• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

“Broja i ngjan Leaos, i pandalshëm për çdo mbrojtës”, krahu i djathtë i Edi Rejës sponsorizon sulmuesin: Mund të jetë ideal për Napolin

17/05/2022
in Sport
A A
“Broja i ngjan Leaos, i pandalshëm për çdo mbrojtës”, krahu i djathtë i Edi Rejës sponsorizon sulmuesin: Mund të jetë ideal për Napolin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Serxhio Porrini, zëvendëstrajneri i përfaqësueses shqiptare, mendon se Armando Broja mund të jetë një futbollist i përshtatshëm për Serinë A. Duke folur për “TMW’, ai ka analizuar sulmuesin i cili po ndiqet me interes nga Napoli dhe ka shpjeguar se pse mund të jetë ideal për këtë skuadër.

“Si është Broja? Nga viti i kaluar te ky aktual, është rritur jashtëzakonisht shumë. Te Sauthemptoni, pas një fillimi të vështirë ku duhej të ambientohej e të kuptonte kërkesat e trajnerit, më pas shpërtheu. Është një sulmues që cilësinë më të madhe e ka te progresioni, sidomos te ai me topin në këmbë.

Është një lojtar i cili me krahasimet e rastit mund të cilësohet alla-Leao. Një lojtar i cili kërkon hapësirë dhe kur shkëputet, bëhet i pandalshëm, sepse ka këtë shkëputje, këto metra të parë ku me të vërtetë mund të vërë në vështirësi çdo lloj mbrojtësi.

Është më pak i aftë në ndërtimin e aksionit me shpinë nga porta, të lejojë skuadrën të dalë para, etj. Por është një lojtar i cili në hapësirë bëhet shkatërrimtar. Është i ri dhe nuk habitem që pas një sezoni të tillë të ketë interesimin e shumë skuadrave, sidomos të një skuadre si Napoli.

A mund të përshtatet në Itali? Në fillim mendoj se në kampionatin italian kanë vështirësi të gjithë. Ndonëse për momentin kampionati italian nuk është ndër më të mirët, për sulmuesit mund të bëhet i vështirë për shkak të takticizmit që mbizotëron. Por ai ka disa aftësi që nuk i përkasin shumë lojtarëve e sulmuesve, këto janë dhunti që mund të shkaktojnë dëm në çdo lloj kampionati.

Në Itali është e vërtetë që ka ndeshje të bllokuara, por ka edhe momente ku ka shumë, shumë hapësira. Ndaj mendoj se të shkojë në një skuadër si Napoli që luan me topin në tokë e mbërrin në sulm me topin në tokë, mund të jetë lojtari ideal”, tha Porrini në intervistën e tij.

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In