Myrto Uzuni duket marrëzisht i dashuruar me bukuroshen 20-vjeçare, Uarda Hyseni. Ajo duket se i ka rrëmbyer zemrën plotësisht talentit beratas.
Lidhja e dy të rinjve ka nisur muaj më pare, teksa 26-vjeçari ka vendosur që të gjitha golat e shënuara t’ia dedikoj të dashurës. Uzuni ka bërë një sqarim të rëndësishëm pas dopietës së shënuar ndaj Mirandes.
Në një foto ku shqiptari shihet i buzëqeshura pas golit, duke ngritur 2 gishtat lartë, Myrtoja ka bërë me dije se ato dy gishta nuk simbolizonin numrin e golave të shënuar, por simbolizonin shkronjën “U”, si dedikim për bukuroshen Uarda Hyseni. “Nuk është 2, je ti Uarda Hyseni”, ishte mbishkrimi i Uzunit, i shoqëruar me një emoji zemre.