• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Abdylaqim Mehmeti: Nuk e duam grurin e miellin serb, se ata na kanë vrarë! Është bukë e helmuar

17/03/2022
in Aktualitet
A A
Abdylaqim Mehmeti: Nuk e duam grurin e miellin serb, se ata na kanë vrarë! Është bukë e helmuar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Abdylaqim Mehmeti, i njohur ndryshe si Kim Mehmeti, është kundër marrjes miell nga Serbia, pasi at ana kanë vrarë.

“Në këtë Ballkan shumëçka ka ndryshuar, por ka mbetur i përhershëm projekti shekullor për ta bashkuar “Botën Serbe” e për ta përçarë atë shqiptare.

Dhe ne shqiptarët thuajse gjithmonë nuk ia kemi dalë t’i dallojmë projektet që kanë pasur për qëllim bashkëpunimin mes popujve fqinjë, nga lojnat e Beogradit për ta dominuar shqiptarinë.

Pra edhe sot, pas shumë orvatjeve të dështuara, ne mbetëm peng i idesë serbe që shqiptaria ta ketë kryeqendër Beogradin dhe bota shqiptare të bashkohet brenda asaj serbe.

Në të vërtet, projekti të gjithë serbet në një shtet, së fundmi u realizuar në ish-federatën Jugosllave. Njësoj siç u realizua edhe projekti të gjithë rusët në një shtet, nëpërmjet ish-Bashkimit Sovjetik. Ndaj sot e kësaj dite, përderisa Putini “e ‘vajton” dhe bën luftë për ta ringjallur federatën ruse, Vuçiçi bënë çmos për ta ndërtuar “Serbosllavinë” e vet.

Dhe shikuar realisht, më vështirë e ka Putini ta ringjallë një Bashkim Sovjetik “të vogël” se sa Vuçiçi ta ndërtojë një “Serbi të madhe”. Edhe atë, për shkakun se Putinin e kundërshton e tërë bota, e Serbinë e përkrah Piktori. Me çka doli puna se humbjen e Kosovës, ai do e “kompensojë” me Shqipërinë e Piktorit si dhe u pa se shqiptaria u çlirua nga Serbia, por jo edhe nga shqiptarët e vet që mendojnë serbisht.

Dhe duke qenë ende nën robërinë e mendësisë se nuk vlejmë gjë pa Beogradin, na ndodh që Piktori të lëvdohet se Beogradi do e ushqejë Shqipërinë, por duke u shtirë se nuk e vëren se Serbia e bllokon Kosovën nga të gjitha anët, duke dashur që ajo të vdesë urie.

Po pra, në këtë Ballkan janë ndërruar sisteme shoqërore, e janë ngritur e rrënuar shtete, por Beogradi kurrë nuk hoqi dorë nga ambiciet që të ketë pakë det të Shqipërisë dhe shumë toka shqiptare.

Dhe kurrë nuk ka mundur atë ta pretendojë kaq hapur sa sot, sa tani kur Kryeministri i Shqipërisë i ka shpallur mendjelehtë të gjithë ata që e pyesin: pse bëhesh i varur nga gruri serb, nga buka që të helmon, nga buka e atij, i cili jo vetëm se të ka vrarë, por edhe të ka lënë pa varr”, shkruan ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In