• Kontakt
Tuesday, June 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Dosja/ Gjyqtarja Fida Osmani mori 3 shtëpi tek kompania që i shqyrtonte çështjet, fshehu zyrën; Vetingu i zbulon korrupsionin dhe pazaret, drejt shkarkimit në 27 prill

22/04/2022
in Aktualitet, Dosja X
A A
Dosja/ Gjyqtarja Fida Osmani mori 3 shtëpi tek kompania që i shqyrtonte çështjet, fshehu zyrën; Vetingu i zbulon korrupsionin dhe pazaret, drejt shkarkimit në 27 prill
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjyqtarja e ‘avionit’ Fida Osmani mbyll me turp karrierën në drejtësi, përdori mantelin për të shtuar shtëpitë. A do procedohet penalisht nga prokuroria? Pasuri të dyshimta, fshehje pasurie, pazare dhe gjyqe në avion

Gjyqtarja e Tiranës Fida Osmani do ta mbyllë me turp karrierën në drejtësi, duke u shkarkuar nga detyra si e korruptuar. E njohur për vendime skandaloze, pazare dhe gjyqe në avion, Fida Osmani pritet të shkarkohet nga detyra në 27 prill 2022 si e korruptuar dhe për përdorimin e çekiçit të drejtësisë për t’u pasuruar.

Fida Osmani doli dje para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me dosjen e hetimit, ndërsa si avokate kishte marrë Antoneta Sevdarin, e cila është shkarkuar nga detyra si prokurore për probleme me pasurinë.

Sipas dosjes hetimore, Fida Osmani ka përdorur detyrën e gjyqtares për t’u pasuruar dhe për të shtuar pasuritë e palujtshme. Gjyqtarja kishte porositur tre apartamente në Tiranë dhe Durrës tek një kompani ndërtimi, të cilës i shqyrtonte çështjet. Hetimi nga Vetingu ka zbuluar një aktivitet të mirëfilltë korruptiv të Fida Osmanit, e cila shtoi pasurinë me vendime në konlikt interesi.
Në fakt nuk kemi të bëjmë thjesht me konflikt interesi, por me shpërdorim detyre dhe korrupsion nga Fida Osmani. Gjyqtarja i shqyrtonte paditë kompanisë së ndërtimit, ndërsa në këmbim merrte apartamente. Bëhej një kontratë sikur këto apartamente i blinte, por Komisioni i Vetingut ka zbuluar se Fida Osmani nuk e mbulonte me para të ligjshme vlerën e shtëpive. Kështu krijohen dyshime të arsyeshme se vlera e shtëpive në kontratë ka qenë formale dhe fiktive.

Komisioni i Vetingut ka konstatuar se Fida Osmani nuk mbulon me burime të ardhurash të ligjshme asnjë nga pasuritë e deklaruara.

Nga dosja rezulton se Fida Osmani ka fshehur edhe një zyrë në Tiranë, duke mos e deklaruar për 3 vite me radhë. Gjyqtarja nuk justifikon as edhe një makinë Benz.

Komisioni i Vetingut ngriti dyshime edhe për fshehjen e një vile nga burri i gjyqtares, Kujtim Osmani, në bregdet. Çdo pasuri e deklaruar nga Fida Osmani rezultoi me probleme serioze.

Fida Osmani njihet ndryshe edhe si gjyqtarja e ‘avionit’. Osmani është damkosur më parë nga KLD-ja me masë disiplinore sepse bënte gjyqe në avion dhe jashtë shtetit, madje merrte edhe vendime sikur të ishte në sallën e gjyqit.

Duhej shkarkuar dhe marrë e pandehur për falsifikim procesverbalesh, papërgjegjshmëri, dhunim të të drejtave të palëve në proces dhe denigrim të figurës së gjyqtarëve, por Fida Osmani vijon të bëjë ‘drejtësi’ me çekiçin KÇK.
Në shtator të vitit 2012, KLD-ja e Bujar Nishanit dhe Eduard Halimit e thirri Fida Osmanin për të dhënë llogari se si ka mundësi që i zhvillonte gjyqet në një kohë kur ishte në avion.

Fida artikuloi disa justifikime qesharake dhe denigruese për figurën e gjyqtarit.

Gjyqtarja implikoi në atë kohë edhe bashkëshortin e saj, Kujtim Osmanin, në skandalin e zhvillimit të gjyqeve në ajër.

Duke u tallur me ish-KLD-në e degraduar, Fida Osmani tha se burri i saj shkonte më përpara dhe kalonte pasaportën e vet dhe të saj në sistemin TIMS, që të mos vonoheshin. Më pas, kjo mbaronte gjyqin dhe nisej si ‘Spiderman’ për të kapur avionin.
Me këtë alibi qesharake, ajo implikoi edhe Kujtim Osmanin, pasi pasaporta nuk mund të kontrollohet në aeroport vetëm nëse burri i saj ka arritur të korruptojë kontrollin.

Prokuroria çuditërisht nuk u investua për të hetuar këtë çështje, ku doli në pah shpërdorimi i detyrës, falsifikimi i procesverbaleve të seancave gjyqësore etj./Pamfleti

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In