• Kontakt
Sunday, July 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

E bën të mundur vetëm “burrneshat” e Shkodrës! Reali i Madridit publikon listën kundër Vllaznisë

19/10/2022
in Sport
A A
E bën të mundur vetëm “burrneshat” e Shkodrës! Reali i Madridit publikon listën kundër Vllaznisë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Yjet e futbollit europian zbresin në mitikun “Loro Boriçi” të Shkodrës për ndeshjen e Champions League për vajza. Kampionia e Shqipërisë, KFF Vllaznia sfidon as më pak as më shumë por Realin e Madridin të enjten pasdite në sfidën e parë të fazës së grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube të UEFA-s.

Një arritje historike e vajzave kuqeblu që u kualifikuan për herë të parë mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit me shortin që i ka vënë përballë emrave më të mëdhenj të futbollit të vajzave në Grupi A siç janë Real Madrid, Paris Saint Germain dhe Chelsea.

Vllaznia e nis rrugëtimin e saj në shtëpi me madrilenet, teksa pragsfida është e mbushur me emocione, entuziazëm dhe interes shumë të madh, qoftë nga media, transmetuesit apo edhe tifozët, që pritet të jenë të shumtë në premierën e kampiones shqiptare në fazën e grupeve të Champions. Ndonëse emrat që kanë përballë janë të mëdhenj në kampin kuqeblu ka optimizëm dhe po punohet me intensitet për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze dhe pse jo, për të marrë një rezultat pozitiv.

Sytë e të gjithë shqiptarëve, dhe jo vetëm, do të jenë të enjten nga stadiumi “Loro Boriçi” për të shijuar këtë mbrëmje europiane, nga ato uniket nën himnin e Champions League. Vllaznia vjen në këtë duel pas dy fitoreve dhe një barazimi në turin kualifikues të turneut, ndërkohë që nuk humbet në shtëpi prej 13 ndeshjesh.

Skuadra vjen e plotë në këtë debutim dhe nuk ka mungesa me stafin teknik që do t’i ketë të gjitha lojtaret në dispozicion. Gjatë merkatos verore janë afruar shumë lojtare të huaja, që i kanë dhënë një tjetër marsh ekipit kuqeblu dhe më shumë kualitet. Ndërkohë edhe ekipi i Realit të Madridit ka bërë të ditur listën e futbollisteve që do të jenë gati për këtë ndeshje me Vllazninë. /Sport Ekspres/

https://twitter.com/mamdwwy/status/1582712450465468417?

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

Kujtojmë Loro Kovaçin! Rrobaqepësi që u bë aktor profesionist për të na lënë figura artistike të papërsëritshme

27/07/2025
Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

Çudia e Bekim Fehmiut kur vizitoi Shqipërinë: Pse në fusha punojnë gratë?

27/07/2025
Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

Historia e trishtë e Keanu Reeves: U braktis nga prindërit dhe dhimbja e pashërueshme pasi humbi gruan në një aksident…

27/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In