• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kallëzohen në SPAK 5 funksionarë të PD për abuzimet me pronat e ushtrisë: Ja si qeveria “Berisha” u dha gjysmën e bazës së Shëngjinit në pronësi privatëve

31/05/2022
in Aktualitet
A A
Kallëzohen në SPAK 5 funksionarë të PD për abuzimet me pronat e ushtrisë: Ja si qeveria “Berisha” u dha gjysmën e bazës së Shëngjinit në pronësi privatëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi është thirrur dje në një interpelancë në Kuvend nga opozita për pronat e Forcave të Armatosura. Në seancën e djeshme në Kuvend, pati një interpelancë lidhur me dhënien me qira dhe koncesion e pronave të bazave të ushtrisë.

Nga ana e deputetëve të opozitës u tha se qeveria shqiptare po jep bazat ushtarake detare dhe ajrore për projekte turistike. Në përgjigjen e tij ministri Niko Peleshi, tha se e gjithë interpelanca është spekulative dhe se nuk është dhënë asnjë pronë me qira. Sa i përket bazës së Shëngjinit, Peleshi tha se atje ka pasur abuzime me pronat dhe se janë dërguar në SPAK 5 kallëzime.

“Një pjesë e territorit të Bazës së Shëngjinit i është regjistruar privatit në 2009. 5 kallëzime ne gjykate për veprimet e ish-zyrtareve te PD, vetëm drejtësia e re reagoi. Kemi çuar në SPAK bazën e Shëngjinit, i cili ka sekuestruar ndërtimin.

Ndërtimi në bazën e Shëngjinit me leje të kryetarit të bashkisë së Lezhës në kohën në PD. Dhënia me qira e Gjirit të Limionit është bërë sipas ligjit. Nëpërmjet qiradhënies, Forca Detare do të përfitojë një investim të ri, modern, pa kosto financiare. Baza në Saranda mbetet brenda Planit të Përhapjes së FA”, tha ai.

Peleshi i përgjigjet opozitës

Ndërkohë, duke iu përgjigjur akuzave të deputetëve të opozitës, ministri Peleshi tha se PD e ka nxjerrë godinën e SHQUP nga Plani i Përhapjes së FA brenda 24 orëve. Peleshi, deklaroi se pas vitit 2013 janë privatizuar 50% më pak prona të Forcave të Armatosura se sa para këtij viti. Duke i cilësuar spekulative të gjitha deklaratat e opozitës ai iu përgjigj interesit për bazën ushtarake të Kuçovës:

“Është shumë pozitive për sigurinë tonë kombëtare dhe rajonale sidomos pas agresionit rus në Ukrainë që ka ndryshuar skenën e sigurisë. Sot që e kemi këtë bazë në rajon, jemi krenarë sepse është një arritje e kohës, e kësaj qeverie e cila ka ditur të punojë me strukturat euroatlantike me NATO-n dhe po e bëjmë realitet. Ne nuk i vendosim mbiemra politikë këtyre zhvillimeve as me një mandat qeverisjeje, por kanë të bëjnë me sigurinë kombëtare dhe me vjen keq që po spekuloni.

FA trashëgojnë asete të një ushtrie të para vitit ‚90. Realiteti ka ndryshuar por nuk është kollaj të ndryshojë me pronat e ushtrisë. Sot që flasim kemi 1372 prona në emër të FA. Një pjesë e tyre janë vënë në dispozicion të zhvillimit. Sepse nuk janë në mundësitë tona për t’u përhapur në një numër të tillë pronash. Jemi në një kohë tjetër. Jemi pjesë e NATO-s.

Na duhet që këtë numër të madh pronash ta vëmë më efiecencë, jo ta vëmë thjesht në vëzhgim. Çështja e dhënies së pronave në përdorim të investitorëve nuk është mëkat, por detyrë që na e cakton ligji”, tha ai. Në shpjegimin e tij, Ministri i Mbrojtjes tha se para 2013 janë privatizuar prona brenda bazave të FA.“Prona e dhënë me qira në 2014 në Urën Vajgurore nuk ka qenë në Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura. Një kompani ka shprehur interesin për ta marrë me qira.

Nuk janë prona që jep ministri apo kryeministri. Në atë tokë nuk ka ndodhi investimi. Komando e forcës ajrore ka bërë kontrollin dhe i ka kërkuar ministrisë së Ekonomisë të prishë kontratën. Ministria e Ekonomisë e çmon vetë nëse është në kushte të prishjes së kontratës. Sugjerimin e kemi bërë pasi investimi nuk ka filluar”, sqaroi ministri Peleshi.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In