• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Evangjeli Veli pozitive në doping, kreu i Federatës Shqiptare akuza “grekofonit himariot”, vëllait të Piro Dhimës: Eshtë hera e dytë që na e punojnë, kam foto…

24/08/2022
in Sport
A A
Evangjeli Veli pozitive në doping, kreu i Federatës Shqiptare akuza “grekofonit himariot”, vëllait të Piro Dhimës: Eshtë hera e dytë që na e punojnë, kam foto…
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka pezulluar Evangjeli Velin nga të gjitha aktivitetet pasi rezultoi me doping në Kampionatin Europian.

“I gjithë bordi ka qenë unanim. Ne i kemi thënë tashmë ‘Stop’ dopingut. Evangjeli Veli deri në përgjigjen e monstrës B, tashmë ajo është e dyshuar momentalisht, do të pezullohet nga të gjitha aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo gjë do të bëhet me dije nga Federata Botërore e Peshëngritjes, Federata Europiane e Peshëngritjes dhe Federata e Greqisë e Peshëngritjes. Kjo sportiste ka bërë stërvitje dhe ka qenë në kontakt me trajnerë dhe presidentin e Federatës së Peshëngritjes së Greqisë.

Është fenomeni i dytë që na ndodh, është hera e dytë që na ndodh, edhe në Kazakistan, edhe tashmë në Tiranë, që sportistët që stërviten në Greqi, na vijnë dhe kapen me doping.

Në rast se përgjigja e mostrës B do të jetë e njëjtë me përgjigjen e mostrës A, atëherë Evangjeli Veli do të përjashtohet përgjithmonë nga sporti. Ky është një vendim drastik mbi Federatën Botërore dhe ne jemi tashmë kategorik, çdo sportist që kapet pozitiv, pavarësisht se VADA i ka përjashtuar të gjitha federatat, jo vetëm Federatën Shqiptare të Peshëngritjes, por të gjitha federatat në botë nga doping, ne do jemi ekspert, pasi kemi thënë që një sport i pastër na bënë fitimtar dhe më të lumtur, kur marrim medalje të arta.

Ne sapo erdhëm nga Polonia, ku morëm 6 medalje, 3 të arta dhe 3 bronzi dhe jam i sigurt 100% që këta sportistë janë stërvitur në Shqipëri dhe mbas 21 ditësh do të na vijë një përgjigje negative mbi ta.

Unë jam presidenti i dy aktiviteteve ku janë kapur pozitiv tre sportistë në Kazakistan dhe tani Evangjeli Veli. Evangjeli Veli ka bërë 9 deri në 11 kontrolle nga VADA në mënyrë të pavarur për vitin 2022 dhe testi i fundit ka qenë gjashtë ditë para europianit.

Pra, sportistja Veli ka përdorur një medikament ose ampul në momentet gjatë zhvillimit të europianit dhe mund t’ju them dhe e kam të vërtetuar që një trajner grek, Odise Dhima, ka qenë prezent në shoqërinë, në hotelin ku ka qenë të grumbulluar Evangjeli Veli, trajneri i saj dhe një sportist tjetër që kapëm pozitiv po ne, Federata Shqiptare e Peshëngritjes.

Odise Dhima është dhe vëllai i Pirro Dhimës. Unë e them mbasi kam vërtetuar, të fotografuar, momentin e takimit të sportistet tonë me Evangjeli Velin”, u shpreh Elez Gjoza në një deklaratë të dhënë për “Top Channel”.

Share208Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In