• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Tregtarët e mallrave dhe partitë politike po bëjnë biznes në dëm të qytetarëve: Stop matrapazëve dhe babëzisë

14/03/2022
in Aktualitet
A A
Tregtarët e mallrave dhe partitë politike po bëjnë biznes në dëm të qytetarëve: Stop matrapazëve dhe babëzisë

young woman shopping at the market

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi akuzon tregtarët e mallrave dhe partitë politike të opozitës si përfitues dhe matrapazë në këtë kohë inflacioni.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ish-zv/ministri i Mbrojtjes sulmon me gjuhë të ashpër bizneset e mallrave për rritjen abuzive të çmimeve, ndërsa për forcat politike kundërshtare të PS ai shtoi se po i shfrytëzojnë protestat kundër rritjes së çmimeve për të përfituar vota.

“Lufta e fashistit Putin në Ukrainë dhe lufta botërore ekonomike u kthye në biznes për dy kategori spekulantësh: për tregtarët e mallrave dhe për biznesmenët politikë. Të parët bllokuan mallrat dhe i rritën çmimet sipas kokrrës së qejfit. Të dytët bënë atë që se ka bërë askush në vendet aleate, përpjekje për ta kthyer luftën në vota. Këta janë në partira, por edhe jashtë tyre, në pritje për t’u partizuar në emër të shpëtimit nga oligarkia”, shkruan fillimisht deputeti socialist i Fierit.

Më tej, Koçi i akuzon këto dy palë se po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën nëpërmjet një biznesi të përbashkët dhe për të përfituar nga populli shqiptar. Në fund, ai vlerësoi planin e ndihmës ekonomike të qeverisë me 7 pika për të përballur shtrenjtimin e çmimeve. “Në fakt, sot të dyja këto kategori, oligarkët nga njëra anë dhe spekulantët politikë, me ose pa parti nga ana tjetër, po ngopin interesat e tyre në një biznes të përbashkët pavarësisht se shiten sikur janë kundër njëri-tjetrit.

Të dyja kategoritë shfrytëzojnë të njëjtin instrument fitimi: popullin! Ata janë bashkë! E vërtetë është gjithashtu se askush nuk ka pritur që kjo të ndodhte në një shoqëri që është pjesë e NATO s dhe që synon të bëhet pjesë institucionale e BE. Por, më në fund u reagua siç i ka hije një qeverie dinjitoze. Stop matrapazëve! Stop babëzisë!”, përfundon komentin e tij deputeti socialist, Petro Koçi.

Share197Tweet123


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In