• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

“Shkoj nëpër vila, ça nuk ndodh”! Ben Blushi rrëfen takimin me fotografin: Mblidhen vajza në grup, çmenduri…

23/04/2022
in Blog
A A
Arsyet pse Ben Blushi dha dorëheqjen nga drejtimi i Top Channel nuk dihen!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ben Blushi

Para disa ditësh isha në Durrës. Te Adriatiku.

Bëhej një dasëm. Një fotograf po fotografonte nusen dhe dhëndrin. Unë i fotografova të tre. Edhe nusen. Edhe dhëndrin. Edhe fotografin.

Pastaj u ula për një birrë. Ouu, tha dikush drejtori im, kush je, e pyeta. Ta pi një birrë me ty tha, jam Marengleni, fotografi.

A di nga vjen emri Marenglen, e pyeta. Unë e di,tha Marengleni, po kamarieri nuk e di. Ky ka një emër me tre emra, i thashë kamarierit.

Si mund të jenë tre emra në një emër, pyeti kamarieri, Marenglen është bashkimi i emrave të tre komunistëve më të famshëm të globit, thashë unë.

Po, tha Marengleni,unë jam shkurtim i Marksit, Engelsit dhe Leninit.

Ou, cfarë emri tha kamerieri, po Stalini ku është? Epo bashkë me Stalinin emri im dilte shumë i gjatë, tha Marengleni.

Në fakt vetëm Stalini ka jetuar si komunist thashë unë. Marksi dhe Engelsi ishin të pasur.

Drejtor, tha Marengleni edhe ti bën fotografi por nuk jeton si fotograf.

Po, thashë, unë bëj fotografi por nuk jam fotograf.

E shef, tha Marengleni, kisha të drejtë. Po ti si jeton, e pyeta?

Unë bëj fotografi, tha, më ftojnë nëpër dasma nëpër evente. Po kjo dasëm ishte? Jo, tha, këta janë martuar para disa vitesh, tani po festojnë shtazëninë e dytë të gruas.

Pse edhe këto festohen tani, e pyeta

Shumë, tha Marengleni, shyqyr që mbeten njerëzit me barrë që kemi punë!

Cfarë eventesh shkon, e pyeta, ekspozita, filma, sfilata, përurime dyqanesh? Jo jo, tha Marengleni, më mirë se kaq.

Ca ka më mirë se kaq?

Shiko, tha, mblidhen 10 vajza bashkë, marrin një vilë me qira dhe një dj dhe bëjnë party.

Edhe, thashë unë?

Edhe unë i fotografoj, tha.

Po ca ndodh aty, e pyeta?

Ca nuk ndodh, tha Marengleni, dehen dhe cfarë nuk ndodh deri në mëngjes.

Po ti rri gjithe natën me ato?

Sigurisht, tha Marengleni.

Po a je i martuar?

Jam, tha Marengleni.

Po në shtëpi cfarë i thua gruas kur shkon në mëngjes?

Tani është mësuar, tha, por në fillim kisha probleme, bëhej xheloze. S’ka faj, thashë unë, të rrish me 10 vajza në një shtëpi gjithë natën. Drejtor kjo është pjesë e punës, tha Marengleni.

Marenglen kur kam qenë drejtori jot?

Në televizion, tha Marengleni.

Po pse nuk je më aty?

Jo, tha Marengleni më paguaje shumë pak, ika.

Ku ike, pyeta?

Nëpër dasma, në vila, në evente, fitoj dhjetë herë më shumë.

Sa mirë e ke bërë,i thashë

Të të bëj një foto me aparat, pyeti Marengleni?

Ma bëj, i thashë.

Do ta coj, tha Marengleni.

Do ta nxjerr në instagram i thashë, foto nga Marengleni

Nxirre të jap leje, nxirre,

Faleminderit për lejen Marenglen.

Më vjen keq, tani duhet të iki.

Ku do ikësh?

Kam një event sonte në një vile, mblidhen disa vajza do jetë super.

Bëfsh qejf, i thashë dhe mos e mërzit gruan.

A do të vish dhe ti, tha Marengleni?

Unë nuk jam fotograf, i thashë, nuk më pranojnë.

Cke ti, tha Marengleni, të marr unë tani jemi kolegë.

Share222Tweet139


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In