• Kontakt
Sunday, January 11, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Ogur i zi në qiellin pranë kufirit ukrainas, Moska thërret bombarduesit bërthamorë

18/04/2022
in Bota
A A
Ogur i zi në qiellin pranë kufirit ukrainas, Moska thërret bombarduesit bërthamorë
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Goditja e rëndë e mbytjes së anijes “Moskva”, më e madhja e flotës detare ruse në Detin e Zi, duket sikur ka egërsuar edhe më shumë strategjinë sulmit ushtarak të Kremlinit ndaj Ukrainës.

Nata e kaluar ka përjetuar disa nga sulmet raketore më të mëdha nga fillimi i konfliktit, duke përfshirë edhe qytete në perëndim si Lviv, pak kilometra nga kufiri me Poloninë.

Por provokimet e Moskës nuk ndalen këtu. Në një lojë psikologjike që përzihet me sulmet në terren, Moska ka vendosur të japë sinjale konkrete që vendosmëria e saj në Ukrainë shkon deri aty ku mund të mendojë edhe përdorimin e armëve jo konvencionale.

Një video e shpërndarë ditën e sotme tregon disa bombardues Tupolev Tu-95, që përshkojnë qiellin pak kilometra nga kufiri ukrainas, por ende në territorin rus, në rajonin e Kalugës.

Bombarduesit Tu-95 njihen në fjalorin ushtarak edhe si “Arinj”, nga dimensionet dhe pesha e tyre domethënëse, që padyshim nuk i lejon një shpejtësi të madhe por që për dekada kanë përfaqësuar potencialin bërthamor të Moskës. Edhe pse ka pasur modernizime të shumta nder vite, bombarduesi bërthamor në fjalë nuk ndryshon shume nga prototipi i parë i ndërtuar në 1952, dhe me atë që hodhi “Zarin”, bombën me të fuqishme të prodhuar ndonjëherë.

Tejet i zhurmshëm, por me një jetëgjatësi rekord, Tu-95 mendohet të zëvendësohet vetëm rreth vitit 2040, kur do të jetë pothuajse 90 vjeçar. Në gjithë këto dekada, bombarduesi nuk është përdorur kurrë, në fushëbetejë deri ne vitin 2015, me urdhër të gjeneralit Alexander Dvornikov në territorin sirian, ku nuk hodhi bomba bërthamore por raketa Kh-101.

Gjenerali Dvornikov, “kasapi i Sirisë”, sot drejton operacionet në Ukrainë dhe ndoshta Tu-95 do t’i hyjnë në punë në javët në vijim, një ogur i zi për popullsinë civile në Ukrainë.

Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

Çfarë ndodhi në orët e saj të fundit? Aktori i famshëm thyen heshtjen për vdekjen e vajzës së tij

06/01/2026
Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

Todi Llupi, mjeshtër i madh, një nga aktorët më të dashur të estradës shqiptare

06/01/2026
Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

Sot dita e lindjes së gjigandit të filmit shqiptar, “Artistit të Popullit” Sandër Prosi!

06/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In