• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kush do fitoi?! SPAK nuk i ndahet Tahirit por kërkon në Gjykatën e Lartë … atë që ka kërkuar Tahiri

20/04/2022
in Aktualitet
A A
Shtyrja e gjyqit ndaj Tahirit, flet avokati: Po bëjnë sajesë për ta implikuar dhe larguar nga skena politike
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazeta “Sot” siguruar kërkesën e plotë të SPAK për rekursin që ka bërë në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

SPAK e konsideron vendim të gabuar që ish ministri Tahiri të dënohet vetëm për shpërdorim detyre, por se ka prova të mjaftueshme që ai të përballet edhe për veprat penale të trafikut të drogës dhe grupit të strukturuar kriminal.

Për këtë arsye SPAK kërkon prishje të vendimit të Apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me një tjetër trup gjykuese.

Kjo kërkesë pavarësisht argumentave dhe fakteve kundershtuese të palëve është e njënjtë me rekursin që ka bërë avokati i Tahirit Maksim Haxhia madje kjo e favorizon më tepër Tahirin i cili ka kërkar të gjykohet në të gjitha shkallët me trup tjetër gjykues

SPAK përsërit të njenjtën akuzë pa paraqitur asnjë provë apo fakt, madje duke përdorur si fakte përgjimet e hedhura poshtë nga drejtësia italian dhe të gjithë këto të inskenuara.

Saimir Tahiri u dënua për shpërdorim detyre , por sipas SPAK ish ministri ka kryer veprat penale të trafikimit të narkotikëve dhe grupit të strukturuar kriminal duke u krijuar kushtet dhe lehtësira anëtarëve grupit kriminal të Moisi dhe Florian Habilajt.

Në rekursin e SPAK thuhet se Moisi dhe Florian Habilaj ka pasur mbështetjen e efektivëve të shtetit duke u krijuar lehtësira në kryerjen e trafikut të drogës drejt Italisë.

Këto lehtësira sipas SPAK është e faktuar në episodet e dokumentuara të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Itali. Gjithashtu SPAK thotë se është faktuar se mes Moisi dhe Florian Habilaj dhe punonjësve të Ministrisë së Brendshme dhe policëve të Vlorës kanë pasur komunikime të vazhdueshme, që për SPAK është provë në marrëdhënien e tyre të aktivitetit kriminal.

Tahiri u dënua me 3 vjet e 4 muaj në 4 shkurt të këtij viti

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.

Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.

Sipas Gjykatës, Tahiri provohet se ka përfituar nga Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj për përfitime të padrejta dhe njëkohësisht shpërdorimi i detyrës duke dëmtuar interesat e shtetit. Saimir Tahiri po vuan dënimin në burgun e Fierit.

Tahiri e nisi “betejën” me drejtësinë në 2017

Tahiri e nisi ‘betejën’ e tij me drejtësinë në vitin 2017, kur kishte 4 vite ministër i Brendshëm, si ministri më jetëgjatë në atë dikaster. Organet e drejtësisë e vunë në shënjestër pasi autoritetet italiane goditën një grup të strukturuar kriminal në trafikun e marijuanës, që drejtohej nga vëllezërit Habilaj –të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për ‘trafik të narkotikëve’ dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm. Në shtator 2019, Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzën e prokurorisë për përfshirjen e Tahirit në trafik droge, por e dënoi atë me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim i cili u konvertua me 3.4 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Share207Tweet130


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In