• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Kurthi i Ramës me daullet e tërmetit dhe tërmeti i Ahmetajt

22/04/2022
in Blog
A A
Kryetari i PD Golem: “Ju komunistët do bëni shtëpi për vete dhe ne do na lini rrugëve”! Sot mori celsin i pari mes 150 përfituesve nga rindërtimi pas termeti
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ka disa muaj që Edi Rama shëtit me një tufë të madhe çelësash në xhep. I shpërndan ato në Tiranë, Durrës, Kavajë, Mamurras, Laç, Kamëz, Shijak apo në Golem e gjetkë.

Dy vjet më parë vizatonte projekte në 3D dhe dëgjonte kritikët e tij që e akuzonin dhe njëherë si përherë, si rob të formës mbi përmbajtjen, si mjeshtër të fjalës, por jo të veprimit duke pritur t’i vijë dita që të shpaguhej me analfabetët që flasin me ton akademikësh.

Tashmë, duke shpërndarë apartamentet e reja, të ndërtuara apo të rindërtuara mbas tërmetit të nëntorit 2019, ai ka ngrehur kurthin model për kundërshtarët e tij. Një çark në të cilin, më shumë nga ligësia se nga padija, më shumë nga verbimi prej urrejtjes se miopia klasike, kanë rënë të gjithë.

Edi Rama ju imponoi veten njëkohësisht edhe atyre që e duan me pahir në partinë e tij, edhe sfidoi kundërshtarët nga pozitat e forces, për mandatin e katërt me hir apo me pahir.

Në Lezhë ishte stacioni i fundit në rradhë dhe aty e pritën sipas mënyrës që shqiptarët presin gjithmonë udhëheqësin e rradhës: valle me ritmin e daulles. Pa dashur t’ja dinë se daullet bien sot, por do të dëgjohen së paku, tre vjet më pas.

Atëherë kur të vijnë zgjedhjet e rradhës dhe kur Rama do t’u imponohet, të vetëve dhe kundërshtarëve, me provën reale se ai lidh formën me përmbajtjen dhe se hendeku i tij mes të thënës dhe të bërës është i ngushtë, sa vijëza ku futet fleta e votimit. Por edhe kjo është vetëm kronikë politike. Eshtë lajm i ditës për publikun dhe “nder” i jetës për të dëshpëruarit nga tërmeti.

I vetëdijshëm që kush iku atë mbasmesnatë nëntori nuk kthehet më, ai shenjon se ata që mbeten pas, fituan shtëpi të reja. Në fakt, kjo është vetëm ajo çfarë duket dhe deri më sot, askush nuk ka folur për një standart të ri që u vendos, për një lartësi steke, të cilën, kryeministri i fundit të mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit të parë, e ngriti për t’ja bërë jetën të vështirë cilitdo pasardhësi të tij.

Duke nisur me të vetët që janë të gatshëm të betohen në publik se Rama është bekimi dhe kushti i vetëm për të marrë dhe qëndruar në pushtet dhe duke përfunduar tek kundërshtarët që duket se janë mallkuar pa kushte. Nesër, në të njëjtat rrethana – Zoti mos e dhëntë – nëse bie një tërmet tjetër, kreu i rradhës i qeverisë do të duhet të bëjë bashkë premtimin me veprimin kur të thotë mes rrënojave: Ne nuk do t;ju lemë vetëm! Shteti do t’jua ndërtojë shtëpitë nga e para! Më të mira sesa ishin dhe falas!

Dhe pastaj duhet të dalë nëpër botë si lypës luksoz, siç thotë ai që ka luksin të bëjë populistin nga halli dhe të gjejë një miliard e kusur euro keqardhjeje dhe solidariteti nga një dynja që po e njeh gjithmonë e më pak edhe keqardhjen, edhe solidaritetin.

Pastaj duhet të shpikë Arben Ahmetajn e tij, që të gjëmojë me letra në duar, llaçin dhe tullat që duhen për ndërtim, pastaj duhet të shndërrojë në Benz gjerman, makinën e përgjumur me avull të pushtetit lokal, ku veç Erionit të Tiranës e ndonjë tjetri, të tjerët vetëm nxjerrin avull; dhe pastaj të shkojë në aheng me daulle dhe valle me daulle të njerëzve që e shohin nga xhepat. Aty ku kryeministri i rradhës duhet të fshehë çelësat e shtëpive, si gjyshet karamelet për nipërit. Me një diferencë: çelësat janë karamele që ëmbëlsojnë në breza dhe janë të shtrënjta për qamet. Dhe me një detyrim, transparencë për mënyrën si u shpenzuan qindarkat që të gjitha bashkë do të kalojnë miliardin e eurove.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In