• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

Zhan Todt tregon gjendjen e Shumakerit: I ndjekim bashkë ndeshjet e Formula 1

22/07/2022
in Sport
A A
Zhan Todt tregon gjendjen e Shumakerit: I ndjekim bashkë ndeshjet e Formula 1
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Formula 1 është një sport me adrenalinë të tepruar, por mjaft tërheqës dhe një nga sportet më të bukur e më të ndjekur, por njëherësh edhe një prej sporteve ku qarkullojnë shumë para. Në historinë e Formula 1 piloti më i suksesshëm cilësohet Mikail Shumaker, shtatë herë kampion i botës, një shifër që e ka barazuar edhe britaniku Luis Hamilton.

Por Shumaker cilësohet një pilot mjaft tërheqës dhe me më shumë ndikim tek fansat krahasuar me të gjithë të tjerët. Në vitin 2013, duke bërë ski në Alpet franceze, ai rrëzohet dhe dëmton kokën. Pas operacionit ai ra në gjendje kome dhe sipas shumë urimeve, mendohet e ai ende vijon të jetë në koma, pra nuk është zgjuar.

Por të kundërtën pretendon Zhan Todt, ish-president i federatës së automobilizmit, por edhe i skuderisë “Ferrari” gjatë kohës që Shumakeri ishte në pistë me kokëkuqen italiane. Sipas tij, Shumakeri është i ndërgjegjshëm, madje së bashku kanë mundur të ndjekin edhe gara të ndryshme të Formula 1, kuptohet nga televizori.

Kështu, ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit dhe i Ferrarit, Jean Todt ka dhënë informata të reja rreth gjendjes shëndetësore të mikut të tij të afërt, Mikael Shumaker. Detajet e shëndetit të shtatë herë kampionit të botës në Formula 1 janë mbajtur sekrete që nga aksidenti që e kishte pësuar në vitin 2013 në alpet franceze.

Ai e kishte pësuar një aksident teksa ishte duke skijuar dhe më pas kishte mbetur në gjendje kome për një kohë. Nga ajo kohë, familja e ka mbajtur sekrete gjendjen e ish-pilotit gjerman. Por, informata më të freskëta për Shumin ka dhënë së fundmi Zhan Todt, i cili i ka qëndruar gjithmonë afër legjendës së Formula 1, edhe pas aksidentit të tij të tmerrshëm, i cili e kishte lënë për gjashtë muaj pa ndjenja.

“Mua nuk më mungon Mikael. Unë mund ta shoh atë. Por, natyrisht, ajo që më mungon është ajo që jemi mësuar të bëjmë së bashku”, u shpreh Todt për televizionin gjerman “NTV”.Francezi madje ka dhënë lajme edhe më të mira, duke insistuar se Shumaker është në gjendje të jetë në rrjedha për sezonin aktual të Formula 1, duke konfirmuar se dyshja i shikon garat së bashku. “Po, është e vërtetë. Unë i shikoj garat bashkë me Mikael”, shtoi Todt.

Mikael Shumaker konsiderohet si njëri prej sportistëve më të mirë në histori. Pasi e mbylli karrierën e suksesshme me Ferrarin dhe Mercedesin, ai iu përkushtua pasioneve të tij, skijimit dhe lëshimit me parashutë. Por gati një dekadë më parë ai u aksidentuar dhe pasojat që pati dihen tashmë. Interesant është fakti se familjarët dhe të gjithë të njohurit e mbajnë sekret gjendjen e tij shëndetësore

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In