• Kontakt
Saturday, July 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Nostalgji brezash: Djemtë e rrugës “Broduej” dhe dy rrugët kryesore të “Tironës” (Foto)

07/06/2022
in Nostalgji
A A
Nostalgji brezash: Djemtë e rrugës “Broduej” dhe dy rrugët kryesore të “Tironës” (Foto)
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një shprehje thotë: “Disa tironca, po t’i gërvishtësh pak, dalin dibranë.”

Fillimi i shekullit të XX, menjëherë pas shpalljes së Pavarsisë në vitet 1912-1913, do të shënonin dhu nën serbe ndaj popullsisë shqiptare që jetonte në zonën e Dibrës së Madhe.

Në valën e parë të emigracionit të dibranëve, ku praktikisht ata u përzunë dhe qyteti për shumë pak kohë u zbraz i gjithi, një grup ndoqi rrugën Dibër-Strugë-Elbasan dhe Tiranë, ndërsa tjetri atë Dibër-Mat-Shkallë e Tujanit.

Dibranët u vendosën në disa pjesë të Tiranës kryesisht në lindje të qytetit, në zonën në të djathtë e të majtë të “Xhamllikut”, por edhe në pika të tjera si: tek “Namazgjaja”, “Selvia”, rruga “Qemal Stafa”, “Hoxha Tahsim” dhe “Pazari i Ri”. Popullsia e emigruar, bleu truallin ku ndërtoi banesat, duke krijuar me kohën atë që sot njihet si lagja dibrane ose e thënë ndryshe “Mëhalla e dibranëve”.

Dibranët respektuan bujarinë, dashamirësinë dhe mikpritjen tiranase. Ata u integruan në qytet, duke i shtuar vlerat e kulturës, zakoneve, dokeve dhe traditave dibrane. Nga ana tjetër edhe tiranasit si popullsi mikpritëse, falën shumë dashuri dhe shpejt, këto dy komunitete bashkëpunuan dhe bashkëjetuan me njëri-tjetrin.

Tiranasit dhe dibranët u kryqëzuan në martesa dhe në harmoni, ndërtuan një nga lagjet më dinamike dhe të gjalla të Tiranës. Ustallarët duarartë dibranë, të njohur për zotësitë e tyre të veçanta në ndërtim, ndihmuan tiranasit të riparonin e ndërtonin shtëpitë e tyre, që deri në atë kohë në pjesën më të madhe ishin të ndërtuara me qerpiç.

Ndryshimet e formës dhe peizazhit historik të kësaj rruge do të fillonin pas viteve ‘60-të, menjëherë pasi u prish Pazari i Vjetër, dhe në hapësirën e tij u ndërtua e Pallati i Kulturës. Më prishjen e rrugës Broduej për t’i hapur vend ndërtimit të 15- katëshit (Hotel Tirana) dhe Pallatit të Kadaresë, kjo rrugë do të transformohej tërësisht, dhe vetëm pas viteve ‘90-të do të njihej zyrtarisht si Rruga e Dibrës.

Sot nga kjo rrugë ka mbetur shumë pak. Gjurmët në territor janë pothuajse të zhdukuara tërësisht. Në brendësi të rrugës, kanë mbetur disa objekte me karakter tregtar, të cilët sjellin frymën e shekullit të kaluar sot në Tiranë, por të lëna në degradim, fati i tyre duket i përcaktuar. Një pjesë të lëna në harresë dhe shumë syresh me konflikte pronësore, këto objekte janë nën presionin e ndërtimeve shumëkateshë që po dendësojnë me shpejtësi të gjithë zonën.


“Hotel VJOSA” MAPO”, dhe dyqanet e famshme të rrugës Broduej

Nëse do ta përshkruanim sot atë rrugë, çka e bënte interesante, të preferuar dhe madje kryesore në veçanti pas viteve ‘60, ishin dy anët e saj me dyqane, berberhane, rrobaqepësi, hotel, birrari, farmaci gjithçka nevojitej në qytet.

Në atë rrugë kishte edhe një MAPO, të ashtuquajturat Magazina Popullore, me një fluks dhe frekuentim të madh. Të gjithë do të kryqëzoheshin një herë në “Broduej”. Gjimnazistët, sidomos ata të “Sami Frashërit”, por edhe studentë të fakulteteve të ndryshme, në veçanti në drekë pas mësimit, për të vijuar sërish në mbrëmje.

Pak dokumenta ka për këtë rrugë dhe objektet që krijonin fasadat e saj. Objektet e saj tregtare pothuaj janë zhdukur ndërsa vilat e Dibranëve përgjatë saj, janë në luftë me kohën. Disa syresh të braktisura, të tjera të shndërruara në sheshe kantieri, duket se rruga e Dibrës e ha humbur identitetin e saj urban.


Rruga Broduej, zona romantike e Tiranës

“Nesër prapë këtu, në “Broduej”

Edhe pse nuk kishte asgjë të ngjashme me rrugën e famshme New York-eze, për disa të rinj të Tiranës së viteve 60-70-të, që ëndërronin Perëndimin dhe ndiqnin fshehtazi modën, ishte “qendra e botës”. Sipas gazetarit Bedri Alimemeti, emri “Broduej” mund të jetë ideuar nga gjimnazistët e “Sami Frashërit” në fillim të viteve ‘60, nisur nga një libër me letërsi amerikane të përkthyer nga Vedat Kokona, në vitin 1958, ku në kopertinën e tij është vendosur “Një natë në Broduej”.

Megjithatë origjina se si iu vendos emri nuk dihet, por ajo rrugë që fillonte aty ku sot ndodhet 15 katëshi, u kthye në segmentin më të preferuar, në të cilën vitrinat e dyqaneve, shkëlqimi i dritave, jeta me zhurmë i jepnin kësaj rruge statusin e rrugës më të preferuar të kryeqytetit, ku çdo mbrëmje mbyllej me përshëndetjen “Nesër prapë këtu, në Broduej”.

Në librin e tij “Broduej i Tiranës” gazetari Bedri Alimehmeti, jep një përshkrim të detajuar të jetës së kësaj rruge kaq domethënëse për një brez i cili, në koherence me bashkëmoshatarët e tyre nëpër botë, besonte dhe jetonte me dëshirën dhe shpresën për liberalizëm dhe hapje me botën perëndimore. Ajo në pak kohë u bë simbol i një brezi dhe grupi të caktuar kryesisht djem e vajza të njohur të Tiranës, me pikëpamje moderne.

Gjurmët e fundit ë kësaj rruge, me dy vila të ndërtuara në vitet 30-të u shkatërruan në Maj 2020, për t’i hapur vendin një kulle si kokë njeriu. Hotel Vjosa, u shkatërrua më 23 shkurt 2019, me justifikimin e rezervimimit të hapësirës së tij për stacion autobusi./Konica.al

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In