• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Debat

Hipokrizia që e turpëron një aktor si Timo Flloko: I kërkojmë falje publikut për krimet tona në filmat gjatë periudhës së komunizmit!

10/09/2022
in Debat, Sociale
A A
Hipokrizia që e turpëron një aktor si Timo Flloko: I kërkojmë falje publikut  për krimet tona në filmat gjatë periudhës së  komunizmit!
2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri nuk është kërkuar ende falje për krimet e komunizmit. Nuk janë ndëshkuar përgjegjësit, sikurse besohet se fryma e asaj kohe vazhdon të jetë ende sot pas 30 vitesh.

Paradoksalisht është hedhur kohë më parë ideja që të censurohen filmat e viteve para ‘90, që publiku sot të mos e ndjekë krijimtarinë e tyre e frymëzuar në “komunizëm”.

Aktori i madh Timo Flloko ka treguar aq qytetari sa të kërkojë falje publike për ato role që ka luajtur gjatë viteve të diktaturës dhe kanë cenuar sensibilitetin e shtresave të ndryshme të shoqërisë.

“Publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”,- u shpreh Timo Flloko në një intervistë kohë më parë.

Flloko ka folur në atë intervistë pati folur edhe për debatin pakuptim që filloi kohë më parë, në lidhje me ndalimin e disa prej filmave të realizuar përpara viteve ’90.

Flloko e pranon se filmat me partizanë ka elemente qesharake dhe se Balli Kombëtar dhe kleri është trajtuar në mënyrë tendencioze e tallëse. Sipas tij, ka edhe filma që nuk përbëjnë asnjë problem.

“Po ç’të keqe ka filmi me Ismail Qemalin, po qoftë edhe ata filma me partizanë, si te “Malet me blerim mbuluar”, me atë dasmën, që për mua është një film i mirë?

A ka pasur tendencë skematike, keqtrajtuese? Në disa drejtime, sigurisht që po. Jemi tallur e stërtallur me ballistët”.

“Ata kanë qenë kundërshtarë politikë, ne i kemi bërë qesharakë. Kjo është për mua një gabim. Nuk i kemi evidentuar si kundërshtarë të denjë politikë, sepse ashtu kanë qenë. Madje në krye të tyre kanë qenë edhe personalitete të kulturës shqiptare”.
“Por edhe qëndrimet ndaj kulteve fetare, priftit, hoxhës, kanë qenë ekstremisht tendencioze dhe të gabuara. Po të kujtoj rolet e mia si partizan, te Meço, për shembull, mbaj mend që hidhja një bombë dhe i vrisja të gjithë gjermanët. Kjo është qesharake”, – tha Flloko.

Duke iu referuar pretendimeve se filmat e asaj kohe ndikojnë negativisht te të rinjtë, duke u shfaqur një imazh të rrejshëm të Shqipërisë komuniste, Flloko thotë se “rinia nuk prishet” nga ndjekja e atyre filmave.

“Ka shumë gjëra qesharake, por edhe të pranueshme. Nuk mund të hedhim gjithçka poshtë. Unë jam i mendimit që nuk prishet rinia nga vështrimi i filmave që koha i ka gjykuar dhe i vë gjithmonë në provë”, – tha Flloko. Për aktorin sot fenomen shqetësues për rininë dhe fëmijët është pornografia, droga, arsimi i dobët etj.

“Çfarë mund të themi për një film të jashtëzakonshëm si “Koncert në vitin 1936”? Ajo është Shqipëria e atëhershme, një Shqipëri anadollake, ku kthehen dy vajza të reja, plot ëndrra, që kanë mbaruar shkollat jashtë, në Itali, siç ishte Tefta Tashko Koço”.
“Nuk besoj se mund të krijojnë iluzionin e një jete ideale. Dhe publiku duhet ta dijë se për atë faj apo krim në aspektin krijues që ne kemi bërë, kërkojmë falje”, – ka thënë Timo Flloko.

Por Timo nuk ka qenë kurrë krijues por një interpretues dhe as që do guxonte të refuzonte rolet që i jepeshin. për çfarë “krimi” kërkon falje, për Mato Grudën, për mësuesin te Lulkuqe mbi mure, për Nëntorin e Dytë, Kapedanin, apo Koncert në vitin 1936.apo për Bulen dhe Persefonin. Nëse ka patur edhe shumë skena jashtë realitetit si ato me ballist, kjo nuk do të thotë se është kryeer ndonjë krim, sepse edhe nëse nuk ka vërtetësi, është një gënjeshtër dhe Timo Flloko duhet ta dijë se bashkëpuntorët e fashizmit, kolaboracionistët në të gjithë botën janë dënuar dhe urryer nga popujt dhe nuk i plas askujt se ndjehet një aktor fajtor se i paska ironizuar mirë artistikisht në rolin e dhënë.

Share274Tweet171


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In