Nga Mitro Çela
Kishte nisur fushata e zgjedhjeve të vitit 2000. Mua më ra “shansi” të ndiqja mitingjet në Tepelenë. Ja edhe qyteti në brinjë të kalasë. Sheshi plot. Në tribune hipi Sali Berisha. Sheshi buçiti. Unë si i butë, përfundova në një kafene buzë rrugës. Afrohen dy burra, të dy nga Progonati. Kur merrte frymë njeri, fliste tjetri:
-E doni një llaf bombë! Progonatin do e marrë socialistja! Dëmin e bëmë vetë? Kandidati ynë nuk duhet të jetë as nga fisi Kërmaj e as nga fisi Qënaj! Kur bëmë mbledhje, një djalë i Qënaj sa nuk e “kafshoi” një burrë plak nga të Kërmaj! Këtë problem mund ta zgjidhë vetëm Sali Berisha, duke pasur në krah Jozefinën!…
…Një javë pas botimit të kronikës, takova Demirin. Me origjinë nga Tepelena. Banues në Tiranë. Dikur komisar policie. Pastaj mësues në Peshtan të Tepelenës. Më thotë i shqetësuar:
– Takova një burrë nga fisi i Qënajve. Ishte tërbuar. Më thotë: O do t’ia bëj turinjtë përshesh Mitros… O nënën?!
Qava hallin me Filipin. Më tha:
-Për moshën që ke, nuk të mban lëkura grushte. Zgjidh variantin e dytë.
Me këtë këshillë të dy u futën në kafene. Në një tavolinë qëndronte Demiri me burrin nga fisi i Qënajve. I thashë:
-Mamaja, 88-vjeçare dhe 40 vjet vejushë, ka dy javë që po pret me këmbë përpjetë!…
U befasua…U turpërua… Se kam thënë!… E ke thënë. Dëshmitar: Demiri… Nuk e priste. U skuq… Që nga ajo ditë jemi bërë miq.