• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

COVID-19: Ditë rekordesh pozitive për treguesit kryesorë të gjendjes së pandemisë në Europë dhe në Botë

27/04/2020
in Bota
A A
COVID-19: Ditë rekordesh pozitive për treguesit kryesorë të gjendjes së pandemisë në Europë dhe në Botë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditë rekordesh pozitive për treguesit kryesorë të gjendjes së pandemisë në Europë dhe në Botë. Regjistrohen tre milionë të prekur nga Corona-virus-i në shkallë globale, por kjo shoqërohet me tregues që dëshmojnë rekorde pozitive, si në uljen e humbjeve njerëzore, ashtu dhe në rritjen ditore të numrit të të prekurve.

Mbi 40 mijë të shëruar në Botë, 22 mijë të shëruar në Spanjë

Shqipëria i rikthehet prirjes së uljes së numrit të të sëmurëve faktikë

Shumica e vendeve të rajonit vazhdojnë ecurinë në të njëjtin proces

(Situata e përhapjes dhe zotërimit të pandemisë së Corona-virus-it ditën e djeshme në botë, në Europë, në rajon dhe në vendin tonë, bazuar në vëzhgimet dhe vlerësimet e E-group-it “Në ndjekje të pandemisë”, themeluar nga Akademia e Shkencave)

Dje numri të prekurve nga COVID-19 në shkallë botërore arriti në 3 milionë. Por kjo shifër rekord u shoqërua me një sërë rekordesh pozitive në tregues të tjerë. Për herë të parë numri i humbjeve në jetë njerëzore në ditë ra nën 4 mijë, nga 6-7 mijë deri dje. Rritja e numrit të të sëmurëve në Botë për herë të parë rezultoi nën 3 për qind (saktësisht 2.5 për qind), nën 2 për qind në Europë (saktësisht 1.94 për qind) dhe nën 3 për qind në SHBA (saktësisht 2.76 për qind).

Në të gjitha vendet e mëdha europiane u regjistruan rritjet më të ulëta të numrit të të sëmurëve ditorë deri më sot, nga 0.3 deri në 1.3 për qind. Vendet e tjera perëndimore, duke përfshirë Belgjikën dhe Hollandën, patën një rritje nën 2 për qind. Këtij trendi i janë bashkëngjitur dhe Turqia dhe vendet e rajonit tonë. Rritje mbi 2 për qind (në kufijtë 3-4 për qind) kanë pasur vetëm Bullgaria, Kosova, Rumania e Sllovenia, por në tërësi edhe këto janë në përmirësim të trendit të tyre.

Edhe numri i të shëruarve në ditë në shkallë globale ka shenjuar një numër ndër më të lartët në botë, me pak mbi 40 mijë. Kjo për shkak të ndikimit të treguesve të Spanjës, cila dje numëroi 22 mijë të shëruar në një ditë, duke e çuar përqindjen e të shëruarve kundrejt të infektuarve gjithsej në 52.7 për qind. Përmirësime ka pasur ky tregues në shumicën e vendeve të përfshira në fazën e daljes nga pandemia, ku bëjnë pjesë dhe pjesa më e madhe e vendeve të rajonit tonë. Në Kroaci të shëruarit kundrejt numrit të të infektuarve gjithsej dje arritën në nivelin 57 për qind, duke iu bashkuar kështu të njëjtit raport si në Shqipëri.

Me 1.37 për qind rritje të numrit të të shëruarve, vendi ynë dje i është rikthyer trendit të uljes së numrit të të sëmurëve faktikë. Frenimi i vatrës së Krujës dhe shtimi i numrit të të shëruarve sipas pritshmërive do ta forcojë këtë prirje.

www.akad.gov.al

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In