• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Karikaturisti Kapexhiu, “Bepini” i Berishës: S’besoj tek SHBA! Si mund të jetë i korruptuar Berisha? Ai meriton të jetë lider se është i freskët

02/05/2022
in Aktualitet, Debat
A A
Karikaturisti Kapexhiu, “Bepini” i Berishës: S’besoj tek SHBA! Si mund të jetë i korruptuar Berisha? Ai meriton të jetë lider se është i freskët
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një prej risive të listës së re të anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që u zgjodhën ën Kuvendin e organizuar nga Berisha ishte emri i artistit Bujar Kapexhiu. Ai shpesh është parë krah PD, edhe kur ajo drejtohej nga Basha, ndërkohë që mbahet mend për shfaqjen krah Presidentit Ilir Meta në mitingun që ai thirri më 2 mars 2020.

Kapexhiu ishte i ftuar sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv për të folur mbi zgjedhjen e tij në organin e dytë më të rëndësishëm drejtues të PD.

Sipas tij 35 deputetë që nuk iu bashkuan Kuvendit të Berishës patën presion nga ndërkombëtarët.

“Dikush e quan çarje, dikush e quan braktisje. Unë do ta quaja krisje që mund të rregullohet mjaft mirë. Të dyja palët reklamojnë, diskutojnë dhe bëjnë ofertën për bashkim dhe çuditërisht aq më shumë largohen. Po të kishin ardhur në Kuvend, çfarë do të ndodhte? Pse nuk ishin? Më mirë se të gjithë e dinë ata.

Unë jam shumë i sigurt se ka pasur presion, nga ndërkombëtarët. Për qëllime të mbrapshta. Deputetët për interesa personale pas presionit të ndërkombëtarëve. Për të ruajtur karrigen e tyre që mua më vjen keq por do ta humbasin. E ardhmja nuk është e tyre. Ata duhet të vinin aty në Pallatin e Kongreseve. Ajo sallë do t’i mblidhte dhe ata që kishin mendime të kundërta. Ç’të keqe do të ishte të vinin dhe ata dhe të flisnin aty mendimin e tyre?”, tha Kapexhiu, duke nënvizuar se rikthimi i Topallit, Murrizi, Hajdari e të tjerët është një gjë shumë e bukur.

Për të shpallja e Berishës ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është absurditet, ndërkohë që thotë se s’ka asnjë problem që ish-Kryeministri nuk shkon dot

“Nuk lejohet të shkojë në Amerikë, atëherë të mos shkojë atje. Mua më duket kjo absurde. Unë nuk e besoj që Berisha është i korruptuar. Ka pasur të tjera gabime dhe të tjera qëndrime. Ne i jemi mirënjohës dhe të detyruar ndaj SHBA-ve por edhe neve kemi gardhin e rregullave dhe ligjeve të tona, për të cilat i lutemi të tjerëve të mos ndërhyjnë!

Mund të japin këshilla por jo urdhra. Vangjush Dako është ‘non grata’, unë e kam mik, se kuptoj pse është shpallur i tillë. Me betonjere do ta sulmojë ai Amerikën? Lulzim Basha ka qenë gabimi më i madh në të gjithë linjën e Partisë Demokratike. Unë e kam shumë shumë mik. Por ai bëri shumë gabime.

Unë i pata thënë që nëse nuk fut të rinj në parti unë do të jem i pari që nuk të votoj. Duheshin të rinj që kanë një lloj personaliteti”, tha Bujar Kapexhiu në emisionin ‘Sot live në Shqipëri’ me gazetarin Andi Kapxhiu.
Ai thotë se është i sigurt se Berisha do të jetë kryetari i ri i Partisë Demokratike.

“Unë jam i sigurt se do të zgjidhet Sali Berisha për kreun e partisë, por ama ka edhe kandidatë të tjerë. Kanë edhe ata pretendime. Deri tani askush s’ka asnjë emër se kush mund të jetë në vend të Berishës, por ky proces mund ta nxjerrë një njeri të spikatur”, tha ai.

Sa i përket procesit të zgjedhjes së Presidenti Bujar Kapexhiu shprehet se Rama do të tregonte burrëri nëse do ia linte atë opozitës.

“Nëse Presidentin do t’ia linte opozitës, kjo do të ishte burrëria e tij. Kjo do t’i shkonte edhe karakterit të tij. Unë i bën thirrje si mik që le ta bëjë sepse do t’i jepte vlera vetes dhe do të ç’tensiononte këtë situatë konfliktuale ku jemi. Jemi kaq pak dhe kemi kaq shumë konflikt”, tha ndër të tjera anëtari i zgjedhur i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Kapexhiu.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In