• Kontakt
Wednesday, September 10, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Humbja e fshehtë e LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit, pse flitet për dorëheqje të Kryemadhit dhe si po e defaktorizon Berisha partinë e Ilir Metës

15/03/2022
in Blog
A A
Humbja e fshehtë e LSI-së në zgjedhjet e 6 marsit, pse flitet për dorëheqje të Kryemadhit dhe si po e defaktorizon Berisha partinë e Ilir Metës
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Ajo që para 6 marsit 2022 konsiderohej si një strehim i Sali Berishës nën çatinë Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, pas 6 marsit rezultoi e kundërta; Partia e Ilir Metës u asimilua nga Foltorja e Berishës. Për herë të parë që pas themelimit, për Lëvizjen Socialiste për Integrim me në krye Monika Kryemadhin nuk ka një rezultat konkret në një përballje zgjedhore, pasi rezultati i saj është shkrirë në triumfin e vendit të dytë të Berishës.

E qartë është se LSI-ja e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit pas 17 vitesh ka humbur statutin e saj si partia e tretë politike më e madhe në vend. Kjo duket edhe arsyeja se pse askush nuk flet për rezultatin e LSI-së si faktor politik dhe aq më tepër për dorëheqjen e kryetares Monika Kryemadhi, e cila e mori partinë me 14 % dhe e çoi në më pak se 7 %.

Në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, LSI-ja mori vetëm 6.8 % të votave, vota të cilat prodhuan 4 deputetë. Në zgjedhjet parlamentare të 2017, LSI-ja mori 14.2 % të votave, të cilat prodhuan 19 deputetë. Në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022, datë e caktuar në befasi nga Ilir Meta, LSI-ja dhe Foltorja e Berishës u bashkuan në koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, i cili mori ka marrë 31 % të votave. Nëse e marrin të mirëqenë që LSI-ja i ka ruajtur votat e 2021 edhe në 2022, lëvizja e Berishës në këto zgjedhje ka marrë 24 % të votave, 10 % më shumë se sa PD-ja zyrtare me në krye Bashën.

Por qëndrimi i Berishës dhe i rrethit të tij pas 6 marsit 2022 vë në dyshim edhe mundësisë që Lëvizja Socialiste për Integrim të ketë ruajtur rezultatin prej 6.8 % të 2021 në zgjedhjet e pjesshme lokale të 2022. Në retorikën e Foltores, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk lakohet që pas 6 marsit 2022 as si faktor politik. Foltorja e lexon 31 % të votave si një triumf personal i Berishës kundër Bashës, duke shpërfillur kështu rolin e partisë së Ilir Metës.

Ndërkaq, mbetet e paqartë se i do të rreshtohet Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale të vitit 2023, nëse do të ruajë identitetin si parti apo do të shkrihet në lëvizjen e Sali Berishës. Ky i fundit synon të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, nga e cila është përjashtuar, por në kushtet e rezistencës së Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen, mbetet i hapur opsioni që ‘Shtëpia e Lirisë’ të shndërrohet në parti politike./ Shqiptarja.com

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Kujtojmë  82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë  Sulejman Dibra

Kujtojmë 82 vjetorin e lindjes të aktorit të heshtur dhe pabujë Sulejman Dibra

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In