• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Të hanë paratë pastaj… të urrejnë me dashuri! Lulzim Basha, Argita Berisha dhe Abi i saj pregatitur në një kazan si specialista, me paratë e George Soros!

11/07/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
Të hanë paratë pastaj…  të urrejnë me dashuri!  Lulzim Basha, Argita Berisha  dhe Abi i saj pregatitur në një kazan si specialista, me paratë e George Soros!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Duke i hedhur një sy regjistrave të raporteve financiare të Fondacionit Soros, del në pah se njerëz të afërt të Partisë Demokratike kanë përfituar fonde dhe bursa studimi nga Soros.

Dokumentat tregojnë se në vitin 1994 Jamarber Malltezi, dhe Argita Berisha, dhëndri dhe vajza e Sali Berishës, kanë shkuar për trajnime falas në Gjermani me paratë e Sorosit. Shuma e shpenzuar për udhëtimin e tyre ka qënë 2332 dollarë.

Po këtë vit Klubi Studentor ‘Perla’ që drejtohej nga Malltezi dhe Argita Berisha, kanë bërë aktivitete trajnimi një javore me të rinj ambjentalistë. Dhe për këtë kanë marrë nga Soros, plot 7350 dollarë.

Por fondacioni ka pasur edhe programe partneriteti me universitete të ndryshme europiane për ti dhënë bursa studime studentëve shqiptarë. Në mes studentëve që kanë marrë këto Bursa, kanë edhe politikanë të njohur sot.

“Zoti Basha ka marrë bursë studimi në Hollandë. Zoti Taulant Balla ka marrë mbështetje, Grida Duma ka qenë në Universitetin për Europën Qëndrore dhe Lindore. Zoti Gent Ibrahimi ka qenë në këtë Universitet”, tregon Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros.

Por le t’i referohemi përsëri raporteve financiare vjetore të Fondacionit.

Në vitin 1995, përmes fondacionit Soros, kanë studiuar falas në Universitetin e Utretit në Hollandë këta studentë:

1.Aurela Isufi (sot Bashkëshortja e Lulzim Bashës) – në degën Arte dhe Shkenca Humane.

2.Eris Hoxha – ish deputet i PD – Shkenca Ligjore.

3.Anila Peri- Gjeografi Politike.

Ndërkohë në vitin Viti 1996 lista shtohet edhe me 2 emra të tjerë:

Lulzim Basha dhe Auron Cela.

Raportet janë me të njëjtët emra, deri në vitin 1998. Në raportin e këtij viti jepen edhe kostot e studimeve për secilin student. Secili prej tyre përfitonte 7324 dollarë. Që në 3 vite bëjnë afërsisht 22 mijë dollar2.

Në vitin 1999, Jamarbër Malltezi ka përfituar një bursë të pjesshme, prej 1500 dollarësh për studime në SH.B.A.

Po në vitin 1999, shoqata e Argita Berishës, “Perla” ka marrë fonde nga Soros për projektin ambjentalist “Njohja e Thesareve të Bregdetit” me vlerë 3870 dollarë.

Ndërsa në vitin 2000, sërish “Perla” e familjes Berisha, ka marrë 4900 dollarë me projektin “Pjesemarrje e Komunitetit në Nivel Lokal”.

Përsa i përket Bursave të studimit, duhet sqaruar se këto asnjëherë nuk jaën dhënë për politkanë. Por janë dhënë për student shqiptarë.

“Asnjë politikan shqiptar nuk ka marrë bursë, nga fondacioni, bursë studimi flas. Ata që kanë marrë në atë kohë kanë qenë student. Ne nuk mund të parashikonim që ata do të vinin në politikë. Ky diskutimi i bursave është bërë absurditeti. Nuk lidhet me misionin e fondacionit. Ne japim bursa për studentët shqiptarë”, tregon Andi Dobrushi, Drejtor Ekzekutiv, Soros./Top story

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In