia City” e përfaqësuar nga Gabriele Tarroni dhe shoqërisë “Bruno Presezzi”, parashikonte që shoqëria e tij do të vepronte si ndërmjetëse në marrëdhëniet tregtare me “Eco Foods Trade”, duke bërë pagesa për porositë e blerjes së mishit me paratë që shoqëria “Bruno Presezzi” do të paguante në llogarinë rrjedhëse në bankën Golomt Bank Mongoli.

Në muajin Shtator 2019, sipas marrëveshjes, shoqëria “Bruno Presezzi” ka kaluar në llogarinë e “Brescia City” shumat monetare 1433 euro, 300.000 euro dhe 500.000 euro, në total 801.423 euro.

Përkundrejt këtyre pagesave të kryera, ka rezultuar se shoqëria “Brescia City” i ka paguar shoqërisë “Eco Foods Trade” vetëm shumën prej 72.008,28 euro.

Duke qenë se kjo shoqëri nuk ka kryer pagesën e plotë, “Eco Foods Trade” ka ndërprerë marrëdhëniet dhe produkti (mishi) i nisur për klientët është bllokuar rrugës, duke shkuar dëm.

Nisur nga ky fakt, shoqëria “Bruno Presezzi”, i ka kërkuar Gabriele Tarronit të kthente shumën e papaguar prej 729.342.72 euro, ku për këtë pronari Alberto Presezzi ka folur me video nga Mongolia me Gabriele Tarronin, i cili i kishte garantuar se sapo kishte dhënë urdhrin e transferimit për shumën prej 730.000 euro në favor të shoqërisë “Bruno Presezzi”.

Por, pavarësisht kërkesave të përsëritura, Tarroni nuk ka kthyer shumat. Madje, sipas kallëzuesit, Tarroni ka përdorur disa dokumenta bankare jo-reale, në tentativë për të bindur se ka bërë përpjekjet për t’i kthyer detyrimin.

Pasi kanë kanë kaluar shumë muaj, Presezzi, duke u ndjerë i mashtruar nga Tarroni, ka autorizuar përfaqësuesin e tij në Shqipëri që të kryejë kallëzim penal.

Beteja gjyqësore

Gabriele Tarroni është arrestuar në Mars 2021 në Tiranë, nën dyshimet që ekzistonin në atë kohë se ai kishte kryer veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda.

Tarroni ankimoi vendimin e masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit, e cila la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Tarroni ushtroi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke pretenduar ndër të tjera se autoritetet shqiptare nuk ishin kompetente për të shqyrtuar një rast të tillë.

Sipas rekursit, raporti në proces hetimi penal ishte kryer ndërmjet dy shtetasve italianë për një marrëveshje biznesi në Mongoli. Dhe, për këtë arsye, Loginoti ngriti pretendimin se drejtësia shqiptare nuk duhet të merrej me këtë rast, bazuar në parashikimet e Kodit të Procedurës Penale për veprat penale të kryera nga shtetasit e huaj.

Gjykata e Lartë rrëzoi të gjithë argumentat e ngritur në rekurs nga Gabriele Tarroni Loginoti.

Kolegji i Gjykatës së Lartë argumentoi se drejtësia shqiptare është kompetente për shqyrtimin e çështjes.

“Nga aktet e verifikuara nga gjykatat e faktit rezulton se, me regjistrimin e shoqërisë “Gala” në Shqipëri është theksuar se kjo e fundit ka marrë përsipër edhe menaxhimin e aktiviteteve të kryera në Mongoli përmes shoqërisë “Brescia City Trade”’, thuhet në vendimin e Gjykatës së Lartë të datës 14 Shtator 2021.

Në bazë të këtij vendimi, si edhe mbështetur në provat dhe faktet e siguruara nga Prokuroria e Tiranës, gjykata e kryeqytetit dënoi në 2 Mars 2022 shtetasin Italian Gabriele Tarroni Loginoti me 6 vjet burgim, për veprën penale të “Mashtrimit”.

Skandali i Apelit

Në 24 Tetor 2022, Gjykata e Apelit e Tiranës njoftoi se kishte vendosur të prishte vendimin e shkallës së parë, duke pushuar çështjen në ngarkim të Gabriele Tarronit dhe lirimin e tij të menjëhershëm.

Në një njoftim zyrtar të shpërndarë nga Gjykata e Apelit thuhet se trupa gjykuese “konstatoi se vepra penale është kryer nga një shtetas Italian, në territorin italian dhe pasojat kanë ardhur në shtetin e Mongolisë, në dëm të një shtetasi italian”.

Bazuar në këto premisa, Gjykata e Apelit vlerësoi se “vepra penale nuk është kryer në territorin shqiptar; vepra penale është kryer nga një shtetas i huaj dhe nuk është kryer në dëm të një shtetasi apo shtetit shqiptar” dhe për këto arsye, nuk është i zbatueshëm ligji penal shqiptar.

Pra, Gjykata e Apelit ka përdorur argumenta procedurialë, të cilat janë tërësisht në kundërshtim me qëndrimin e Gjykatës së Lartë, e cila më herët kishte konstatuar se autoritetet shqiptare kishin juridiksion për të shqyrtuar çështjen në ngarkim të Gabriele Tarroni Loginoti.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In