• Kontakt
Wednesday, June 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

“Costa da Morte” versioni i Trekëndëshit Bermuda në Atlantikun Lindor! Kanë gjetur vdekjen mijëra njerëz dhe janë mbytur mbi 600 anije!

12/10/2022
in Kuriozitete
A A
“Costa da Morte” versioni  i Trekëndëshit Bermuda në Atlantikun Lindor! Kanë gjetur vdekjen mijëra njerëz dhe janë mbytur mbi 600 anije!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një vijë bregdetare e njohur si “Bregu i Vdekjes” (Costa da Morte), në Galicia, rajon në veriperëndim të Spanjës, është emërtuar kështu duke qenë se shihet si versioni i Atlantikut Lindor të Trekëndëshit Bermuda.
Që nga shekulli i 14-të, të dhënat kanë dokumentuar fundosjen e më shumë se 600 anijeve, që zhdukeshin pa lënë gjurmë, dhe mijëra jetë njerëzish të humbur. Të famshme në këtë zonë janë edhe gurët e varreve angleze, ku pothuajse 200 marinarë britanikë u varrosën kur anija e tyre, HMS Serpent, u përplas në fund të shekullit të 19-të.

Nuk është çudi që ky vend është kaq i rrezikshëm, pasi kushtet atmosferike dhe relievi me shkëmbinj të thepisur e bën lundrimin në këto ujëra, aspak të lehtë. Shkëmbinj të mëdhenj përshkojnë të gjithë vijën bregdetare, ndërsa ujërat krijojnë rryma të forta, me disa pjesë shumë të cekëta dhe të tjera me gurë të fshehur, jo shumë larg sipërfaqes, transmeton ‘a2news.com’.

Zona shpesh goditet nga stuhi të ashpra; mjegulla mund të mbulojë papritmas vendin. Ky breg asociohet me vdekjen që në kohërat antike, kur Toka mendohej se ishte e sheshtë. Vendasit besonin se pranë këtij bregu, në Finisterre (që do të thotë fjalë për fjalë Fundi i Tokës), nuk kishte asgjë tjetër përveç errësirës. Për ata që lundrojnë me këto ujëra të pabesë sot, udhëhiqen nga një mori faresh të vendosura përgjatë shkëmbinjve, në atë që njihet si “Camino dos Faros” (Rruga e Fareve), që i drejtojnë ata te një port i sigurt.

Megjithatë, “Bregu i vdekjes” ka dhe anën e tij të bukur me një peizazh me lule të egra dhe shkurre me gjelbërim. Plazhe me rërë të bardhë dhe një shteg mes shkëmbinjsh njohur si “A Furna da Espuma”, ku shkuma e detit mbulon të gjithë vendin. Pranë gjenden edhe pyje të dendura me pisha dhe eukalipte, mbushur me një aromë dehëse dhe të ëmbël, që sipas CNN Travel po tërheqin gjithnjë e më shumë turistë.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In