• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Enigma e Email-it që zbuloi identitetin e Ilir Metës si “bashkëpunëtor Sigurimi”

27/07/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
SHBA sytë te Gjykata Kushtetuese: Pritet shkarkimi i Ilir Metës për ta shpallur “non grata”! Ja paralajmërimi i Escobar
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Email-i që vuri në lëvizje Autoritetin për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit, përmban brenda vetes disa enigma që mund të shërbejnë dhe për ndriçimin e çështjeve të tjera lidhur me dosjet e Sigurimit të Shtetit.

Emaili ka mbritur në momentin kur Ilir Meta dorëzoi simbolikisht detyrën në pallatin e Brigadave dhe në zyrën e presidentit hyri Bajram Begaj.

Emaili, i cili është me IP nga Uashingtoni, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve, ambasadës së SHBA në Tiranë, ambasadës së BE, dhe ambasadave gjermane italiane dhe britanike.

Po çfarë përmban emali?

Email-i duket që është hartuar nga dikush që ka pasur më parë akses në dosjet e SIgurimit të Shtetit dhe ka qenë i informuar për përpjekjet për zhdukjen e dosjes së Ilir Metës, duke akuzuar për këtë Sali Berishën, për të cilin emali thotë se ka zhdukur dhe dosjen e gruas së tij me bekim të Ramiz Alisë. Një burim diplomatik që ka lexuar email i tha gazetës Tema se emaili shkruante se “me ndihmën e Sali Ram Berishës ( i cili zhduku me bekimin e Ramiz Alisë, dosjen e gruas së tij serbe) dhjetoristi i infiltruar Ilir Meta zhduku dosjen e tij”.

Por ne faqen e dyte të letrës autori shkruan se “po ja që një dorë e mistershme ka shpëtuar nga diegia e dosjes atë që duhet për ta demaskuar përgjithmonë këtë turp të Shqipërisë”.

Kjo indicie fillimisht u ishte dakur paranojake dhe qesharake, por kur dje Autoriteti konfirmoi ekzistencën e dosjes, gjithçka lë vend për reflektim.

Email në të vërtet ka qenë një sulm ndaj Genta Sulës, Drejtoreshës së Autoritetit, duke e vënë atë para presionit që ishte e emëruar e Ilir Metës në atë institucion. Në të vërtet Sula është zgjedhur me konsensus të gjerë në Kuvend, dhe kjo nuk ka lidhje me miqësinë e saj me familjen Meta. Duke spekuluar me këtë fakt, emali e vendos atë nën presion që ose të hap dosjen e Ilir Metës ose denoncuesi do bëj publike dosjen.

Në të vërtet Autoriteti ka vepruar shpejt dhe me kompetencë duke zbuluar gjurmët e dosjes së Ilir Metës në dosjen e viktimës së tij, i cili përshkruhet me emër në email. Autoriteti konstatoi me profesionalizëm se Ilir Meta përmbush kushtet dhe standardet e vendosura për një person që të quhet “Bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit” dhe lind nevoja ti korrigjojnë çertikatën e pastërtisë, gjë për të cilën ka pengesa ligjore, ndaj i janë drejtuar Kuvendit.

E vërteta mbi dosjen e gruas së Sali Berishës

Emaili po ashtu jep një indicie se gruaaj e Sali Berishës me origjinë serbe, ka qenë bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit por dosja është zhdukur qysh në vitin 1991. Nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për gruan e Sali Berishës, Liri Berisha apo nënen e saj Milica

Rama e cila ishte një serbe e Beogradit e martuar në Tiranë me babain e Lirisë.
Për të parën ka dëshmi se ka qenë e rekrutuar nga Sigurimi dhe se oficeri i Sigurimit që kishte lidhje me të, është vrarë në rrethana të paqarta në vitet 90.

Nëse bëhet fjalë edhe për Liri Berishën atëhere kjo çështje kërkon një hetim të thelluar. Dhe kjo është një çështje që mund të zbardh shumë të vërteta të hidhur atë historisë së tridhet viteve, ku Sali Berisha ka mbajtur peng gjithë klasën e ish sigurmasave duke qenë vet peng dhe i besuari i madh i tyre.

Profili i lart i Bordit të Autoriteteve Për infromim mbi Dosjet e Sigurimit

Vendimi i Autoritetit për informim mbi dosjet e Sigurimit, është një akt profesional i lart që dëshmon profilin e lart të tyre përballë një situate e cila përfshin brenda vetes shumë histori njerëzore dhe politike. Bordi ka vendosur unanimisht mbi konstatimin e faktit që Ilir Meta është bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ai po ashtu e ka provuar atë dhe në mënyra të tërthorta hetimi që janë pjesë e protokollit të tyre.

Kjo ka nxitur një reagim qesharak të Ilir Metës për zëdhënësit të tij i cili i konsideron anëtaret e Bordit “patronazhist”, në mungesë të një përgjigje për të shkuarën e vet.

Ky është një fakt plotësues që provon peshën e fajit të Ilir Metës në këtë histori.

Nga ana tjetër kjo histori nxit dyshime të mëdha për sigurinë e shtetit shqiptar pasi në krye të vendit ka qenë një njeri i shantazhueshem si kryeministër kryetar parlamenti dhe president.
Fakti që email u ka shkuar ambasadave të perëndimit në Tiranë, krijon përshtypjen se personi në fjalë mund të jetë përdorur nga qeveri jo mike të Shqipërisë, me influenca antiperëndimore, cka vërehet dhe në kursin e fundit politik të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Share221Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In